Fillimi | Analiza | Herë e mirë e herë e keqe

Herë e mirë e herë e keqe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Duke u nisur nga kjo e vërtetë, gabojnë ata që mendojnë se ka parti shqiptare e cila do tërhiqej nge koalicioni qeveritarë me Gruevskin pasi të ndodhte, për shembull, ndonjë “Brodec” apo pas botimin të ndonjë “Enciklopedie” që shprehë frymën institucionale antishqiptare. Gabojnë shkaku se as BDI-ja, as PDSH-ja, nuk bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në që të luftojnë antishqiptarin institucionale në këtë shtet, por që të dëmtojnë njëra tjetrën. Me çka ato u shpalosën si parti të cilat nuk e dinë se legjitimiteti i keqpërdorur, ta merr kredibilitetin të përfaqësosh ata që të kanë votuar.

Nëse e pyesni ndonjë partizan të zjarrtë të  PDSH-së  se cila Maqedoni është e mirë për popullin e tij shqiptar, ai me siguri do u përgjigjej se ky shtet është i mirë vetëm kur në pushtet është partia e tij, kur punësohen vetëm shokët e tij partiak, kur kjo parti e kontrollon Universitetin Shtetërorë të Tetovës dhe rektorët e vërtetë të këtij institucioni më të lartë arsimorë në gjuhën shqipe janë krerët e PDSH-së.  Po qe se ia shtroni të njëjtën pyetje ndonjë simpatizanti të BDI-së, do e merrni po të njëjtën përgjigje, përgjigje të cilat kanë këtë domethënie: Maqedoni është e mirë dhe  pranueshme vetëm për partizanët e BDI-së dhe të PDSH-së, edhe atë varësisht se cila nga këto dy parti është në pushtet.  Dhe duke qenë Maqedonia e  mirë herë për PDSH-në e herë për BDI-në, ajo mbeti gjithmonë e largët për shqiptarët e këtushëm. Dhe u bë shtet për të cilin gjithashtu, shqiptarë “të mirë”, janë vetëm ata që votojnë dhe kanë mbrojtjen e partisë shqiptare në pushtet, e përqindja e të cilëve gjithnjë e më shumë zvogëlohet. Apo thënë më qartë: Maqedonia mbeti shtet i cili nuk ka nevojë për shqiptarët, por për partitë shqiptare që do garantojnë se do ia dalin të sigurojnë dëgjueshmërinë qytetare të popullit që përfaqësojnë. Pra, Maqedonia e sotme ka nevojë për parti shqiptare që do mbulojë antishqiptarin e Gruevskit.  

      Duke u nisur nga kjo e vërtetë, gabojnë ata që mendojnë  se ka parti shqiptare e cila do tërhiqej nge koalicioni qeveritarë  me Gruevskin pasi të ndodhte, për shembull, ndonjë “Brodec” apo pas botimin të ndonjë “Enciklopedie” që shprehë frymën institucionale antishqiptare. Gabojnë shkaku se as BDI-ja, as PDSH-ja, nuk bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në  që të luftojnë antishqiptarin institucionale në këtë shtet, por që të dëmtojnë njëra tjetrën. Me çka ato u shpalosën si parti të cilat nuk e dinë se legjitimiteti i keqpërdorur, ta merr kredibilitetin të përfaqësosh ata që të kanë votuar. Apo thënë edhe më qartë: një parti që bëhet mbulesë e antishqiptaris së kujdoqoftë, nuk ka kredibilitet të thirret në emër të votuesve, por vetëm në emër të udhëheqësisë së ngushtë partiake.

