Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 41 - 50
image

Kujtime panoramash të vjetra

Ku ta dish, mbase jo vetëm valët e lumit që nuk mund dy herë të kalojnë mbi të njëjtin gur, por edhe kodrinat përreth nesh nuk i mbulon korja e njëjtë e tokës që i ka mbuluar para shumë vjetësh. Mbase edhe dheu mbi tokë lëviz i shtyrë nga rrënjët e drunjve dhe kullosës që gjatë viteve rritet dhe kalbet nga gjelbërimi që shekuj me radhë ka joshur shikimin e njerëzve, që pastaj ta plehërojë dheun me vetveten e kalbur, e ku do të mbijë kullosa e pranverës së ardhme
me teper
image

Shkupi

Duke qenë qytet me të kaluar të begatë, me të kaluar përplot edhe me ngjarje tragjike dhe shkatërrime të përmasave që vështirë mund të imagjinohen, me të kaluarën e Shkupit janë marrë shumë studiues e historianë dhe për të janë shkruar shumë libra. Shumë nga librat për të kaluarën e Shkupit në të vërtetë nuk flasin gjithaq për të shkuarën e tij, as për të vërtetat që kanë të bëjnë me këtë qytet ku janë gërshetuar fatet e popujve të këtyre hapësirave, por ato shpalosin vesin ballkanik që edhe librat historikë të ndryshojnë përmbajtjet me po të njëjtën shpejtësi sa edhe ndryshimi i rendeve shoqërore dhe i sunduesve.
me teper
image

Ngutje

Më në fund çohem, shkoj në dhomën time të punës, e mbyll derën dhe shtegtoj në botën time që ka kufij të caktuar, të pakalueshëm për anëtarët e tjerë të familjes. Me çka, jam aty, por i padukshëm dhe i largët për të tjerët, po aq sa edhe ata nga unë, sa edhe familjarët tjerë që janë mbyllur në dhomat e veta, e me të cilët na ndan nga një mur në mes, por në të vërtetë jemi të largët aq sa edhe botët në të cilat jetojmë. E unë ulem pranë tavolinës sime me po të njëjtën ndjenjë që nuk më shkëputet, se ne të pestit, që jetojmë nën atë kulm, gjithnjë e më rrallë komunikojmë mes vete, gjithnjë e më rrallë qeshemi apo ankohemi. Mbase shkaku se ne edhe nuk jetojmë me atë që kemi pranë, por me botën që na ofrojnë kufjet në vesh apo ekrani televiziv dhe ai i kompjuterit.
me teper
image

Përmendoret e së keqes

Një nga datat e çnjerëzores europiane dhe botërore, me siguri do mbetet edhe 11 korriku, ditë kur përpara pesëmbëdhjetë viteve u masakruan dhe u vranë mbi 8000 myslimanë të Bosnjës. Edhe atë duke qenë në “zonën” e shpallur si të “mbrojtur” nga Kombet e Bashkuara, duke shpresuar se ishin të mbrojtur nga njerëzorja dhe humania e kësaj bote, e që në fund të bëheshin viktima të së kundërtës të asaj për çka kishin shpresuar. E që sot, po ajo Europë dhe botë e civilizuar, të bëjë çmos që sa më shpejt ta harrojë këtë krim që bie edhe mbi ndërgjegjen e saj dhe po ashtu, të bëjë çmos që ata në emër të të cilëve u bë ky krim, të binden se e ardhmja e tyre është në shlyerjen e kufijve mendorë ndaj të tjerëve dhe po atyre t’u mundësojë lirshëm të bredhin nëpër Europën pa kufij. Edhe atë mbase sërish duke u nisur nga parimi se më i kujdesshëm duhet të jesh ndaj të ligut, se sa ndaj të mirit, sepse edhe ashtu e keqja nuk duhet pritur nga i miri.
me teper
image

Si gjuetar derrash të egër

Jo njëherë gjatë historisë, religjionet e ndryshme, si dhe krahët rivalë brenda fesë së njëjtë - e gjithmonë në emër të Zotit – janë përgjakur mes tyre dhe jetën e besimtarëve e kanë shndërruar në ferr. Apo ka ndodhur që pas kapotës së shërbëtorit të Zotit, të fshihen shërbyes të djallit. Njësoj siç ka ndodhur që pas emblemës së institucioneve më të larta fetare që kanë për detyrë të mbrojnë normat dhe moralin fetar, të fshihen ata që nuk kanë njohur asnjë normë njerëzore.
me teper
image

