Fillimi | Analiza | Të gjithë janë krenarë, s’ka kush të turpërohet

Të gjithë janë krenarë, s’ka kush të turpërohet

Madhësia: Decrease font Enlarge font

   

Shkruan:Kim MEHMETI 

Kultura e një populli është si një det ku derdhen përroskat anësore. Kështu që deti mbetet det dhe madhështinë e vet e dëshmon me krenarinë e heshtur në thellësitë e veta, e përroskave u lejohet të jenë të zhurmshme, të ushqejnë e ujisin filozofinë gënjeshtare se pa ujin e tyre, deti do të thahej. Mbase edhe deti ndonjëherë ia ka zili përroskës, dhe do donte të ecte nëpër shtratin e sajë, njësoj siç ëndërron përroska të ishte det, të mos merrte tërë atë rrugë të gjatë, vetëm sa të përballej me vogëlsinë e vet, të përballej me thellësitë e detit. Pa dyshim se kjo vlen edhe për shqiptarët e Maqedonisë, për përroskën e tyre që derdhet në detin e kulturës mbarëshqiptare. Si dhe për zhurmën që bënë kjo përroskë, sa herë që përplaset ne valët e detit, sa herë që përballet me të vërtetën, se deti nuk do ishte det, sikur atë të mund ta turbullonin ujërat e përroskave, e as përroska nuk do vlente gjë, pa detin e vet, ku derdhet dhe prehet pas udhëtimit të lodhshëm.


Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë përroskë e parëndësishme që derdhet në detin kulturorë mbarëshqiptarë, por mbase përroska e tyre kulturore është nga ato të rrëpishmet që kanë më shumë zë, se sa ujë. Të tillë i ka bë “reliefi” i fatit historik, të cilin mbase e kanë të gjitha “periferitë” kulturore të një populli. Por, edhe si të tillë, ata ndershëm kanë ruajtur pjesën e thesarit mbarëshqiptarë që ka mbetur në këto treva. Dhe kanë ditur atë thesar ta shpëtojnë nga harresa dhe shkatërrimi, edhe në kohët e shtrëngatave ideologjike, të cilat donin të fshinin të gjitha gjurmët që ua rikujtonin shqiptarëve të këtushëm, se ata nuk janë vetëm klasë punëtore, por edhe etnitet me tipare vetjake kulturore dhe tradicionale. Shqiptarët e Maqedonisë ruanin me xhelozi “atdheun” e vetëm që u kishte mbet gjatë socializmit – pastërtinë gjuhësore, e me vetë atë, edhe kujtesën se Manastiri është vendlindja e alfabetit të gjuhës së tyre letrare. Pra, edhe gjatë socializmit, mbase pahetueshëm, bënin roje mbi shtëpinë ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit, dhe gjithashtu, regjistronin se kush ishin ata që herë e nxirrnin, herë e kthenin në muret e asaj shtëpie, pllakën përkujtimore për këtë ngjarje të rëndësishme të kulturës mbarëshqiptare.
Pas rënies së sistemit socialist, të parën që bënë shqiptarët e Maqedonisë, ishte t’ua rikujtonin bashkështetasve të vet maqedonas, se Manastiri, tani i mbetur me pakë banorë shqiptarë, duhet të ruaj kujtimin për vitet kur aty lulëzonte kultura shqiptare. Pra, ata donin t’ia rikujtonin Maqedonisë, se Manastiri ishte vendlindja e alfabetit shqiptarë, se shtëpia ku ishte mbajtur Kongresi i Manastirit, do mbetet “djepi” i ngrohtë i alfabetit shqiptarë, sikurse edhe plotësisht të realizohej koncepti sllavokomunist, dhe në Manastir të mos mbetej asnjë shqiptarë i vetëm. Koncept që filloi të realizohet që nga vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta, kur shqiptarët e Maqedonisë marrin rrugën e Anadollisë. Koncept që përfundimisht u realizua gjatë konfliktit të 2001, kur “mbrojtësit” e Maqedonisë, të ndihmuar nga policia, ua vunë zjarrin thuajse të gjitha shtëpive shqiptare në Manastir.