      Nuk ka dyshim se nëse dikush do e pyeste Gruevskin se cila parti shqiptare i pëlqen më shumë, e nëse ai do jepte një përgjigje të sinqertë, pa dyshim se do përcaktohej për atë që e ka në koalicionin qeveritarë dhe do shtonte se në të vërtetë, partitë e këtushme shqiptare, me asgjë nuk dallojnë mes veti. Apo, do tregonte se ai e njeh një PDSH e një BDI që atë e shpallin antishqiptarë përderisa janë në opozitë, dhe po të njëjtat parti mike dhe të afërta me VMRO-DPMNE-në që nga çasti kur bëhen pjesë të koalicionit qeveritarë. Mbase Gruevski një ditë do u rrëfejë shqiptarëve të këtushëm edhe të vërtetën e madhe pse sillet aq komod ndaj partnerit të vetë shqiptarë: se nga çasti kur ato i bënë pjesë të koalicionit qeveritarë, nga aty nuk mund t’i nxjerrësh as me shkelma, se nga aty ato mund t’i largojë vetëm ai e askush tjetër. 

  Duke u nisur nga kjo e vërtetë, lirisht mund të thuhet se Gruevski e zbuloi çelësin si mund t’i defaktorizojë e t’i kontrollojë partitë e këtushme shqiptare, ai e kuptoi se duke mos pasur as program as koncept të qartë veprimi, ato parti qëllim të vetmin kanë ardhjen në pushtet me çdo kusht dhe me cilëndo partner maqedonas. Andaj, duke e kuptuar këtë të vërtetë, Gruevski  as që ka pasur nevojë ndonjëherë të heq dorë nga bindjet e veta se Maqedonia ka shumë armiq të jashtëm, por vetëm një armik të brendshëm: rrezikun shqiptarë. Dhe duke pasur këtë bindje, ai vepron ashtu si në vitet e socializmit: punëson shqiptarë që ata mos punojnë asgjë, që të marrin pagë, por të mbeten sa më larg institucioneve shtetërore, të dinë sa më pakë se si punohet në qendrat e vendosjes. Pra, duke e gjetur çelësin si t’i detronizojë partitë politike shqiptare, ai ia doli ato t’i kënaq me punësimin e aq shqiptarëve sa duan partitë shqiptare në pushtet, por me kusht që ata të mos u përzihen në punë qendrave antishqiptare nëpër institucionet e  shtetit. Me çka shqiptarët e këtushëm nuk ia dolën të ndërtojnë as elita politike e as elita nga sferat tjera që duhet t’i ketë një shoqëri e shëndoshë. Apo kanë “elita” sezonale, të cilat jetojnë po aq sa është në pushtet partia që ato i ka promovuar si të tilla.

      Pa dyshim se është e kotë të presësh nga cilado parti shqiptare që ajo të merret me shpalosjen e antishqiptarisë dhe pastrimin e institucioneve shtetërore nga qarqet proserbe politike e shkencore, sepse as BDI-ja as PDSH-ja, nuk ia dolën të bëhen partnerë që do bashkëqeverisin me VMRO-DPMNE-në,  por vetëm zbukurim i ikebanës politike në Maqedoni.  Dhe duke qenë parti të tilla, ato as që e kuptojnë se problemi i tyre nuk është pse ato i përfaqësojnë shqiptarët nëpër institucionet më të larta shtetërore, por si i përfaqësojnë. Dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues të vetë që fillojnë të mendojnë si duhet vetëm kur janë në opozitë, apo ashtu si ata të partisë më të madhe të dikurshme shqiptare – Partisë për Prosperitetit Demokratikë – të cilët, deri  sa ishin ministra e deputet, heshtnin si peshq, e posa mbetën pa kolltukët e butë, u bënë opinionist dhe mendimtarë politikë. Pra, shqiptarët e këtushëm nuk kanë nevojë për politikanë që fillojnë të mendojnë drejtë kur janë në opozitë apo kur bëhen “kufoma” politike.

