Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 61 - 70
image

Gropë e thellë dhe e ngushtë

Sikur pushtetarët shqiptarët të ishin më të vëmendshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, ata me kohë do e shihnin se investimet që i bënë Gruevski për përmendoret e veta, e tejkalojnë shumën e parave të nevojshme për zhvillimin e gjitha komunave shqiptare.
me teper
image

Privatizimi i popullit

Tirana është bë simbol i politikës grindavece shqiptare, ajo është arenë e një lufte më primitive mes prijësve të “popullit opozitarë” dhe atyre të “popullit pushtetarë”. Prishtina i ngjanë një udhëkryqi me dy palë semaforë, të cilët më shumë e ngatërrojnë, se sa e lehtësojnë ecjen e Kosovës drejtë konsolidimit të saj: semaforët e pushtetit vendorë dhe ato të sunduesve ndërkombëtarë.
me teper
image

Procesverbali i të sotmes

“Shqipëritë” tona shpeshherë ngjanë në shoqëri ku janë ngatërruar kohët dhe ku janë në grindje të pakompromisë ndërtuesit e të djeshmes dhe projektuesit e të ardhmes sonë. Duke qenë shoqëritë shqiptare arena kacafytjesh të pakuptimta politike, sot kemi një Kosovë ku ke përshtypjen se njëri ndreq, e tre të tjerë prishin.
me teper
image

Në shenjë të triumfit të tyre

Kohëve të fundit kamë ndjenjën se shoqëria e shqiptarëve të këtushëm është ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në botën e mirë ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e krerëve partiak, dhe në botën mjerane në të cilën banon populli.
me teper
image

Mirupafshim deri në provokimin e ardhshëm

Vetëm i verbëri dhe analfabeti politik nuk mund ta shihte se ku çonte koncepti - Shkupi kryeqendër i maqedonasve, e Tetova kryeqendër e shqiptarëve të Maqedonisë. Vetëm analfabetët dhe “patriotët” e kalibrit që kanë shqiptarët e Maqedonisë, s’mund ta parashikonin se ky koncept çonte drejtë “Shkupit 2014”, se ky koncept e çonte shtetin drejtë ndarjes së tij, ndarje që bëhej vetëm sipas “hartave” maqedonase, ndarje që ua garantonte shqiptarëve Tetovën - që askush nuk ua merr - dhe i çonte drejtë humbjes së Shkupin, i cili duhet t’u takojë të gjithëve që jetojnë në këtë shtet.
me teper
image

Vëllazëria e motrave të përdala

Pyetjes se pse partitë e këtushme shqiptare kurrë nuk arritën të etablohen e të bëhen partnerë të mirëfilltë që do u bënin ballë subjekteve politike maqedonase, mund t’i jepet një përgjigje shumë e shkurtë: sepse ato kurrë nuk e kuptuan se pushtetari pa shtet është si kalorësi pa këmbë, e kalin e të cilit e shalërojnë të tjerët, se të bëhesh pushtetar e të mos kesh kontroll mbi institucioneve shtetërore, është sikur të vozisësh veturë i ulur në prehrin e atij që e mbanë në dorë timonin.
me teper
image

Shumë zhurmë

Tani, të marrësh e të analizosh pse shqiptarët e këtushëm ende mbetën vasal të qarqeve maqedonase të vendosjes, duhet të fillosh nga partia shqiptare që tani është në qeveri. E që të zbërthesh se nga i tërë ai inferioritet i BDI-së në qeverinë aktuale të Gruevskit, më parë duhet të pranosh se çdo gjë vjen nga bindja dominuese te politikanët e këtushëm shqiptarë se e mira e popullit është e barabartë me mirëqenien e tyre.
me teper
image

Përmendoret e përbuzjes

Shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur sepse kur përfaqësuesve të vet qeveritarë ua shpalosin këto të dhëna, ata arsyetohen se vendimet për këto harxhime janë sjell para se ata të vijnë në qeveri. Pra, japin përgjigje që u shkon për shtati atyre që mendojnë se ne nuk dimë asgjë, që besojnë se ata kanë obligim t’i arsyetojnë veprimet e Gruevskit, e jo të ndërmarrin diçka që ta ndalin këtë koncept politik të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, koncept i cili një popull e favorizon, e tjetrin e përbuzë.
me teper
image

S’ka kush të turpërohet

Por, në të gjitha këto pakënaqësi të shqiptarëve të këtushëm me ligjet dhe vendimet që i sjellë qeveria e Gruevskit, ka diçka që arrin kufirin e absurdit: reagimet e shqiptarëve ndaj qeverisë së VMRO-DPMNE-së kanë intonacionin thuajse në atë qeveri nuk ka kush ta përcjellë zërin shqiptarë, thuajse në atë qeveri vendosin vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, e jo edhe ata të BDI-së. Gjë që mund të ketë vetëm dy domethënie: o shqiptarët e këtushëm janë pajtuar me realitetin se përfaqësuesit e tyre në qeveri janë vetëm kukulla pa zë, o kanë frikë që pakënaqësitë e veta t’i drejtojnë në adresën e duhur – në selinë e BDI-së, që ka për obligim të mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
me teper
image

Ditët e gëzimdhembjes

Dhe nuk ka dyshim se lindje-vdekjet njerëzore janë më të përsëritura mbi këtë rruzull tokësorë, por gjithmonë kanë freskinë thuajse ndodhin për herë të parë. Në të vërtetë, ato edhe janë të papërsëritshme, për çdonjërin prej nesh.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 61 - 70