Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 51 - 60
image

Heronjtë dhe kriminelët

Shqiptarët e Maqedonisë që moti jetojnë në këtë shtet, i cili pa shumë shpjegime, cilindo shqiptar të këtushëm, mund ta shpallë “kriminel” dhe ta ekzekutojë pa i dhënë mundësi të dëshmojë pafajësinë e vet. Policia e këtij shteti, e pakontrolluar nga shqiptarët, në çdo kohë, dhe cilindo figurë publike të shqiptarëve të këtushëm, mund ta sjellë në një situatë dëshpëruese që ai me të vërtetë të bëjë çmos që ta dëmtojë shtetin në të cilin njësitë policore u ngjajnë eskadronëve për ekzekutimin e të gjithë atyre që pushteti i konsideron si të rrezikshëm.
me teper
image

Atdheu që të ekzekuton

Sikur BDI-ja të ishte parti serioze, sikur pushtetarët shqiptarë ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bëhesh bashkëqeverisës pa pasur kontroll mbi të gjitha institucionet e shtetit, ata që moti do ta kuptonin se atdheu të dënon për krimet e bëra, por nuk të ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshën e vërtetë të përgjegjësisë së politikanit, atyre do t’u mjaftonin 10 protestues të rinj dhe vetëm 10 shqiptarë që më shumë i besojnë armës se sa institucioneve të shtetit, që të uleshin e të analizonin se cilat janë shkaqet që i çojnë shqiptarët e këtushëm të ndjehen të rrezikuar nga institucionet e shtetit.
me teper
image

Si në shtëpi pa pronar

Prokuroria dhe policët e EULEX -it hynë në Ministrin e Transportit të Kosovës si të ishte ajo shtëpi publike ku shkon me furgona policor, i nxjerr prostitutat dhunshëm nga dhomat e tyre dhe i çon në kontroll mjekësorë që të vërtetosh thash e thëniet se janë të infektuara nga sëmundje venerike. E në ndërkohë, thuajse të gjithë i duartrokitën përkushtimit të EULEX-it në luftën kundër korrupsionit. Madje të paktë ishin ata që shtruan pyetjen parimore: si mund të shpallësh ndonjërin publikisht si hajn, para se këtë ta dëshmojë gjykata.
me teper
image

Robër të mendësisë së vasalit

Pas Avokatit të Popullit fjalën e merr deputeti i partisë në pushtet . Dhe përderisa i dëgjojë disa nga debatuesit, nuk mund t’i ikë ndjenjës se ajo tribunë ka vetëm një qëllim: t’i amnistojë ata që lejuan sopotasit e pafajshëm t’i kalojnë 7 vite në qelitë e burgut. Pra, më bëhet se shumica e debatuesve kanë vetëm një qëllim: të dalin në lajmet qendrore televizive, që populli të sheh kush janë të merituarit që kanë dëshmuar pafajësinë e sopotasve. E në ndërkohë, unë s’kam si mos e shpalosi ndjenjën se shqiptarët e pafajshëm që vuajnë nëpër burgjet e Maqedonisë, janë viktimë edhe e mendësisë vasale , janë haraçi që duhet paguar për shqiptarët që qëndrojnë në krye të institucioneve shtetërore, duke plotësuar vetëm një kusht: të jenë të pëlqyer dhe të përdorshëm për “sunduesin”.
me teper
image

Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti

Dhe kush mund atëherë të paragjykonte se BDI-ja e Ali Ahmetit do përfundojë njësoj si gjitha partitë e mëparshme të këtushme shqiptare: si avokate e VMRO-DPMNE-së. Kush pra mundej asokohe ta paramendonte se Ali Ahmeti do e mbrojë Gruevskin nga ne që themi se nuk duam Maqedoni që ndërton të kaluarën e maqedonasve dhe shemb rrugët e ardhmërisë shqiptare. Dhe kush mund ta paramendonte asokohe se do vijë koha kur Ali Ahmeti do jep deklarata politike të vlerësuara si shumë “të pjekura” nga Gruevskin, e të përjetuara si shumë “aguridhe” nga populli të cilin e përfaqëson.
me teper
image

Era e tokës

Duke qenë Ballkani me shekuj vend ku vdiset për token, por edhe tokë që nuk e ushqen gjithaq lehtë jetën, edhe sot e kësaj dite, kjo hapësirë ka mbetur atdhe ku jetojnë popuj të cilët sa herë që e ngatërrojnë kalendarin e të sotmes së tyre, prehjen e shpirtërore e kërkojnë atje ku tjetër kush është pronar i jetës. Kështu që nuk është e çuditshme pse Patriarku serb, Irinei në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve tha se Kosova është Jerusalemi serb dhe, duke u lutur për paqe, nuk harroi t’i bëjë lutje Zotit t’ia kthej Serbisë Kosovën, “djepin shpirtëror" të serbëve.
me teper
image

Dikur e domosdosdoshme sot e turpshme

Nëse në vitin 2008, BDI-ja mund ta arsyetonte hyrjen e saj në qeverinë e Gruevskit me nevojë që ta rikthente legjitimitetin e popullit, që të dëshmonte se vetëm vota e popullit të këtushëm shqiptar është ajo që përcakton kush do e përfaqësoj atë nëpër institucionet më të larta shtetërore, sot BDI-ja nuk ka asnjë arsye të logjikshme të mbetet në këtë koalicion qeverisës përbuzës për shqiptarët. Me mbetjen e saj në këtë koalicion qeverisës, BDI-ja nuk dëmton vetveten, por dëmton të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.
me teper
image

Kufijtë e urrejtjes

Nuk ka dyshim se është urtësi dhe virtyt i shenjtë njerëzorë që urrejtjen e tjetrit ndaj teje, të mos e ushqesh me urrejtjen tënde ndaj tij. Njësoj siç nuk ka dyshim se kur ke fqinjë që të urrejnë, ti nuk duhet të sillesh si i dashuruar i verbëruar nga dashuria, që nuk e sheh se e dashura nuk e do, apo si mazohist i cili dashurohet në atë që e dhunon.
me teper
image

Duhet ndërruar brava

Duke qenë Maqedonia shtet i shumë pronarëve, por i drejtuar dhe i kontrolluar vetëm nga elitat politike maqedonase, që vijnë e shkojnë nga pushteti, s’ka si mos e kesh përshtypjen se partitë shqiptare të përfshira në koalicionet qeveritare, ishin dhe mbetën vasalë që zbukurojnë buqetën politike, që vetëm u jepnin legjitimitet qeverive të dikurshme të Maqedonisë dhe e legjitimojnë qeverinë e sotme të Gruevskit
me teper
image

Na mungon vetëm samari

Kur jemi te gjobat, duhet pranuar se, sa u përket dënimeve, Gruevski jo vetëm që nuk bënë dallime ndëretnike, por shqiptarët i mbanë për gjobë-pagues të privilegjuar. Kështu që, vlerësuar sipas përqindjes së shqiptarëve nëpër burgje dhe të atyre që gjatë një dite paguajnë gjoba, ke përshtypjen se numri i banorëve shqiptarë në këtë shtet është i barabartë me atë të kinezëve që jetojnë në Pekin.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 51 - 60