Fillimi | Analiza | E paketuar ngutshëm

E paketuar ngutshëm

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nuk ka dyshim se qytetet dhe shtetet nuk i takojnë të kaluarës, por të sotmes, ato janë pronë e atyre që sot ecin mbi tokë, e jo e atyre që prehen nën të dhe lavdia nga e kaluara vlen vetëm aq sa atë di ta mbrosh e ta shtresosh me vlera të reja, të cilat ndërlidhen me të trashëguarat. Shikuar nga ky këndvështrim, ka kohë që shkupjanët shqiptarë u ngjajnë banorëve të një qyteti të cilit qytet dikush ia ka vjedhur të kaluarën. Andaj ata sot jetojnë në thellësitë e plasaritjes që ndan hutesën e tyre pse shqiptaria aq lehtë e “dorëzoi” Shkupin nga paqartësia pse politikanët e këtushëm shqiptarë kurrë nuk e kuptuan se Maqedonia në të vërtetë është Shkupi, pse ata nuk e kuptuan me kohë se pasi të vendosen të gjitha përmendoret e Gruevskit dhe pasi në këtë qytet të ndërtohen të gjitha kishat e tij, atëherë e kaluara shqiptare e Shkupi do bëhet edhe më e largët se që është tani.

Shkruan: Kim MEHMETI

Sikur Maqedonia të mos kishte kaq shqiptarë sa ka, atë qëmoti do e paketonin krejt ndryshe në këtë Ballkan dhe mbase një pjesë e saj tani më do ishte në Europën e bashkuar. Nëse Maqedonia nuk do ishte kjo “parcelë” që shënon kërthizën e Ballkanit, e për të cilën shumë fqinjë të saj thonë se kanë “tapi” të vulosura me “myhyrin” historik për të dëshmuar se janë pronarët e saj legjitimë, për të mbase fare nuk do interesohej as kryeplaku i Dibrës, e le më ministrat e BE-së. Pastaj, nëse Maqedonia nuk do e kishte Shkupin, këtë qytet – udhëkryq, nga shpërndahen damarët e tokës mbi këtë pjesë të Ballkanit, ajo do mbetej ajo që në të vërtetë edhe është: arë e formuar nga pjesët e mbetura të pronës së vëllezërve të ndarë, që kanë hequr dorë nga ato pjesë vetëm sa për t’i shmangur grindjet e mëtejme të ndërsjella. Pra, sikur Maqedonia të mos e kishte kryeqytet Shkupin, për të qëmoti do flitej si për një shembull që dëshmon se Ballkan është arë ku nuk mbinë fara e shteteve multietnike, se në këto hapësira vështirë merren vesh edhe përfaqësuesit politikë me të njëjtën përkatësi etnike, e le më ata që i ndan gjuha, religjioni dhe e kaluara.


Por, Maqedonia është kjo që është, ajo nuk ka as det, e as ata që veten e quajnë maqedonas nuk janë në numër aq sa të mund të sillen me mospërfillje ndaj bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike. Maqedonia pra është kjo që është, me aq shqiptarë në përbërjen e saj, sa mjaftojnë që sa herë që të duan, ta problematizojnë ekzistimin e këtij shteti. Por, edhe duke qenë maqedonasit etnikë popull numerikisht i vogël, e shqiptarët një pjesë e madhe e shqiptarisë që jeton jashtë kufijve të shtetit të vet amë, gjatë dy dekadave të kaluara, ky shtet ka lënë përshtypjen thuajse maqedonasit etnikë janë në numër sa kinezët, e shqiptarët aq sa tibetanët. Dhe, këtë përshtypje e ka çdo vizitor që sot shëtit nëpër qendrën e Shkupit, e ku nga dita në ditë, shtohet numri i përmendoreve që glorifikojnë të kaluarën e munguar të popullit maqedonas – përmendore që mund t’i shohësh edhe nëpër qytetet e disa shteteve fqinje - e të cilat mbase duan të lënë nën hije të kaluarën shqiptare të këtij qyteti, atë të kaluar kur as që janë përmendur shkupjanë maqedonas dhe kur Shkupi ka folur kryesisht shqip.

Nuk ka dyshim se qytetet dhe shtetet nuk i takojnë të kaluarës, por të sotmes, ato janë pronë e atyre që sot ecin mbi tokë, e jo e atyre që prehen nën të dhe lavdia nga e kaluara vlen vetëm aq sa atë di ta mbrosh e ta shtresosh me vlera të reja, të cilat ndërlidhen me të trashëguarat. Shikuar nga ky këndvështrim, ka kohë që shkupjanët shqiptarë u ngjajnë banorëve të një qyteti të cilit qytet dikush ia ka vjedhur të kaluarën. Andaj ata sot jetojnë në thellësitë e  plasaritjes që ndan hutesën e tyre pse shqiptaria aq lehtë e “dorëzoi” Shkupin nga paqartësia pse politikanët e këtushëm shqiptarë kurrë nuk e kuptuan se Maqedonia në të vërtetë është Shkupi, pse ata nuk e kuptuan me kohë se pasi të vendosen të gjitha përmendoret e Gruevskit dhe pasi në këtë qytet të ndërtohen të gjitha kishat e tij, atëherë e kaluara shqiptare e Shkupi do bëhet edhe më e largët se që është tani.

