Fillimi | Intervista | Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë

