Fillimi | Analiza | Flamujt dhe shtizat

Flamujt dhe shtizat

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Gjatë kohës së socializmit, përpara komunave të Maqedonisë, kishte nga tri shtiza, në të cilat valëviteshin tre flamuj që shënonin lavdinë e kohëve të atëhershme: në mes ai i ish Federatës Jugosllave, dhe anësh ai i Maqedonisë dhe i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Pra, në mes valëvitej ai i iluzionit të madh të vëllezërve sllavë të jugut dhe anëve ai i ëndërruesve besnik dhe i rojtarëve të botës së ëndrrave: i maqedonasve etnik dhe i komunistëve jugosllav.

 

Shkruan: Kim Mehmeti            


 

Gjatë kohës së socializmit, përpara komunave të Maqedonisë, kishte nga tri shtiza, në të cilat valëviteshin tre flamuj që shënonin lavdinë e kohëve të atëhershme: në mes ai i ish Federatës Jugosllave, dhe anësh ai i Maqedonisë dhe i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Pra, në mes valëvitej ai i iluzionit të madh të vëllezërve sllavë të jugut dhe anëve ai i ëndërruesve besnik dhe i rojtarëve të botës së ëndrrave: i maqedonasve etnik dhe i komunistëve jugosllav. Përpara institucioneve më të larta shtetërore, si për shembull përpara Kuvendit, qeverisë dhe selisë së Komitetit Qendrorë,  kishte më shumë shtiza se përpara godinave të komunave. Sepse ishte paraparë vend edhe për flamujt e shteteve nga vinin zyrtarët e lartë shtetërorë që vizitonin Shkupin. E më së shpeshti aty valëviteshin flamujt e shteteve të “botës së tretë”, të lidhjes së “Shteteve të Pavarura”, e të cilën e ndërtonte Titoja me Kastron dhe shokët tjerë ideologjik që luftonin ekspansionizmin perëndimorë dhe revizionistët komunistë. Dhe duke dashur të mbeten diku në mes të "kapitalizmit të qelbur” dhe diktaturës staliniane, ata ngritën edhe shtizën ku do valëvitej flamuri i iluzionit të madh që duhej të kishte shenj njohëse familjen e Shteteve të Pavarura.


 
Edhe sot, në Maqedoni e pavarur dhe sovrane, përpara komunave ka po aq shtiza sa edhe në republikën e dikurshme socialiste – tri. Dhe në komunat e banuara me shumicën shqiptare, që nga viti 2002, aty valëviten tre flamuj: ne mes ai i shtetit, anëve të tij flamuri me shqiponjën dykrerëshe dhe ai ngutazi i stilizuar si flamur i komunës. Edhe përpara institucioneve më të larta shtetërore, njësoj si dikur,  ka më shumë shtiza se përpara komunave. Apo më shumë se tri. E meqenëse në Maqedoni gjithnjë e më rrallë vijnë burrështetas të huaj, përpos flamurit shtetëror, aty valëviten edhe ai i Unionit Evropian dhe i NATO-së. Pra, dy flamujt e iluzionit të madh pa të cilin nuk munden shtetet që vuajnë nga skizofrenia etnike e popullatës shumicë,  siç nuk mundet, për shembull Maqedonia, pa shpirtngushtësinë e etnitetit maqedonas. E cila skizofreni etnike i verbëron elitat e këtushme politike të etnitetit maqedonas, i bënë të mos shohin  se shqiptarët më nuk janë ata të Jugosllavisë së dikurshme, ata të cilëve u ndodhi të linin pas dore shumëçka të veten që të mbijetonin, por jo edhe flamurin. Andaj edhe mbrojtjen e tij e paguanin me shumë vite burg, me humbje të vendit të punës, me ndjekje policore dhe me viktima. Pra, Maqedonia e sotme thuajse nuk e kupton se në shtizat për flamujt e sotëm, valëvitet një e vërtet tjetër: se më parë shqiptarët mund ta shpallin shtetin të "papërdorshëm” për ata, se sa që mundet gjyqi kushtetues i Maqedonisë ta shpallë të papërdorshëm flamurin e tyre nacional. 


 

Përpara institucioneve të sotme shtetërore e publike të Maqedonisë, ka po aq shtiza sa edhe në kohët  kur ajo ishte një nga republikat e Jugosllavisë Socialiste. Por, qëmtoi kanë ndryshuar flamujt që valëviteshin në ato shtiza. Gjë të cilën kurrsesi nuk e shohin dhe kuptojnë ata që e përbëjnë koalicionin e sotëm qeveritarë, e që para disa viteve iniciuan vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për përdorimin e flamurit shqiptarë. Dhe, tani kur Gjyqi Kushtetues ua plotësoi dëshirën dhe kërkon që shqiponja dykrenore të zbritet nga shtizat përpara komunave të banuara nga shqiptarët, duan të dëshmojnë se dikush e keqpërdorë kërkesën e tyre. Dhe mbase edhe dikush “sezonalisht” i (keq)përdorë të drejtat e shqiptarëve, por kjo ndodh edhe shkaku se këtë ua lejuan partitë shqiptare. Shkaku se shqiptarët e këtushëm, të zhytur në mosmarrëveshjen me vetveten, lanë shumë hapësirë që të tjerët të manipulojnë me më të shenjtat që ka një popull: gjuhën, flamurin.... 


