Fillimi | Analiza | Vendet ku festojnë partitë dhe ku qanë populli

Vendet ku festojnë partitë dhe ku qanë populli

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë protestonin te sheshi i Tetovës, aty ku partitë shqiptare i kremtonin fitoret e tyre. Asokohe sheshi i Shkupit ishte pronë e atyre që veten e quajnë maqedonas etnik dhe kryeqendra e Maqedonisë ende nuk ishte mësuar t’i shoh shqiptarët të mbledhur grumbull. Në të vërtetë, Maqedonia e atyre viteve posa kishte dalë nga bindja politike se aty ku janë mbledhur më shumë se tre shqiptarë, përgatitet ndonjë veprim i rrezikshëm irredentist kundër shtetit.

Shkruan: Kim MEHMETI

            Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë protestonin te sheshi i Tetovës, aty ku partitë shqiptare i kremtonin fitoret e tyre. Asokohe sheshi i Shkupit ishte pronë e atyre që veten e quajnë maqedonas etnik dhe kryeqendra e Maqedonisë ende nuk ishte mësuar t’i shoh shqiptarët të mbledhur grumbull.  Në të vërtetë, Maqedonia e atyre viteve posa kishte dalë nga bindja politike se aty ku janë mbledhur më shumë se tre shqiptarë, përgatitet ndonjë veprim i rrezikshëm irredentist kundër shtetit. Andaj,  në vitet e para të demokratizimit të Maqedonisë, për mirë apo për keq, shqiptarët grumbulloheshin aty përballë selisë së Partisë për Prosperitet Demokratik dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Kështu që,  krerët e këtyre dy partive më të mëdha të atëhershme shqiptare, mund t’i ndiqnin protestat apo kremtet popullore pa pasur nevojë të dilnin në shesh, duke qëndruar pas perdeve të rënda të kabineteve të tyre. I ndiqnin protestat dhe kremtet popullore nga mbas xhamat e errët, nga edhe kanë mundur të jenë kënaqur nga gëzimi i popullit të tyre, i cli për herë të parë kishte mundësi të protestonte apo të kremtonte lirshëm, për herë të parë mund të votonte  për shqiptarin dhe për herë të parë nuk duhej të mbante llogari se si do e vlerësonin mbledhin e tyre të tjerët. Pra për herë të parë shqiptarët e këtushëm vepronin sipas thënies që ua kishin mësuar paraardhësit e tyre: nëse ke mundësi, mbahu për tëndin e mos u mbështet mbi të huajin. Por, mbase pa u treguar se nëse gjatë kohë mbahesh për tëndin, e ai nuk lëviz as mbrapa as para, por mbetet i ngurtë, mund të të mbushen shuplakat e duarve përplot flluska.

            Me kalimin e viteve,  shumëçka ndryshoi. Populli vazhdoi të mbahet për të vetin, por politikanët shqiptarë gjithnjë e më tepër mbështeteshin mbi të huajin. Kështu që popullit nuk iu hoqën flluskat nga duart, e përfaqësuesit e tij partiak gjithnjë e më shumë majmeshin dhe i shtonin vrimat e rripit të pantallonave. Pra, u krijua një situatë perverse, e cila shenjë dalluese kishte mitingjet ku liderët partiak shqiptarë e mësonin popullin të mos i besonte të huajit, e të përkrahë dhe të votojë për të vetin, e ata vetë, posa vinin në qeveri, vepronin ashtu si edhe politikanët shqiptarë  gjatë kohës së socializmit – bëheshin vasal të qarqeve politike maqedonase, apo thënë më popullorçe, qëndronin politikisht në këmbë duke u mbështetur mbi të huajin. Dhe në gjithë këtë perversitet politik, kishte diçka të mirë: populli shpejtë  e kuptoi se në shtet si Maqedonia,  ku demokracia përdorej si jorgan për ta mbuluar nacionalizmin maqedonas, asgjë nuk do mund të ndryshonte me kremte ku do këndoheshin këngë popullore, e as më protesta të qeta e të kontrolluara nga liderët e tyre partiak. Duke e kuptuar këtë,  ata arritën deri te viti 2001, të cilin vit e shndërruan në shpresë të madhe se e ardhmja me asgjë më nuk do i ngjante së kaluarës.