Kujdes, s’keni si i shkëmbeni varret

Por, duke qenë elitat politike shqiptare shumë “proeuropiane” dhe shumë “properëndimore”, le që ato asnjëherë nuk janë mbledhur troç që të merren vesh se si do vepronin nëse do fillonte korrigjimi i kufijve shtetërorë në këtë pjesë të Ballkanit, por atyre u lidhet gjuha në nyje posa ndokush përmend mundësinë e rivizatimit të hartës së kësaj pjese të Ballkanit. Me çka njeriu fiton përshtypjen e gabuar se shqiptarët janë i vetmi popull i këtushëm që është i kënaqur me ndasitë e fundit shtetërore në Ballkan, si dhe përshtypjen e saktë, se elitat politike të këtij populli kanë mbetur peng te kufijtë mendorë që ndajnë “principatat” që ata i sundojnë.
me teper
image

Zgjidhje e përkohshme për frustracionin afatgjatë

Të merremi vesh: arsimimi është boshti kurrizor i një populli dhe nëse dikujt i nevojitet arsimim superior masiv dhe sa më i ngutshëm, ata janë shqiptarët e Maqedonisë. Gjithashtu, duhet të jetë e qartë se më e vlefshmja që e realizuan shqiptarët e këtushëm gjatë dy dekadave të fundit, është themelimi dhe legalizimi i universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoni. Vlerë e cila tani mbindërtohet me shpërndarjen e fakulteteve të këtyre universiteteve nëpër të gjitha mjediset ku jetojnë shqiptarët.
me teper
image

E paketuar ngutshëm

Nuk ka dyshim se qytetet dhe shtetet nuk i takojnë të kaluarës, por të sotmes, ato janë pronë e atyre që sot ecin mbi tokë, e jo e atyre që prehen nën të dhe lavdia nga e kaluara vlen vetëm aq sa atë di ta mbrosh e ta shtresosh me vlera të reja, të cilat ndërlidhen me të trashëguarat. Shikuar nga ky këndvështrim, ka kohë që shkupjanët shqiptarë u ngjajnë banorëve të një qyteti të cilit qytet dikush ia ka vjedhur të kaluarën. Andaj ata sot jetojnë në thellësitë e plasaritjes që ndan hutesën e tyre pse shqiptaria aq lehtë e “dorëzoi” Shkupin nga paqartësia pse politikanët e këtushëm shqiptarë kurrë nuk e kuptuan se Maqedonia në të vërtetë është Shkupi, pse ata nuk e kuptuan me kohë se pasi të vendosen të gjitha përmendoret e Gruevskit dhe pasi në këtë qytet të ndërtohen të gjitha kishat e tij, atëherë e kaluara shqiptare e Shkupi do bëhet edhe më e largët se që është tani.
me teper
image

Enverizëm, por i shpërndarë

Pra shqiptarët, kudo që janë, drejtohen nga politikanë, të cilët thonë se kanë qëllim të njëjtë dhe ideal të përbashkët – vlerat perëndimore, por pa treguar se a i mbështesin veprimet e veta politike mbi ndonjë vlerë kombëtare, se a ka diçka të shenjtë shqiptare që ua kushtëzon shpejtësinë dhe kahun e udhëtimit drejtë botës pa kufij. Pra, bota shqiptare udhëhiqet nga politikanë që dinë të komunikojnë në gjuhën angleze me botën përtej maleve, por s’dinë si ta zhvillojnë bisedën politike me kundërshtarët e vet politikë që flasin shqip dhe janë shqiptarë. Me çka, ke përshtypjen se ata duan të na bindin se Europa pa kufij është e përbërë nga popuj dhe shtete të copëtuar brenda vetvetes në “të majtë” e “të djathtë”, se politikanët tanë presin që shqiptarinë ta “arnojë” Brukseli.
me teper
image

Të joshur nga miti për vetveten

Si do që të jetë dhe cilat do që të kenë qenë shkaqet që e çuan Ali Ahmetin publikisht të pranojë se ai nuk ka hallin e braktisjes së qeverisë, po atë se ku të shkojë pastaj, pra cilat do qofshin arsyet që e çojnë BDI-në të përcaktohet për Gruevskin e jo për popullin, ka një të vërtet që i shpjegon të gjitha të tjerat: BDI-ja e sotme përballet me mitin që e ndërtoi për vetveten. E ai mit ishte i ngritur mbi një të vërtetë dhe një gënjeshtër: mbi të vërtetën e lavdishme që kjo parti e trashëgoi nga ish UÇK-ja dhe mbi gënjeshtrën e madhe se gjithë administrata perëndimore është përqendruar në përcjelljen edhe përkrahjen e veprimtarisë së kësaj partie.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 41 - 50