 

Maqedonia e sotme, edhe nuk ka nevojë të shtojë numrin e shtizave përpara institucioneve shtetërore dhe komunale. Ajo ka nevojë që dikush t’i tregojë se flamujt nuk i valëvitë era, por vetëdija e atyre që ndjehen mirë nën flladin e tyre. Andaj, edhe valëvitja e flamurit shqiptarë nuk varet nga ajo se çfarë ndjenjash krijon ajo tek etnitetit maqedonas, por nga freskia që valëvitja e tij ua sjellë shqiptarëve të këtushëm. Kush nuk e kupton këtë, nuk e ka lexuar mirë kalendarin e kohës në të cilën jeton. Njësoj siç nuk e ka kuptuar as urtësinë se flamujt nuk shprehin vetëm identitetin vetjakë të atij që i valëvitë, por edhe marrëdhëniet e ndërsjella mes grupeve etnike. Sepse, flamuri i hequr me dhunë nga shtiza, do të thotë dështim i plotë i grupit etnik që ai simbolizon, do të thotë mposhtje e kundërshtarit. E nëse ka qarqe të etnitetit maqedonas, të cilat  flamurin shqiptarë e ndjen si simbol të “kundërshtarit “ të tyre, e jo të bashkëqytetarëve të të njëjtit shtet, atëherë shqiptarët nuk do kenë asnjë arsye të mos kenë të njëjtën ndjenjë ndaj flamurit shtetëror. Dhe të bëjnë çmos që ai të hiqet nga shtizat.


 


Arsyetimi i Gjyqit Kushtetues se flamuri me shqiponjën dykrenore na qenka i Shqipërisë dhe si ti tillë simbolizon shtet të huaj, mund të përdoret edhe për tu ndaluar gjuha shqipe, historia, tradita dhe kultura shqiptare. Sepse dhe ato janë vlera të një shteti tjetër, nuk janë diçka që u takon vetëm shqiptarëve të Maqedonisë. Andaj, sikur të përdorej logjika e Gjyqit Kushtetues, shqiptarët e këtushëm do duhej të ç’visheshin nga shumëçka që i takon Shqipërisë, që është shenj njohëse e shtetit të tyre amë. Pra, do duhej t’ju ndalohet e kaluara dhe e ardhmja, ashtu siç e kishin të ndaluar në Maqedoninë e dikurshme socialiste.


 
Se qarqet politike Maqedonase ende nuk e kanë kuptuar se kanë vdekur kohët kur flamuri shqiptarë lehtë shpallej si “armiqësorë”, u pa shumë më herët: pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006. Atëherë kur mandatari Gruevski u tha hapur shqiptarëve se ata mund të ëndërronin edhe ligj për zyrtarizimin e gjuhës së tyre amtare, pra do mund të ëndërronin çka të donin, e sa të donin, po do u jepej vetëm aq sa do vendoste koalicioni i tij qeveritarë. Në çastin kur shpalosi këtë strategji të veten qeverisëse, ai në të vërtetë nuk u shpalli “luftë” ëndrrave shqiptare, por atyre që ëndërronin një Maqedoni stabile. Sepse sikur të ishte mandatar që ia donte të mirën shtetit që udhëhiqte, ai do bënte çmos që spari t’i “qetësojë” shqiptarët, e pastaj ata të përkatësisë etnike maqedonase. Pra, do i merrte në qeveri që të dy partitë shqiptare, dhe kështu do e priste i qetë edhe zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës. Por, ai këtë nuk e bëri sepse u mbështetë mbi instinktin e vet antishqiptarë, u besoi premtimeve të kryesuesve të PDSH-së se shumë shpjet do e asgjësonin BDI-në, e do bëheshin zotërues edhe të shtizave edhe të flamujve. Dhe kështu Gruevski e çoi shtetin rrugës së kalbjes së brendshme. Që do të thotë se  Maqedoninë e sotme mund ta shpëtoj vetëm ndonjë “frigorifer” i akullt perëndimorë. Me çka edhe do shembet iluzioni se Maqedoninë mund ta shpëtojë anëtarësimi i saj i ngutshëm në NATO. Iluzion të cilin e kultivojnë ata që nuk e  dinë se NATO-ja të garanton siguri të jashtme, por nuk ka mekanizma të pengojë “rrahjen” e fëmijëve brenda në shtëpi. Sikur ta kishte këtë mekanizëm, NATO-ja qëmoti do i shpëtonte disa anëtare të veta nga trazirat e brendshme në baza etnike.


 
Përpara institucioneve shtetërore e komunale të Maqedonisë, ende ka po aq shtiza sa kishte gjatë ish socializmit Jugosllavë. Dhe është mirë numri i tyre të mos ndryshohet. Se bëhet fjalë për shtet ku çdo koalicion qeveritarë i ndërron flamujt. E sa i përket flamujve, shpeshherë ndodhë që ata të ndaluarit e dikurshëm të valëviten si simbole të demokracisë së sotme. Apo, ata që deri dje ishin shenjë e lavdisë së një shteti dhe ideologjie, sot të jenë të ndaluar e të papërdorshëm. Pra, kur bëhet fjalë për përshtatshmërinë e flamujve, njeriu duhet t’i përmbahet urtisë se ato nuk i valëvit era , por vetëdija njerëzore, se ato valëviten në shtiza jo atëherë kur i ndalon apo lejon ligji, por në çastin kur një grup, apo një etnitet, e ndjen se flladi i tij është ai që e bënë të besoj se nuk është i mposhtur dhe i përbuzur në shtetin ku jeton, se është i barabartë me ata që valëvisin flamurin e tyre.


 (Botuar në gazetat: Lajm; Shkup-Maqedoni, Shqip; Tiranë-Shqipëri, Zëri; Prishtinë-Kosovë) 

Komente (1 dërguar):

besmir më 03 February, 2009 07:04:42
avatar
tung tung si jeni ajeni mir

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next