Fillimi | Analiza | Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak

Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

Njeriu i paarsimuar sheh qartë dhe njeh vetëm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duken se ecin pranë tij, ndërsa i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i sheh largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë. Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të arsimuarve, një lloj i ri i tyre që e pollën dy dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme mes shqiptarëve të Maqedonisë: shkencëtarët me tituj doktorësh e magjistrash e që këto tituj i morën duke mbrojtur temat shkencore në vendkalimin kufitar të Qafë - Thanës. Aty ku "mentorët" nga përtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatët e tyre ua dorëzonin punimet shkencore të shkruar në bardhësitë e dhjetëra monedhave evropiane me ngjyrë të kuqe. Dhe kështu, shqiptarët e Maqedonisë sot kanë aq shkencëtarë sa do mjaftonin për t’u kompletuar me kuadër arsimorë e shkencorë të gjitha institucionet shkencore e universitare të Ballkanit Perëndimorë. Pra, të gjithë universitetet e kësaj pjese të Ballkanit që u ngjajnë vetëshërbimeve ku mund të blesh atë diplomë që ta lejon xhepi. E me çka u krijua bindja se arsimimi nuk ka të bëjë me atë që ke në kokë dhe në bërthamën njerëzore, por me atë që ke në xhep dhe me thellësinë e tij.

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë në çdo lagje nga dy-tre doktorë shkencash dhe nga dhjetëra magjistra, kështu që mbase ka ardhur koha që të fillojnë të mësojnë, ka ardhur koha që disa nga këta shkencëtarë t’u kthehen librave të shkollës së mesme sa të mos duket aq qartë se janë prodhim i "katedrave" të shitblerjes së diplomave në Qafë të Thanës, Bllacë e Deve-Bair. Shqiptarët e këtushëm duhet ta kuptojnë se një inflacion i tillë i diplomave, për ata mund të ketë po të njëjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaçërisht kur këta shkencëtarë bëhen ligjërues nëpër universitetet e këtushme, apo drejtues të institucioneve të pakta kulturore e shkencore. Sepse kur të arsimon analfabeti, dëmi është po aq shkatërrues sa edhe kur ta ndalojnë arsimimin. Andaj nëse deri dje ishte e domosdoshme një shfryrje e atyre që kanë pasur ambicie, por nuk u është dhënë mundësia ato t’i realizojnë me kohë, sot ka ardhur dita që ambiciet për tituj shkencorë të jenë në proporcion me atë që ke në kokë.

Se arsimimi i gjeneratave të reja të shqiptarëve të Maqedonisë sot është lënë edhe në duart e atyre që kanë doktoruar, por ende nuk kanë filluar të mësojnë, është diçka që e dinë të gjithë shqiptarët e këtushëm. Këtë e dinë edhe partitë e këtushme shqiptare, të cilat këtë brumë "shkencorë" e përdorin për t’i vënë nënë kontroll institucionet e këtushme arsimore në gjuhën shqipe. Atë që nuk e dinë as shqiptarët e këtushëm e as partitë e tyre, e që duhet thënë hapur, është vërteta se me këtë brumë mund të ngjeshësh vetëm të diplomuar të paditur. Një arsimim pa standarde vlerësuese, solli edhe deri te ajo, për shembull, që në Universitetin Shtetëror të Tetovës të ndërrohen ligjëruesit sezonalisht dhe varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Apo në këtë universitet të kesh "komisarë partiak" që mbajnë "rendë" në punësimin e profesorëve, duke u dhënë përparësi atyre si vetvetja, atyre që marrin pagë mujore, por kurrë nuk dalin përpara studentëve, të vetëdijshëm se do përballen me studentët që dinë më shumë se profesorët e tyre.

Më në fund, sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin aq doktorë shkencash, aq magjistra dhe aq të diplomuar nëpër universitetet e kryeqendrave fqinje sa është numri i tyre, atëherë atyre nuk do u ndodhte kjo që është duke u ndodhur: që Gruevski t’i kullotë sikur bagëti pa bari. Pra, sikur shqiptarët të kishin aq shkencëtarë sa janë në numër, ata prej moti do ta merrnin në duar të veta edhe universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, e jo më ato dy në Tetovës që janë bë thuajse pronë e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre që mbajnë tituj të lart shkencorë të ishte proporcional me diturinë e tyre, shqiptarët e këtushëm qëmoti do dilnin nga gënjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetëm me pesë ministra në qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk është gjithaq ai se çka për ta shkruajnë akademikët shoven maqedonas, por pse ende mbetën popull "joinstitucional". Dhe ata shkencëtarë dhe elita të arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftë më me këtë luftë ndërpartiake për të ardhur në pushtet që t'ia lehtësoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjë platformë të qartë politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha të riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit që shqiptarët e këtushëm të kenë një këshillë koordinues që do jetë korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijë proceseve që do e çojnë përpara shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë mirë bëjnë që i përkushtohen shkollimit, që bëjnë çmos të kompensojnë të humburën. Por në ndërkohë, duhet ta kuptojnë se e humbura nuk kompensohet nëse nuk ke arsimim të shëndosh. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për fakultete në çdo lagje të tyre, që të shërojnë varrën nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitë i punësojnë të paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnë universitetet nëpërmjet "komisarëve partiak". Sepse nëse vazhdon ky proces, shqiptarët e Maqedonisë do bëhen populli i vetëm që do ketë më shumë doktorë shkencash e magjistra se sa të arsimuar me shkollim të mesëm. Çka do shkojë në favor të autorit të këtij teksti.

