Fillimi | Analiza | Atdheu që të ekzekuton

Atdheu që të ekzekuton

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Sikur BDI-ja të ishte parti serioze, sikur pushtetarët shqiptarë ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bëhesh bashkëqeverisës pa pasur kontroll mbi të gjitha institucionet e shtetit, ata që moti do ta kuptonin se atdheu të dënon për krimet e bëra, por nuk të ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshën e vërtetë të përgjegjësisë së politikanit, atyre do t’u mjaftonin 10 protestues të rinj dhe vetëm 10 shqiptarë që më shumë i besojnë armës se sa institucioneve të shtetit, që të uleshin e të analizonin se cilat janë shkaqet që i çojnë shqiptarët e këtushëm të ndjehen të rrezikuar nga institucionet e shtetit.

Shkruan:Kim MEHMETI

 
Shqiptarët e Maqedonisë më 10 maj, edhe një herë dolën në rrugë dhe protestuan. Kësaj radhe ata kërkonin drejtësi, hapjen e dyerve të burgut për shqiptarët e dënuar në procese të montuara gjyqësore dhe treguan se ç’është ajo që e çon këtë popull të ndjehet i rrezikuar nga institucionet e shtetit. Ende pa kaluar as një orë nga përfundimi i protestave, pushtetarët shqiptarë dolën e thanë se numri i vogël i protestuesve (rreth 5000 veta) tregon se populli e përkrah veprimin institucional të BDI-së. Që do të thotë, deri sa të mos dalë i gjithë populli në rrugë, Ali Ahmeti dhe shokët e tij besojnë se janë duke shkuar rrugës së duhur. Pra, pushtetarët e BDI-së, të entuziazmuar nga numri i “pakët” i protestuesve, u zotuan se edhe më tej do bëjnë çmos që t’u dëshmojnë skeptikëve shqiptarë si shkohet në NATO dhe BE, thuajse skepticizmi ka të bëjë me naivitetin që të çon të besosh se vlerat dhe aftësitë e një politikani janë proporcionale me modelin dhe ngjyrat e kollares. 
Dy ditë pas protestave, në afërsi të fshatit Radushë, pra në hyrje të Shkupit, policia maqedonase kapi në pritë katër shqiptarë të dyshuar për kontrabandë armësh dhe i ekzekutoi në vendin e ngjarjes. Apo, mbase edhe i solli të vrarë aty ku ishte paracaktuar vendi i ekzekutimit?! E në mesin e tyre ishte edhe Harun Aliu, ish-komandant i njohur i UÇK-së, drejtues i Partisë Alternativa Kombëtare. Sipas asaj që tha ministrja e Policisë, aksioni ishte ndërmarrë në bazë të informatave të sigurta, andaj shtrohet pyetja e logjikshme: pse policët maqedonas nuk i përcollën të dyshuarit deri në vendin ku duhej ta dorëzonin armatimin, e kështu ta mbyllte tërë zinxhirin e të inkriminuarve, por u organizoi pritë si në kohët e mesjetës. Dhe kaluan ditë të tëra nga kjo ngjarje, e pushtetarët e BDI-së nuk dhanë asnjë shpjegim. Nuk treguan se a kanë qenë të informuar për këto aksione policore dhe nëse po, atëherë vallë pajtohen me këtë veprim të policisë që ka pasur informata të sakta për rrugëtimin e “shitblerësve” të armëve? Ku ta dish, mbase edhe nuk ka nevojë të shpjegohet ajo që e dinë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë: nga viti 2001 e këndej, asnjë aksion policor nuk ndërmerret pa u informuar krerët e partisë shqiptare në qeveri.