      Nuk ka dyshim se pjesëmarrja e tanishme e BDI-së në këtë koalicion qeveritarë me VMRO-DPME-në nuk mund të arsyetohet me asgjë. Përpos me projektin shumë fisnik dhe humanë të Ali Ahmetit që nga një antishqiptarë të përbetuar, siç është Gruevski, të edukojë e të bëjë një kozmopolit të përmasave leniniste. Gjë që është aq e mundur sa ujkun ta bësh qenë që do e ruaj kopenë e dhenve. Por nga ta dish, njeriu asnjëherë nuk duhet  të thotë sa ke gjëra që kurrë nuk do mund të ndodhin. Më në fund, çdo gjë do varet nga durimi i shqiptarëve të këtushëm, nga ajo sa ata do lejojnë të mbeten pa të sotme vetëm pse Ali Ahmeti beson se politika e tanishme shqiptare në Maqedoni nuk ka zgjidhje tjetër përpos të veprojë sipas parimit – duaje armikun tënd sepse në këtë Ballkan një ditë të gjithë do përqafohemi si miq. Ku ta dish, mbase ky mund të jetë parakusht për të ardhmen ballkanase, për një të ardhme kur nuk do lodhemi se kush shkruan e kush boton enciklopedi, por cila rrugë të çon më shpejt nëpër qendrat evropiane. Mbase ky mund të jetë parakusht për ndërtimin e një Maqedonie e cila nuk do jetë herë e mirë për PDSH-në e herë për BDI-në, por njësoj e keqe dhe e mirë për të gjithë qytetarët e saj. Mirëpo, ajo që mund të thuhet që tani është se këtë parakusht asnjëherë nuk do arrijnë ta përmbushin politikanë të atillë siç i ka populli shqiptarë në Maqedonisë, e me të cilët tallet edhe një Gruevski që pas mbylljes së një provokimi antishqiptarë atyre u thotë: “Mirupafshim deri në provokimin e ardhshëm!”. Kështu që, pas promovimit të “Enciklopedisë”, ai i ndalon librat nga Shqipëria të arrijnë në panairin e Tetovës. Më në fund, çdonjëri bënë punën e vetë: Gruevski ushtron antishqiptari e Ali Ahmeti i shpjegon se sa e dëmshme është kjo për shtetin. E në ndërkohë Maqedonia ngadalë po sigurt kalbet dhe bëhet gjithnjë e më e huaj për shpotarët.

Komente (1 dërguar):

Idriz Alili më 25 October, 2009 01:02:22
avatar
Besoj se nuk mund te shtoj asgje....ky kendveshtrim i autorit eshte aq i drejte dhe si thot nje fjale e urte angleze "ka goditur gozhden mu ne koke" apo mu aty ku duhet.Sot shqiptaret jane me te defaktorizuar se asnjehere me pare,sot jemi me te shkelur se ne kohen e monizmit
Me habit shkaku se sot ne Maqedoni nuk degjohet zeri dhe se mungon guximi intelektual,ku jane keta qindra mos te them mijera doktora shkence qe jane strukur dhe fshihen??? mos valle frikohen nga vetvetja apo nuk guxojne te ngriten kunder atyre qe u falen keto diploma te cilat nuk u vlejne me larg se lagjia e tyre.A nuk turperohen keto intelektual "Fake" apo fallco qe nuk dijne te pakten te shkruajne nje fjali pa gabime gjuhesore???Mjaft me me kete trend se do paguajne shume shtrenjte gjeneratat e ardhshme.Une kam pasur rastin te takoj dy doktora shkence,njeri i mirefillte me diplome perendimi e tjetri i mjeri me titull te falur.Ne nje bisede shume te shkurte mes tyre ky bashkevendes imi me diplome te falur u gjend aq ngushte sa qe desh ja filloi te qaj......Zot sa keq i kemi titujt vetem si dekore e kurre nuk guxojme te takohemi me kolege tane nga perendimi se shpejt do te na del marrezia ne shesh....Mire thot Kimi u duhet ketyre intelektualeve qe te fillojne te mesojne nga librat e shkollave te mesme.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next