Komente (11 dërguar):

Hasim Qerimi më 19 October, 2009 10:39:36
avatar
Kim tu lumte ja ke qelluar jam plotsisht dakord me ju jam nje i diplomuar ne emigracion,deshiroj te kthehem por te "Doktoruarit"ne UT as qe mendojn te japin shanse dikujt dhe te leshojn pozitat te cilat i mbajn pa merit ose pa diplomuar ne lemin perkatse,
Ylber Shefkiu më 20 October, 2009 03:40:22
avatar
Jam dakord qe me duhet kritikuar dhe eliten shkencore ,eliten fetare ,eliten politike.
1)Elita Shkencore-punimet e magjistratures apo doktoratures i gjejn ne internet te gatshme dhe vetem shkojn ne translate dmth e perkthen shpejt dhe del e mbron behet magjister apo doktor i ndonje lemie,jep ligjerata ne Universitet shet nota,diploma,mjer ne qe i cojm femijet te mesojne.
2)Elita fetare-I mesojn 10dova behen hoxhallare tregojn derse neper xhami,me titullin hoxhe ata bejn hajmali kinse shendoshin ua marin paret njerezve te shkretit hyjn dhe borxhe vetem qe te shkojn te filan hoxha.
3)Elita politike-diplomaci zero,servil numer 1,dyftyresh,keqperdorin fondet publike ku populli eshte taksapagues,per cdo dite premtime boshe,genjeshtra te kulluara,njerez qe nuk e din te menaxhojne ne asnje profesion.
Rizvan më 22 October, 2009 08:46:34
avatar
Deri kur disa Abdalla do mendojn se Minaret na pengojn në përparim i përgjithshëm !
Rizvan më 23 October, 2009 06:06:38
avatar
U falimenderojmë atyre të parve që jan munduët pë të ardhmen ton e sot kemi mbrri dri aty që të komunikojmë në internet !
Vergim Hoxha më 25 October, 2009 02:57:54
avatar
te lumte i nderuari kim per kete tekste kaq te qelluar ,plotsisht keni te drejt ,sepse kemi te diplomuar me bollek,ndersa rezultate i kemi vetem fotelje dhe na ndodhin loj loj cudire dite e drek ne shqiptareve edhe pse gjithmon kemi ka nje subjekt politik shqiptar ne pushtet sa per sy e faqe. tung ju pershndes te gjithve kudo qe jeni me shpres se nje dit dote behet mire.
arbi më 03 November, 2009 05:56:49
avatar
sa i perket ksaj ceshtje e kam un nje zgjidhje, eshte e thjesht i kisha dergu gjith shqiptaret te studijojne ne Zagreb dhe Beograd atehere do e shifshim si do kalojshin keta falsifikator. pershendetje teme e qelluar
Fitim më 05 November, 2009 10:48:40
avatar
Jeni njeriu me i mencur ne gjith Shqiptarine.Keso raste te shumta koheve te fundit kemi ne gjitha Fakultetet e USHT-se ku cdo dit shkruajn gazetat.Largohen nga puna Dr.profesorat qe i njeh populli vlerat e tyre kurse ne vend te tyre sjellin profesor pa kurfar titulli.Per kete arsye keta shqiptar patriot qe e demtojne rende arsimin shqip kurr nuk do te guxonin te ballafaqoheshin sy me sy me ju, vetem per nje arsye se ata jan te dobet.
gjulasfije më 06 November, 2009 05:57:39
avatar
plotesisht pajtohem me veshtrimin Tuaj. Eshte nje realitet i hidhur kohet e fundit. vlerat e verteta ne shkence art dhe kulture jane perdhos plotesisht ne llogari te pseudovlerave. poshte diplomave falce qe cdo dite shtohen. uroj qe kesi qasjesh te kete me shpesh, qe te ndegjohet zeri i vertete intelektual.
Mehmet më 09 November, 2009 10:54:03
avatar
Deri sa Kim Mehmeti mbetet i tille siq eshte une do te isha me i lumturi shqipetar ne Maqedoni. Vetem vazhdo dhe flis me gjuhen e realitetit.
baca më 13 November, 2009 01:53:20
avatar
e vertet e hidhur nuk komentoj gje vetem dy kashelashe nje mergimtar pyet tetovarin si eshte jeta tash ne tetov me dy univerzitete pergjigjet keshtu kur nuk kishim univerzitet takojsha intelektual ne rug a tash sun gjejsh per ilac.! ne nje qafore ne tetov ja ndeshur dy makina fajtori del i pari nga vetura dhe i thot qetrit me fal MAGISTER ai e pyet ku me njeh mua ku e din se jam magister thot keshtu ketu ne tetov cdo i dyti eshte magister une sjam prandaj ty je per fat te keq ndonjeher kujtohem ndoshta ma mir se dij vetem e dij se ne shtetin e ndajm me maqedonet dhe duhet te jemi shum te pregaditur qe mos na ndodh qe neser ne pun tju sherbejm pastrueseve maqedon vetem pse dime
eda më 20 November, 2009 08:09:01
avatar
KUSH POS Mehmetit meriton vlera te mira ja vlen per ket keni te drejt me shum kemi diploma meee fallce e shum pak kualitet tek ne gjithcka qe bahet bahet me shpejtsi edhe e me pakk merit keni te drejt tung eda

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.40
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next