Sikur BDI-ja të ishte parti serioze, sikur pushtetarët shqiptarë ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bëhesh bashkëqeverisës pa pasur kontroll mbi të gjitha institucionet e shtetit, ata që moti do ta kuptonin se atdheu të dënon për krimet e bëra, por nuk të ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshën e vërtetë të përgjegjësisë së politikanit, atyre do t’u mjaftonin 10 protestues të rinj dhe vetëm 10 shqiptarë që më shumë i besojnë armës se sa institucioneve të shtetit, që të uleshin e të analizonin se cilat janë shkaqet që i çojnë shqiptarët e këtushëm të ndjehen të rrezikuar nga institucionet e shtetit. Pra, sikur BDI-ja ta kuptonte me kohë se Gruevskit i nevojitet vetëm si mbulesë për të realizuar programin e partisë së tij prej “100 hapave” drejt urrejtjes ndaj Perëndimit dhe shqiptarëve, partiakët e Ali Ahmetit nuk do ta mbronin Gruevskin nga kritikat e shqiptarëve, por do t’i mbronin shqiptarët nga urrejtja e Gruevskit. Aq më shumë, sikur Ali Ahmeti të mos e harronte aq shpejt se zgjedhjet e 2008-s i fitoi duke kritikuar antishqiptarizmin e Gruevskit, ai s’kishte si të mos ta kuptonte se u radhit në mesin e varrtarëve të Marrëveshjes së Ohrit. Me çka edhe do ta zbërthente sa të poshtra dhe perverse janë deklaratat e shokëve të tij partiakë kur thonë se ai që e shpall Marrëveshjen e Ohrit të vdekur, na qenka mohues i një vlerë të shenjtë të realizuar me gjakun shqiptarë, e ata që nuk ia dolën ta jetësojnë atë, na qenkan politikanë të urtë, e jo shkelës mbi kufomat e të rinjve shqiptarë që flijuan vetveten gjatë konfliktit të 2001.

Shumë nga ata që ishin fëmijë 10-vjeçarë në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, më 10 maj protestuan dhe pyetën pushtetarët pse populli i tyre ende është thuajse jashtinstitucional dhe i jashtëligjshëm. Katër veta nga ata që në 2001 i thanë lamtumirë armës, më 12 maj u ekzekutuan nga policia maqedonase si të dyshuar se përsëri u janë rikthyer armëve. Pushtetarët shqiptarë treguan se numri i protestuesve nuk i brengos fare, por përderisa autori e shkruan këtë tekst, kryesuesit e BDI-së nuk kanë thënë asgjë se vallë ishte i pashmangshëm ky ekzekutim i katër shqiptarëve. Me çka mbase dëshmojnë vetëm një gjë: se populli i këtushëm shqiptar është në duart e politikanëve që nuk e kanë kuptuar se atëherë kur dështon politika, se atëherë kur dështojnë politikanët, populli del në rrugë apo shkon në male. Pra, sjellja e pushtetarëve të BDI-së dëshmon se ata janë politikanë që nuk e kanë kuptuar se politikani i keq është ai që popullin e mban në rrugë, se politikani që i bën hyzmet kolltukut, por jo edhe votuesit të vet, herdo-kurdo përballet me forcën e frustrimit të popullit. Apo, këto ngjarje të dhembshme, vetëm dëshmojnë se Maqedoninë e drejtojnë politikanë që nuk e kuptojnë se pronarë të vërtetë të situatave konfliktuoze nuk janë ata që e duan konfliktin, por politikanët që nuk dinë t’i zgjidhin problemet që e frustrojnë popullin. Gjë të cilën më së miri e dëshmoi konflikti i vitit 2001, i cili erdhi si pasojë e politikave të gabuara gjatë një dekade, gjë të cilën e dëshmon edhe frustrimi i sotëm i shqiptarëve të Maqedonisë, i cili është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes “sunduesit” dhe “vasalit”, por jo edhe i shqiptarëve me institucionet e shtetit.