            Por ata, mbase asokohe as që mund ta besonin se edhe pasi kishin derdhur gjak dhe kishin flijuar çdo gjë të tyre, do vinte koha kur prapë do kërkonin sheh të përshtatshëm për të protestuar e për të kërkuar barazi të plotë me të tjerët,  siç ndodhi par disa ditëve,  kur u mblodhën  përpara përmendores së Skënderbeut në Shkup, e ku protestuan nën moton për “Barazi kombëtare”. Këto protesta, në të vërtetë, ishin  vazhdimësi e kremteve dhe dënesjeve grupore  të shqiptarëve të këtushëm të kohës së pas 2001, të dekadës së parë të shekullit njëzetenjë, ishin protestat e radhës pas ardhjes së BDI-së së Ali Ahmetit në skenën e këtushme politike. Këto protesta ishin edhe vazhdimësi e atyre që dikur mbaheshin në sheshin e Tetovës, e që tani u shpërngulën në Shkup, mbase shkaku se selitë e BDI-së janë thellë nëpër mëhallët periferike të Shkupit e Tetovës dhe nëpër vende që tregojnë qartë se  Ali Ahmeti me kohë e kishte paraparë se, nëse donë të flesh i qetë, atëherë mos ndërto shtëpi afër vendeve ku mblidhen dasmorët, apo ku grumbullohen vajtojcat e fshatit.  Andaj  ai bëri të mundshmen: caktoi vende të reja ku partia e tij do kremtonte fitoret e ku do qante pse nuk është përfshirë në koalicionet qeveritare dhe ku populli do mundej lirshëm të protestonte kundër qeverisë ku merr pjesë edhe partia e tij. Pra Ali Ahmeti,  me ndihmën e kryetarit të vet më të vyeshëm komunal që ka, Izet Mexhitin, e solli Skënderbeun në Shkup, me çka u mundësoi shqiptarëve të këtushëm lirshëm të mblidheshin e të protestonin pranë kalit të kryetrimit shqiptarë dhe njëkohësisht të shihnin se edhe ai, si çdo kalë tjetër, ka kokë dhe bisht, si dhe shpinë ku mund të vendoset vetëm një shalë.

            Në protestat e para disa ditëve të shqiptarëve të Maqedonisë, e ku u mblodhën më pak protestues se që ka votues çdo fshat i Tetovës, u pa qartë se edhe protestat e sotme kanë diçka të përbashkët me ato të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar: njësoj si në ato të viteve të para të demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, edhe në protestat e fundit të organizuara pranë përmendores së Skënderbeut, popullit iu drejtuan edhe politikanët të ardhur nga e djeshmja e tyre politike. Këto protesta pra, treguan qartë se shqiptarët e Maqedonisë së sotme mund të mburren vetë me një gjë: se  sot kanë më shumë sheshe se dikur ku mund te kremtojnë e të qajnë . Dhe mbase për këtë duhet ta falënderojnë BDI-në.

