Fillimi | Analiza | “Lufta” e dështuar e kryeministrit

“Lufta” e dështuar e kryeministrit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kim Mehmeti

Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do e kuptojë se në Maqedoni vetëm tre gjëra funksionojnë më së miri: korrupsioni, ryshfeti dhe krimi i organizuar. Pra, ai asnjëherë nuk do e kuptojë se me këtë betejë kundër medieve, Gruevski ka për qëllim ta fsheh të vërtetën se ryshfeti, korrupsioni dhe krimi i organizuar, nuk janë të mundura pa pasur lidhje me strukturat e vetë pushtetit. Atyre që kanë sy për të parë dhe mendje për të gjykuar, lufta kundër medieve në rrugën “Pero Nakov”, duhet t’ua zbulojë të vërtetën se në një shtet të udhëhequr nga njerëz të paaftë, lakmues, të pa përjetuar dhe persona të frustruar, pushteti shndërrohet në lloç të ngrohtë, në të cilën majmen pushtetmbajtësit edhe atë duke ngrënë krimbat e institucioneve shtetërore të cilët kalben. Pushteti i sotshëm i Gruevskit, është mu e tillë: ai ushqehet nga kalbësirat e institucioneve, të cilët prej shtetërore, u bënë të VMRO-së. Andaj Gruevski nuk ka tjetër zgjedhje: ai duhet të gjithë mediet e këtushme t’i lyej me krem “pavlloviqe” gazetareske, ngaqë në të kundërtën, do të shihet se politika nëntokësore është ajo që drejton Maqedoninë.

Nëse Gruevski i mund mediet e regjistruar në adresën “Pero Nakov”, pa numër, ai do ta fitojë luftën më të dëshiruar: luftë kundër Maqedonisë qytetare. Me konfiskimin e pronës të këtyre e medieve, ai do e konfiskojë lirinë e mendimit kritik, do e thyej të vetmen pasqyrë ku reflektohet fytyra e vërtetë e pushtetit të tij. Andaj, gjithkush që ka sy dhe ka mendje ta gjykojë, lehtë mund të kuptojë se këto medie janë të lëna pa koka për shkak krimit të cilin pushteti asnjëherë nuk do ua fal: që filluan të bashkohen mendimin kritik shumetnik të Maqedonisë. Ky është krimi që i frikëson pushtetmbajtësit e sotshëm, pasi që ata nuk dinë të udhëheqin me tërë Maqedoninë qytetare. Ata dinë të udhëheqin vetëm me Maqedoninë e kontrolluar nga “Pinoçeja” i vogël i qujtur Grtuevski, dhe pjesa tjetër e drejtuar nga vasalët e tij shqiptarë.

Kur para disa muajve, për herë të parë i vizitova mediet e ndodhura në rrugën “Pero Nakov”, pa numër, me të vërtetë hasa në “grup kriminelë”, të cilët menjëherë iu bashkëngjita pasi që pash se janë bashkuar për Maqedoni qytetare, evropiane dhe të NATO-s.  Iu bashkëngjita ngaqë e kuptova se ditën kur do dështojë ky “grup kriminelësh”, mbi Maqedoninë do ekzekutohet krimi më i madh: do të vyshket ëndrra për shtet që u takon të gjithë qytetarëve të saj. Dhe nëse kjo do ndodh, atëherë vetëm maqedonasit dhe shqiptarët naiv do besojnë se është e mundur të ketë shtet të tyre të përbashkët. Pyeteni pse? Pasi që dështimi i medieve në “Pero Nakov”, pa numër, do dëshmojë se ky shtet nuk ka kapacitet të pranojë medie “torbeshësh”, medie që në vend të përkatësi etnike kanë përkatësinë qytetare e profesionale. Si do që të jetë, qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë se nëse dekada e fundit e shekullit të njëzet ishte epokë e rënies së regjimeve ideologjike komunist, atëherë dekada e dytë e shekullit 21 do të çojë drejtë rrëzimit të qeverive të cilave politika u ka shërbyer si mbulesë e pasurisë së fëlliqur që kanë fituar”. Pra rrëzimin e qeverive të përbëra nga “maunokratët” dhe “tenderokratët”.

Gazetarët e gazetës “Koha e Re” , “Vreme”, “Shpic” dhe Televizionit, A1 janë paralajmëruesit e rrëzimit të “demokraturës” në Maqedoni. Madje, edhe sikur të ndodhë e pamundura dhe ata të gjunjëzohen, do mbetet përgjithmonë i regjistruar  guximi dhe profesionalizimi i tyre. Andaj jam i befasuar nga një Maqedoni me qindra gazetarë, me mijëra profesorë, me dhjetëra akademik..., që janë heshtur e nuk qëndrojnë pranë gazetarëve të këtyre medieve.  Është e mundur të jenë aq të frikësuar ata që e mbajnë veten për intelektual të pavarur!? Dhe pyetem, çka nëse njeriu është i shkelë nga ndonjë maune qeveritare të cilit i prishen frenat në çastin kur ju kaloni rrugës. çka nëse policët e Gruevskit ua vënë prangat në duar!? Më në fund, më mirë është një ditë të jetosh si luan, se sa tërë jetën ta kalosh në birën e miut, ku do kalbë frika nga dhëmbët e mprehtë të maces. Kush nuk beson këtë, le ta vizitojë kopshtin më të afërt zoologjik, ku do e sheh se edhe luani pas grilave, është njësoj dinjitoz dhe  pa frikë ju shikon drejt në sy, për dallim nga miu, i cili edhe kur është në liri, me frikë e brakisë birën e tij.     

Komente (2 dërguar):

forinasi më 03 February, 2011 05:10:26
avatar
o kim mehmeti po ku ka njeri ma te deshtuar se ti
Daniel Gàzulli më 06 February, 2011 01:29:53
avatar
Politika e Gruevskit, ashtu edhe ajo maqedonase në vijim e në përgjithësi, nuk jan gja e re. Fatkeqësisht nuk asht gja e re as politika e partive politike shqiptare, aq e përçame, aq e mlleftë, aq e verbët kundër njeni tjetrit, çka do të ishte mirë t'i jepte ma së pari përgjgije z. Kim Mehmetit dhe intelektualët tjerë shqiptarë në Maqedoni.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next