Fillimi | Analiza | “Maunokratët” e partitizmit shqiptar

“Maunokratët” e partitizmit shqiptar

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kim MEHMETI

Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në emër të kësaj ideje monstruoze, ai i vrau dhe i asgjësoi të gjithë ata që e kuptuan se “religjioni” ideologjik i Enverit, shqiptarit ia shkatërronte vlerat më të rëndësishme morale që e kishin mbajtur me shekuj, e mbi të gjitha familjen. Pra, ai i burgosi e i vrau të gjithë ata që me kohë e kuptuan se enverizmi e donte vetëm njeriun e gjunjëzuar, individin e zhveshur nga vetvetja dhe të bërë pronë të religjionit të quajtur “komunizëm”, që e donte vetëm shqiptarin e gjunjëzuar përpara “perëndisë” së quajtur Enver.

Dy dekada me radhë,“maunokratët” shqiptarë në Tiranë (dhe jo vetëm atje), duke ëndërruar të njëjtën që tentonte ta realizojë Enveri – pra duke dashur të bëhen “baballarë” të kombit – nuk bënë asgjë më shumë përpos copëtimin e “enverizmit” në më shumë pjesë të quajtura parti. Dhe këtij “enverizmi” të shpërndarë në më shumë “parti të punës”, i nevojitej një “tempull” i ri ku do e çonin popullin të gjunjëzohej. Kështu që, nëse Enveri luftonte të bëhet perëndi e vetme e shqiptarëve duke i joshur ata me tempullin ideologjik, “demokratët” e dy dekadave të fundit, zbuluan “tempullin” më joshës ku do gjunjëzohej populli i varfëruar shqiptar - lekun. Dhe bënë çmos që ky tempull të ishte sa më vezullues dhe çdonjëra prej tyre ta kishte në bollëk, për ta ndjellë popullin e partisë së vet. Me çka edhe nuk kishte si mos bëheshin atë që janë sot – njësoj të shkathëta në plaçkitjen e vendit dhe popullit të vet. Kështu ia dolën që librezën partiake ta barazojnë me atë të kursimeve bankare, ia dolën ta bindin popullin se partia, e jo vlerat njerëzore, është ajo që t’i mundëson të gjitha. Kështu pra, nëse Enveri shqiptarëve ua vrau Perëndinë, “maunokratët” e dy dekadave të fundit, shqiptarëve ua vranë Njeriun. Apo e bindën një pjesë të madhe të popullit se njeriu nuk është i përbërë nga vlerat dhe dhuntitë individuale që posedon, por nga pesha që ka në partinë e tij.

Dy dekada me radhë, në Shqipëri zhvillohet vetëm një betejë – kush do jetë pronar i lekut dhe kush do ketë të drejtë atë t’ua shpërndajë “besimtarëve” të partisë së vet. Kështu që, shoqëria shqiptare nuk mund t’i shpëtonte “privatizimit” të popullit që e bënë partitë, ajo nuk mund të mos egërsohej, ngaqë çdonjëri donte ta sheh sa më të fortë e sa më të begatë thesarin e “kishës” së vet partiak, duke mos mbajtur llogari se kështu dëmtohej, varfërohej dhe rrënohej tempulli i shenjtë i quajtur mëmëdhe. Andaj, mbase gabojnë ata që thonë se vetëm politika në Shqipëri është grindavece dhe e egër. Në Shqipëri janë egërsuar thuajse të gjitha sferat e shoqërisë. Në Tiranë janë kokëngrënëse edhe disa media, në Shqipëria janë kufomëngrënës edhe shumë analistë që i shohim çdo natë nëpër disa debate televizive, në mëmëdheun tonë, edhe shumë të punësuar nëpër institucionet arsimore, shëndetësore..., religjion dhe perëndi të vetmen kanë lekun. Në Shqipëri është egërsuar edhe arti, sepse shumica e krijuesve shqiptar nuk i përkulen tempullit artistik, por vetëm atij të lekut. Me çka edhe u bënë shërbëtorë partish, me çka me asgjë nuk ndryshojnë nga ata të dikurshmit që i përkuleshin Enverit.

Nuk ka dyshim se shumëçka njeriu e bën për shkak të të mirave materiale. S’ka dyshim se paraja është një ndër faktorët që përcaktojnë sa një njeri vlen në profesionin e vet. Njësoj siç nuk ka dyshim se në shtetet ku politika është biznesi më fitimprurës, partitë politike shndërrohen në “kompani” fitimprurëse me kryepronarët dhe aksionerët që e ndajnë mes tyre fitimin. Dhe në ato shtete, vetëm naivët mund të flasin për ligjshmëri, për demokraci, për “opozitë” dhe “pozitë”. Në ato shtete, shumëçka duhet nisur nga e para. Posaçërisht pasi të jetë kaluar periudha e “demokraturës”, gjatë së cilës, politikanët janë bërë kapitalistët më të fortë të vendit dhe politika u shërben vetëm si jorgan për ta mbuluar këtë pasuri të tyre. Andaj, mbase ka ardhur koha kur Shqipëria duhet t’i largojë nga skena politike “kapitalisto-politikanët” që i prodhoi gjatë dy dekadave të kaluara dhe ata t’i zëvendësojë me politikanë të mirëfilltë, me të atillë që posedojnë aq vlera materiale e njerëzore, sa mos mund t’i nënshtrohen vetëm “perëndisë” së quajtur lek. Pra t’i zëvendësoj me të atillë, të cilët në mos më shumë, e dinë se aty ku rrënohen të gjitha vlerat njerëzore, edhe pasuria materiale e humb kuptimin saj, ajo bëhet e kundërta e vetvetes – e vret njeriun, e bën individin të ketë atë çmim që ia cakton “kisha” partiake, apo njeriun e barazon me çdo mall që shitet e blihet, me çdo mall tjetër harxhues. Shqipërisë i nevojiten politikanë që e kanë kuptuar se kapitalizmi është shoqëri harxhuese, por që kujdeset për substancës njeri. Dhe se në kapitalizmin e zhvilluar, më të shtrenjta dhe më të vlefshme janë vlerat individuale.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next