Pra, shikuar nga këndvështrimi i Shkupit që ka qenë gjatë shekujve dhe këtij që është sot, duhet pranuar se Kryeministri aktual i Maqedonisë, Gruevski, bëri për popullin e vet atë që nuk e ka bërë askush deri më sot: e bëri Shkupin të atillë që maqedonasit atë ta ndiejnë vetëm të vetin dhe të ketë përmendore të larta aq sa është e nevojshme të rritet vetëdija e tyre etnike. Me çka shqiptarët e Maqedonisë përfundimisht duhet të pranojnë se nuk ia dolën ta pengojnë deshqiptarizimin e Shkupit, se duke u grindur mes vedi me zjarrminë lokaliste, ata në të vërtet e humbën një pjesë të së kaluarës dhe të sotmes së vet. Pra, duke u grindur mes vedi varësisht nga ajo se nga cili qytet ishte prijësi i partisë shqiptare në pushtet, shqiptarët e këtushëm nuk e kuptuan me kohë se Maqedonia ka atë shenjë njohëse që ka edhe Shkupi. Dhe duke e ditur këtë, Gruevski bëri më të vlefshmen për popullin e vet, i cili popull realisht edhe nuk mund të shkojë në Europën pa kufij nëse përmendoret e heronjve që i mbanë për të vetët i ka në Sofje apo diku jashtë kufijve shtetërorë.

Ajo që është më paradoksale sa i përket kryeqendrës së Maqedonisë, ka të bëjë me të vërtetën se Shkupi i cili sot ka sheshin e Skënderbeut, që Shkupi i cili sot ka Muzeun e Lirisë - apo siç e quajnë të UÇK-së - gjithnjë e më pak është qytet që u takon edhe shqiptarëve, e gjithnjë e më shumë deshqiptarizohet. Edhe atë shkaku se politikanët e sotëm shqiptarë nuk e kuptuan me kohë atë që nuk e vërejtën dekada më parë kur ndihmuan projektin sllav që Tetova të jetë kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë, pra politikanët e sotëm nuk e kuptuan se Gruevski atyre ua jep me dy duar Shkupin e lashtë të ndërtuar anëve të lumit tani të padukshëm Seravë, por nuk u jep asnjë pëllëmbë nga qyteti nga ana jugore e lumit Vardar, e që sot është shenjë njohëse e Maqedonisë. Pra, ata nuk e kuptuan me kohë se Gruevski realizon ndarjen e heshtur të Shkupit modernë e të zhvilluar maqedonas nga ai me lagjet shqiptare që kanë po atë infrastrukturë si në kohën e Perandorisë Osmane dhe që ta rikujtojnë si është jetuar dikur, por nuk të ngjason me standardet e jetesës së sotme që bëhet nga ana jugore e lumit Vardar.

Ku ta dish, mbase Gruevski më së miri e ka kuptuar se Shkupi në të vërtetë është Maqedonia, se ai që do arrijë ta ndajë këtë qytet, në të vërtet s’ka pse lodhet për tërësinë e këtij shteti. Dhe duke e ditur këtë, Gruevski ngutshëm e ndërton të kaluarën e këtij qyteti, ai ngutshëm i ngre përmendoret e kishat që do i mundësojnë popullit të tij që të mos e mbajë kokën kthyer nga kryeqendrat e shteteve fqinje. Mbase këtë e kanë kuptuar edhe qendrat perëndimore që duan ta shpëtojnë këtë shtet, andaj tani duhet pritur që ato ngutshëm dhe pa shumë kalkulime Maqedoninë ta paketojnë në NATO dhe EU. E që pastaj, Ali Ahmeti të lëvdohet se proceset integruese i ka ndihmuar pjesëmarrja e tij në qeverinë që i dha fund procesit të deshqiptarizimit të Shkupit dhe se angazhimi i BDI-së ka qenë vendimtar për ta çuar Maqedoninë në Bruksel. E me çka ai edhe një herë do na shpallë naivë neve që themi se për integrimin e ngutshëm eventual të Maqedonisë në NATO dhe BE, merita më të mëdha kanë diplomatët e huaj, ata që e kuptuan se vasalët qeveritarë shqiptarë nuk janë të aftë për asgjë, ata që mbase janë të vetmit që munden dhe dinë si t’i ndalojnë projektet e Gruevskit për ndarjen e heshtur të Shkupit dhe Maqedonisë.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
1.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next