Fillimi | Analiza | DEGËZIMI I INATIT SHQIPTARË

DEGËZIMI I INATIT SHQIPTARË

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pas katër muajsh bojkotimi të parlamentit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetët e Bashkim Demokratik për Integrim, këto ditë u kthyen në bankat e kuvendit. Gjatë këtyre katër muajve, Ali Ahmeti duheshte të bindë opinion vendorë dhe atë ndërkombëtarë se dalja e partisë së tij nga parlamenti, nuk është punë inatesh, por çështje thelbësore e demokratizimit të këtij shteti.

Shkruan: Kim Mehmeti

           Pas katër muajsh bojkotimi të parlamentit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetët e Bashkim Demokratik për Integrim, këto ditë u kthyen në bankat e kuvendit. Gjatë këtyre katër muajve, Ali Ahmeti duheshte të bindë opinion vendorë dhe atë ndërkombëtarë se dalja e partisë së tij nga parlamenti, nuk është punë inatesh, por çështje thelbësore e demokratizimit të këtij shteti. Pra, t’ua bëjë të ditur të gjithëve se kush janë ata që e pengojnë realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe duan Maqedoninë ta kthejnë aty ku ishte para konfliktit të 2001. Në ndërkohë, ai arriti diçka edhe më shumë se aq: shqiptarëve të këtushëm t’ua shpalos të vërtetën që ata do e dinin prej moti sikur të ishin më të vëmendshëm -  se disa nga  partitë e këtushme shqiptare nuk arritën të shkojnë më larg se sa të bëhen “shërbëtore” të dëgjueshme të partive më të mëdha të etnitetit maqedonas. Dhe si të tilla - pa vetëdije apo qëllimisht - u dhanë ndihmesë qarqeve politike të etnitetit maqedonas, qarqeve që i irriton Marrëveshja e Ohrit, që bëjnë gjumë në shtratin demokratikë, e ëndërrojnë majorizimin e mëtutjeshëm etnik mbi shqiptarët.

            Andaj edhe vlen që marrëveshja e arritur mes Gruevskit (kryeministrit të Maqedonisë) dhe Ali Ahmetit (parti opozitare edhe pse morri shumicën e votave shqiptarë), të vlerësohet  nga këndi se pse ajo e irritoi PDSH-në e Arbër Xhaferit, thuajse po aq sa edhe qarqet maqedonase që bëjnë çmos të pengojnë avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedonisë. Apo, si është e mundur që kryesuesit e këtushëm të partive shqiptare më lehtë ta kenë komunikimin me rivalët e vetë partiak të etnitetit maqedonas, se sa atë në mes veti. Gjë që e dobëson potencialin politik të shqiptarëve të këtushëm dhe i vë në pozitën e të nënshtruarit ndaj partive më të mëdha maqedonase. 

             Por, të nisemi nga fillimi. Deputetët e BDI-së e braktisën parlamentin shkaku i majorizimit etnik, për arsye se nuk u përfill vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm. Dolën nga parlamenti sepse dukshëm shtrembëroheshin parimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo nuk ishte hera e parë që parlamentarët e ndonjë parti shqiptare të braktisin parlamentin republikan: këtë mënyrë të veprimit partiak, PDSH-ja e Arbër Xhaferit e kishte “promovuar” qëmoti përderisa ishte në opozitë. Por, kjo ishte hera e parë që deputet shqiptarë të mos kthehen ashtu siç vepronin dikur ata të Arbër Xhaferit: të dalin e të kthehen në parlament, pa mos e kuptuar njeri as pse dolën, as pse u kthyen. E që krijoi bindjen te qarqeve politike maqedonase se deputet shqiptarë vet hidhërohen e vetë pajtohen, se duhet të kesh durim të presësh që t’u kalojë nervozizmi. Gjë që u dëshmua bindje e gabuar kur bëhet fjalë për Ali Ahmetin, i cili u kthye në parlament pasi arriti Gruevskin ta mposhtë edhe diplomatikisht. Pra, ashtu siç premtoi dikur kur u shkel mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, e kur ai tha: “ e munda në luftë, do e mposhtë edhe politikisht”.. 

 Nervozin që treguan kryesuesit e PDSH-së pas arritjes së marrëveshjes Ahmeti -Gruveski (e shprehur me kërcënimet se do e braktisin koalicionin qeveritarë), më qartë se çdo gjë shpjegon rolin e PDSH-së në këtë qeveri. Apo, atë se partia e Arbër Xhaferit ka për detyrë t’i “zbutë” kërkesat e shqiptarëve të këtushëm dhe mbase edhe të mbulojë deformimet që i bëhen Marrëveshje së Ohrit nga ana e qeverisë aktuale të Gruevskit. Ky përfundim logjik mund të mbështetet si në sjelljen e tanishme të PDSH-së,  poashtu edhe në të kaluarën opozitare të kësaj partie, kur së bashku me VMRO-DPMNE- në, nuk përkrahu asnjë ligj që dilte si obligim nga Marrëveshja e Ohrit. Gjatë qeverisjes së koalicionit qeveritarë LSDM-BDI, PDSH-ja rregullisht e braktiste parlamentin kur duhej votuar ndonjë ligj që kishte të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Këtë e bëri edhe kur miratohej ligji për ndarjen territoriale, si edhe ai që mundësoi legalizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Dhje nëse këtë veprim PDSH-ja atëherë mund ta mbulonte me kinse mospajtimin me ligjet që nuk kënaqnin kërkesat e shqiptarëve, shtrohet pyetja pse sot, kur kjo parti është në qeveri, kundërshton marrëveshja e arritur mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Çka nga kjo marrëveshje është në dëm të shqiptarëve të këtushëm? 

