Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 81 - 90
image

Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.
me teper
image

Herë e mirë e herë e keqe

Duke u nisur nga kjo e vërtetë, gabojnë ata që mendojnë se ka parti shqiptare e cila do tërhiqej nge koalicioni qeveritarë me Gruevskin pasi të ndodhte, për shembull, ndonjë “Brodec” apo pas botimin të ndonjë “Enciklopedie” që shprehë frymën institucionale antishqiptare. Gabojnë shkaku se as BDI-ja, as PDSH-ja, nuk bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në që të luftojnë antishqiptarin institucionale në këtë shtet, por që të dëmtojnë njëra tjetrën. Me çka ato u shpalosën si parti të cilat nuk e dinë se legjitimiteti i keqpërdorur, ta merr kredibilitetin të përfaqësosh ata që të kanë votuar.
me teper
image

Doni të na njihni!

Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.
me teper
image

Piromanët dhe zjarrfikësit

Lidhur me “Enciklopedinë” e shkruar me alfabetin e urrejtjes ndajë shqiptarëve, u prononcua edhe presidenti i maqedonasve Gjeorgji Ivanov, i cili tha se ky libër është problem i shkencëtarëve, e jo i politikanëve. Duke mos shpjeguar se ç’ndodh kur një projekt i tillë ka përmasat e një pamfleti politik. Ai jo se nuk e din se duhet dhënë edhe ky shpjegim, por është i vetëdijshëm se nëse do i futet shpjegimit se ç’ndodh me projektet antishqiptare të financuara nga shteti dhe të përuruar nga kryeministri, do duhet të shpalosë “autorët” e vërtetë dhe porositësit e një “Enciklopedie” të tillë. Pra, do duhet të tregojë me gisht nga vetvetja dhe shokët e partisë së tij në qeveri, të partisë e cila është e vetmja që nuk u distancua nga ky projekt antishqiptarë.
me teper
image

Akademisë maqedonase i duhet vënë dryni

Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve").
me teper
image

Enciklopedia e shtetit dhe popullit të trilluar

Por, kaq lidhur me ata që e shkruan dhe e lejuan botimin e kësaj Enciklopedi, sa të dihet se ajo shprehë mjerimin e tyre, e jo të vërtetën për shqiptarët. Tani të kalojmë te ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me parat e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritik ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thuajse janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit, të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon e i përuron kryeministri i këtij shteti.
me teper
image

Akademiikët maqesonas,sërb të vonuar

Në këtë Enciklopedi të Maqedonisë, shqiptarët janë dhënë si të ardhur nga askund, si të sapozbritur nga malet, ku fshehurazi janë zbarkuar prej ndonjë planeti tjetër, sa t‘i pushtojnë trojet e sllavo-maqedonasve. Ata, në këtë enciklopedi, përshkruhen ashtu siç i paraqisnin enciklopedistët serbë gjatë shekujve të mëparshëm, kur donin të shlyenin çdo shenjë shqiptare në këtë Ballkan. Dhe të njëjtët kapituj të enciklopedive të dikurshme serbe për shqiptarët, tani e përbëjnë këtë të sotmen të Maqedonisë. E përbëjnë këtë enciklopedi të financuar edhe nga taksapaguesit shqiptarë, pra të lejuar nga pushtetarë shqiptarë, që thonë se ky shtet garanton dhe mbron veçoritë etnike të popullit që e përfaqëson.
me teper
image

Lundrues në detin pa brigje

Konstatimet e publicistëve dhe opozitarëve të këtushëm maqedonas se BDI-ja është duke i vrarë fëmijët e saj – Marrëveshjen e Ohrit dhe vlerat e UÇK-së - nga partia e Ali Ahmetit nuk marrin thuajse asnjë përgjigje. Dhe heshtja e tyre shpjegon çdo gjë. Mbase ata ngushëllohen me bindjen se këto kritika vijnë nga qarqet (pro)maqedonase (duke harruar se vetë janë ne koalicion me VMRO-DPMNE-në që frymon antishqiptarçe) e që kanë për qëllim ta çojnë BDI-në ta ndihmojë LSDM-në opozitare në betejën e saja me VMRO-DPMNE-në. Me çka e mbivlerësojnë veten duke mos parë se me ardhjen në pushtet, BDI-ja vetëm e çoi më tej atë që e kishte filluar PDSH-ja gjatë ardhjes së saj në qeveri në vitin 2006, e kur Gruevski tregoi qartë se shqiptarët i konsideron vetëm si vasal të dëgjueshëm me të cilët do bëjë tregti nga më primitivet: do u jep pushtetarëve shqiptarë aq privilegje sa ata të mos kenë sy e fytyrë të ankohen dhe të mos kenë rrugë tjetër përpos popullin ta heshtin me premtime të kota.
me teper
image

Vitet e verbërisë

Nga ky vit, më në fund, u dha në përdorim godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku”, e ndërtuar në lagjen Veri të Shkupit. Godinë shkollore të cilës i është vënë gurthemeli aq herë sa ka pasur zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Pra, e cila ndërtohet plotë dy dekada, aq vite për sa Perandoria Turke i ndërtoi të gjitha kalatë dhe xhamitë në Ballkan, edhe atë në kohë kur gurët janë bartur mbi shpinë e me gomarë. Dhe si e tillë, kjo ndërtesë e re e gjimnazit më të vjetër në gjuhën shqipe në Maqedoni, e që i ka shëtitur të gjitha lagjet e Shkupit si qiraxhi i shkollave maqedonase, do mbetet e largët për nxënësit e fshatrave perëndimorë të Shkupit – ku edhe dominon popullata shqiptare – aq sa është i largët edhe Universiteti i Tetovës. Andaj, nuk është e çuditshme nëse në të ardhmen, ata u drejtohen shkollave të mesme në Tetovë.
me teper
image

Kornizë trekëndëshe

Por, edhe në epokën socialiste, si edhe në të gjitha kohët tjera, dhe pa marrë parasysh ngjyrat e sunduesve nga ajo anë dhe nga kjo anë e kufirit, mbeteshin qartë të shënuar brinjët e trekëndëshi shqiptarë Tiranë-Prishtinë-Shkup, e mbi të cilin shtrihet planimetria e përafërt e tërë shqiptarisë. Pra, shiheshin qartë tre brinjë që formonin kornizën ku qëndronte portreti ynë kolektivë, me gjitha të mirat dhe të këqijat që kemi. Portret në të cilin edhe sot mund të shohësh të veçantat dhe të përbashkëtat e një populli që me dekada ka jetuar i ndarë me mure, që ka jetuar në sisteme dhe rrethana të ndryshme, por që kurrë nuk i ka harruar kufijtë etnik që i ka pasur të vulosur në vetëdije, e të cilët kanë qenë më të vlefshëm se ato të shënuar në hartat topografike.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 81 - 90