Është shumë trishtuese kur sheh të rinjtë shqiptarë të protestojnë dhe policinë maqedonase t’i ekzekutojë shqiptarët e dyshuar për veprimtari të jashtëligjshme. Nga ky trishtim të lindin edhe mendime nga më të pamundshmit, si për shembull ai se mos vallë Maqedonia e sotme nuk do të bëjë harxhime shtesë e t’i ngarkojë burgjet me shqiptarë të shpallur të fajshëm, andaj ata i ekzekuton aty ku i vjen më mbarë. Si dhe pyetja mos vallë Maqedonia i ruan qelitë e burgjeve vetëm për shqiptarët e pafajshëm, si ata të Sopotit. Çka nuk të shkon ndër mend kur e sheh se si shqiptarëve të Maqedonisë për çdo vit u ndodh ndonjë Sopot, Brodec, apo Radushë. Dhe pas kaq shumë ngjarjeve të përgjakura, s’ka si mos e pyesësh veten: si ta shpëtojmë gjakun tonë? Autori i këtij teksti i ka dhënë një përgjigje të mundshme kësaj pyetjeje menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008, kur publikisht ka thënë se BDI-ja duhej të themelojë parlamentin shqiptar te Komuna e Çairit në Shkup, e jo të shkojë t’i përkulet Gruevskit që ai ta përfshijë në koalicionin qeverisës. Me çka Ali Ahmeti do t’ia ndërlikonte punën vetvetes, por do t’i kursente shqiptarët nga dalja në protesta dhe nga veprimet dëshpëruese që i çon drejt e në pritat e policisë së Gruevskit. 
Por, ku ta dish, ndoshta shqiptarët e Maqedonisë edhe gjatë kohës do mbeten në duart e politikanëve që nuk e kanë kuptuar se vota e marrë nga populli të bën të fortë, por jo edhe të mençur. E me çka, shqiptarët e këtushëm do paguajnë haraç të lartë për ata një grusht shqiptarë që e ndihmojnë Gruevskin, e që duan ta ndjejnë veten se janë atë që nuk kanë qenë kurrë – pushtetarë. Ku ta dish, mbase shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do përjetojnë skena tronditëse, si rasti i fundit i ekzekutimit të katër shqiptarëve dhe do jenë dëshmitarë se si shteti i vret, e pastaj edhe e përbuz inteligjencën e tyre, duke u treguar në ekranet televizive armatimin e gjetur në një furgon, e të cilin nuk mund ta bartë as një maune. Shqiptarët e Maqedonisë do jetojnë në mes tmerrit të varrimeve të atyre që ua ekzekuton policia dhe frikës se ky shtet mund ta shpallë kriminel cilindo shqiptar edhe nga shkaku se shqiptaria ka politikanë që bëjnë grevë urie për t’i hapur kutitë e votimit, por jo edhe deputetë që do bënin grevë urie për t’u zbardhur rastet e ekzekutimit të shqiptarëve nga policia maqedonase, jo edhe për çlirimin e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë, të cilët e pësojnë vetëm pse aq shumë e duan dhe i besojnë shqiptarisë. Pra, shqiptarët e Maqedonisë do t’i numërojnë kufomat që ua ekzekuton policia maqedonase, edhe për shkak se Tirana dhe Prishtina zyrtare janë të angazhuara për “stabilitetin e rajonit”, duke mos parë se Shkupi zyrtar nuk e do atë stabilitet, duke mos e parë se qarqet politike maqedonase ekzekutojnë shqiptarë që ta mbulojnë atë që e bëjnë vetë – largimin e Maqedonisë nga NATO-ja dhe BE-ja. Dhe këtë e bëjnë sepse ata e dinë se me hyrjen e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, do fillojë edhe zhbërja e popullit që veten përkohësisht sot e quan maqedonas. Andaj, ata që nuk e kuptojnë këtë lojë të qarqeve antishqiptare maqedonase, kot që veten e quajnë politikanë dhe bëjnë mëkat kur popullit të këtushëm shqiptar ia mbajnë gjallë iluzionin se dikush brengoset për kufomat që ai i varros. Pra, bëjnë mëkat edhe zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës kur vizojnë burrështetasit maqedonas, sepse kështu ata pa dashje legjitimojnë ekzekutimin e shqiptarëve të këtushëm dhe pranojnë se “rreziku shqiptar”, e jo antishqiptarizmi dhe koncepti antiperëndimor i Gruevskit, është ai që e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë dhe atë e largon nga vlerat perëndimore.

Komente (1 dërguar):

Murtezan më 21 May, 2010 09:10:32
avatar
Te pergezoj per pikepamjet realiste te ceshtjeve politike,pa anime partiako-politike,pa urrejtje etnike por me sens dhe shkas te sinqerte ne te mire te te gjitheve.Me vjen keq qe nuk keni bashkemendimtare te rangut tuaj te hapur-transparent qe do ta thonin apo shkruajne te verteten per gjerat qe ndodhin ne vazdimsi.Jo se nuk dijne te tjeret por nuk duan te thone te verteten ne rastet e duhura,pra atehere kur ka nevoje te thuhen publikisht.Kam xhelozi pozitive ndaj jush, prandaj,deshta vetem te pershendes dhe te uroj suksese ne pune.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.30
Tjera nga Analiza
Previous
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
Next