Pyetjet nuk kanë fund, njësoj si edhe shpjegimet se pse partitë e shqiptarëve të Maqedonisë mbetën të largëta mes veti po aq sa është e largët Maqedonia nga shoqëritë e mirëfillta demokratike. Pyetjet që sot mund t’ia shtrojnë vetes shqiptarët e këtushëm mund të fillojnë që me atë, se pse Arbër Xhaferi aq suksesshëm arrin të merret veshtë me kryesuesit e VMRO-DPMNE-së, e aq të pamundur e ka dialogun me Ali Ahmetin. Dhe të përfundojnë me dilemën, se vallë disa politikan të këtushëm shqiptarë nuk e shohin se qarqet politike maqedonase kurrë nuk do arrinin të shpërfillnin kërkesat shqiptare, sikur Xhaferi dhe Ahmeti të arrinin marrëveshje për veprim të koordinuar politikë lidhur me  çështjet thelbësore, siç janë respektimi i vullnetit politik shqiptarë, zyrtarizmi i gjuhës shqipe etj. Më në fund, shqiptarët duhet ta shtrojnë edhe pyetjen më të rëndësishme, nëse duan të tregojnë pjekuri politike: pse liderët e partive të tyre janë aq mospërfillës ndaj opinionit shqiptarë, e aq të kujdesshëm ndaj atij maqedonas.

Pasi t’i shtrojnë të gjitha pyetjet, shqiptarët e këtushëm mbase do shohin se disa nga partitë e tyre, nuk kanë potencial të duhur që t’u kundërvihen lojërave politike që ua kurdisin rivalët e tyre të etnitetit maqedonas. Se ndjehen inferiore, se janë të papërgjegjshme ndaj popullit që përfaqësojnë edhe shkaku se shqiptarët e këtushëm mbetën “pronë” e partive, se ai mendim i pakët i lirë, u ngulfat nga rrugaçëria partiake. Se “muskujt” partiak nuk lejojnë askënd nga jashtë të dëmtojë rendin e “kompanive” aksionare që gabimisht quhen parti politike.

Ku ta dish, ndoshta shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër, pos të shpresojnë se një ditë, diplomatët e huaj, do i detyrojnë Ali Ahmetin dhe Arbër Xhaferin të ulen në tavolinën e bisedimeve, e të nënshkruajnë “Marrëveshjen e Tetovës”. Ku njëherë e përgjithmonë do qartësohet se vallë janë të angazhuara për atë që deklarohen, apo edhe më tej do mbeten vetëm agjenci për punësimin e anëtarëve të tyre partiak. Por, shpresën se mund të arrihet marrëveshja Ahmeti - Xhaferi, momentalisht nuk e ushqen thuajse asgjë. Shqiptarëve të këtushëm tani për tani u mbetet vetëm ngushëllimi se Ali Ahmetit më në fund i varrosi kohët kur deputet shqiptarë dilnin nga parlamenti vetëm që kryesuesit e PDSH-së të siguronin hapësirë nëpër faqet e para të gazetave të këtushme. E  ktheheshin pastaj në parlament që të dëshmojnë “konstruktivitetin” e tyre. Shqiptarët e këtushëm duhet t’i ngushëlloj edhe e vërteta se BDI-ja ia doli ta ngushtojë  hapësirën e veprimit politik të “prostitutave” partiake, të cilat sot për sot i mbanë gjallë Partia për Prosperitet Demokratik. Të atyre që mbijetojnë si “rrota rezervë” për karrocat partiake të BDI-së apo PDSH-së, duke bërë e duke prish koalicione parazgjedhore me këto dy parti, varësisht nga ajo se cila u mundëson të bëhen pjesë e lokomotivës qeveritare. Lidhur me PPD-në, duhet thënë se është mëkat për partinë e parë dhe dikur më të fortë shqiptare, që ajo arriti këtu ku është sot:  pronë private e kryesuesit të saj – Abdulhadi Vejselit. Dhe si e tillë, duke prish koalicionin parazgjedhorë me BDI-në, të bëhet pjesë e koalicionit qeveritarë. Thuajse vetëm që VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së t’ua mundësoj ta zbukurojnë ikebanën e koalicionit qeveritarë me kinse dy parti shqiptare. Nga të cilat PDSH-ja vepron si të ishte degë partiake e VMRO-DPMNE-së, e tjetra si “kompani” tregtare e kryetarit të PPD-së. Me çka edhe harta e organizimit partiak të shqiptarëve të Maqedonisë i ngjanë një vizatimi të pakuptimtë që tregon degëzimin e inateve partiak shqiptarë. E ky inat është si dritë vezulluese që të lë t’i mbash sytë hapur, por ta terron shikimin.

 

Komente (2 dërguar):

Fehmi më 27 October, 2009 12:21:43
avatar
Me plot dashuri e respekt
Të na jetosh gjatë o Kim Mehmeti dhe ata që veprojnë si qenie intelektuale, pikërishtë ashtu siç njeriu në të vërtetë edhe duhet të jetë dhe për çfarë është krijuar nga Zoti i Madh. Shumica e politikanëve dhe ntelektualëve tanë, për mjerimin tonë që nuk po i shihet fundi, mendjen e kanë te barku dhe karriga, dhe kështu si janë, ende gjenden mijëra vjetë drite largë, arsyes dhe zemrës së shëndosh.
Zoti qoftë em ty për shëndet të mirë dhe sukses në të vërtetën, që po na mungon sa gjaku për zemrën, sa drita për sytë, sa arsyeja për mendjen. Shumë urata për Ju
Andi Ballshi më 24 March, 2010 02:48:52
avatar
Eruditi,Krijuesi dhe analisti Kim Mehmeti, çdo gje qe e prek e shnderron ne art = ari. I lumt!

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.50
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next