Ku ta dish, ndoshta në këtë mandat qeveritar, Ali Ahmeti do u siguroj shqiptarëve të këtushëm edhe ndonjë shesh të ri ku ata do mund masovikisht të qajnë e të kremtojnë.  Por, nëse Gruevski fillon  t’i gërryej themelet e kishës së tij mbi ato të shtëpisë së Nënë Terezës,  këto sheshe më shumë do i duhen BDI-së që të ketë vend ku do vajtojë defaktorizimin e saj se sa popullit të këtushëm shqiptar. Pra, nëse ndodhë që sheshi i Shkupit të stoliset me kishën e Gruevskit, kjo do të dëshmojë se Maqedonia e sotme është po ajo e viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur asgjë nuk mund të ndryshonte me këngë popullore dhe protesta të qeta. Kjo pra do të thotë se populli shqiptar i Maqedonisë vuan edhe shkaku se nuk  u mësua që protestat t’i organizojë sa më pranë selive të partive të veta nga, në mos më shumë, do mundet i papenguar  të gjuaj domate të kalbura dhe vezë të prishura mbi dritaret e kabineteve të kryesuesve të tyre.  Me çka do u  ndihmojë prijëse të vet partiak të shohin se realiteti nuk është ai që ata sodisin nga dritaret e selive të tyre partiake,  se realiteti nuk është i tillë siç e prezantojnë ata që s’dinë asgjë më shumë përpos se të thonë “le të bëhet ashtu siç ka vendosur kryetari”.  Thënie që nuk e mbulon vetëm paaftësinë e tyre, por edhe shpalos të vërtetën se shqiptarët e këtushëm assesi ta kuptojnë se nuk ia vlen të mbahesh për tëndin kur ai ndjehet mirë i ulur në prehrin e tjetrit.

 

(Marr nga “Koha Ditore” , Prishtinë)

Komente (5 dërguar):

cairi më 30 June, 2009 04:51:56
avatar
a bre KIM care je pasha zotin.hallall buka te koft shka e han.
Abili më 08 July, 2009 09:35:16
avatar
Pershendetje. Me te vertet analize e qelluar do kisha thene se kjo analize ka nje permbajtje domethenese te saj. Ju lumt zoteri Kim Mehmeti me te vertet jeni analist qe i u beni skenim te situatave ne menyre shume te qarte dhe keni te drejte se tash Mehallat shqiptare jane shendruar ne mini-qytete dhe qytetet jane lene pas dore.
isak më 13 July, 2009 09:46:04
avatar
analiza e juaj zotri KIM Mehmeti qe i beni gjith kesaj ngjarje eshte ne vend,ne te gjith (populli )po edhe ju si analist me kritikuesi e me i sakti politik shqipetar e me i pa anshem u thoni qart te gjith atyre qe bejn sot politik se nuk jeni ne rrugen e duhur po kush te degjon i dashur Kim Mehmeti.fakti se keta na kthejne ne vitet e 90-ta po me me shum hapesira per te qare e kremtuar eshte thyerja e beses qe populli u dha verdiktin e vet ketyre qe sot shtiren se bejne politike.shum i nderuari KIM Mehmeti te kemi te vetmin qe mendon dhe publikisht e ke guximin te thuash se situata e shqipetareve te maqedonis nuk e ndertojn dot keta qe i kemi votuar andaj ngreje zerin edhe me lart, se vetem ju na keni ngelur.te dhashte jete \ZOTI rrofsh sa malet o burr i madh shqipetar.
Bashkim më 17 July, 2009 10:23:42
avatar
A ka ndonje koment qe te pakten ka permbajtje sado pak ndryshe nga kjo Analize ? eshte mire qe te lexohet edhe ajo nese ka. Pershendetje
v. halili më 05 August, 2009 08:35:30
avatar
O kim , RRugaqet e partive politike ne kosoven e pas luftes, jan te njeit me ata qe bajn politik tek ju, te njijtat veprime i bajt si me telepati ktu ne kosov edhe tek ju , por me bren fakti se si populli i duron kta qe i zgjodhi vet nese kshtu vazhdohet duke ba sehir se nji dit do te bahet mir , nuk do shkon larg dhe nuk do kemi ku ankohemi per pasojat qe do i sjellin kta qe do te jen shum veshtir te permirsohen , dhe do te na thon se kta qe ju perfaqsojn kan diku brum .Dhasht zoti e un te jam gebim per ket qe shkrova e shoh dhe e ndiej me zemer.Prandaj Zoti edhe populli e kan fjalen tani vetum bashk mund ti ndalin rrugaqet qe jan forcuar se tepermi

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.67
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next