Se shqiptarët e Maqedonisë nuk kishin harruar ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit, më së miri u dëshmua në vitin 2003, kur në mënyrë të madhërishme u shënua 95 vjetori i kësaj date të rëndësishme. Por, nga atëherë e deri më sot, kanë kaluar shumë vite, nga atëherë deri më sot, shqiptarët e këtushëm, u përballën me zgjedhje të rregullta dhe të parakohshme “demokratike” parlamentare. Dhe në ndërkohë, aq shumë u armiqësuan mes veti në baza partiake, sa thuajse harruan se kishte ardhur viti 2008, kur duhej të shënohej 100 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Apo ndoshta aq i turbulloi lufta ndërpartiake për të ardhur në pushtet, sa ata harruan të pyesin veten se çka u duhej pushteti politik, pa rojtarët e trashëgimisë kulturore. Andaj, derisa arkeologët e VMRO-DPMNE-së (partisë maqedonase që merr dhe largon nga pushteti partitë shqiptare) gërryenin çdo kund tokën e Maqedonisë, që të gjenin sa më shumë gjurmë për të dëshmuar se etniteti i vetëquajtur maqedonas, është më i vjetër se kodrat e Ballkanit, pushtetarët shqiptarë nuk ia dolën të shihnin as shenjat shqiptare që janë mbi tokë, si për shembull shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit. Shtëpi e cila tani është gjysmë private, dhe ka pllakën përkujtimore për ngjarjen që ka ndodhur aty, por assesi të bëhet “djep” i kujtesës për një kohë të lavdishme, kur Manastiri ishte një nga burimet më të mëdha që ushqenin me ujë përroskën kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.
Mbase të hutuar nga ndryshimet e koalicioneve qeveritare që ndodhën gjatë dy viteve të fundit, shqiptarët e Maqedonisë edhe nuk patën kohë të mendojnë shumë për datat e rëndësishme të së kaluarës së tyre. Kështu që ekziston rreziku që edhe 100 vjetori i mbajtje së Kongresit të Alfabetit, të kalojë në heshtje, njësoj si edhe ditëlindja e Nënë Terezës. Ku ta dish, mbase kjo u ndodh edhe popujve tjerë, kur arrijnë fazën që të jenë aq krenarë me të kaluarën e vet, sa të mos mbetet njeri që do turpërohet për moskujdesin ndaj trashëgimisë kulturore.


Kuptohet, përgjegjësia për këto lëshime bie mbi shpinën e partisë qeveritare shqiptare, BDI-së. Se BDI-ja e ka filluar mbrapshtë sa i përket kulturës së shqiptarëve të Maqedonisë, më së miri dëshmon e vërteta se në Ministrinë e Kulturës së këtij shteti, nuk ka thuajse asnjë shqiptarë në postë vendimmarrës. Do mbetet e paqartë se çka e shtyu BDI-në të mendojë se kjo ministri është nga më të parëndësishmet për shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë, njësoj siç do mbetet e paqartë edhe pandjeshmëria e punëtorëve kulturorë të këtushëm ndaj këtij fakti. Mbase për BDI-në nuk ka asnjë arsyetim pse për herë të parë pas mëvetësimit të Maqedonisë, lejoi që në këtë ministri të mos ketë asnjë postë kyç për shqiptarët, por për pandjeshmërinë e njerëzve të këtushëm të artit e të kulturës, ka një arsyetim të vogël: ata e kanë më lehtë të bashkëpunojnë me këtë ministri kur aty nuk ka asnjë partizan injorant partiak shqiptarë, se sa kur atë e udhëheq ndonjë i dëgjueshëm i partisë, i cili dinë të krenohen me kulturën e popullit të vet, por nuk dinë të turpërohen nga injoranca vetjake.
Përroska kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë, është nga ato të zhurmshmet. Por sado që ajo të ushtojë, nuk arrin ta ngulfat zhurmën e akulturimit që vërshon shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm. Ajo nuk arrin të shpëtojë as nga dëmtimit që ia bëjnë shtratit të saj partitë e këtushme shqiptare, të cilat ndaj kulturës së popullit të vet sillen si pijaneci ndaj lëngjeve freskuese: e dinë që janë për t’i pirë, po nuk ua duron shijen. Më në fund, politikanët janë atë që janë, jo pse janë të dehur nga kultura, por pse nuk e dinë se popujt e vegjël nuk kanë pësuar dhe nuk janë zhdukur atëherë kur kanë mbetur pa politikanë të mirë, por kur kanë harruar të mbrojnë vlerat e tyre kulturore.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
Next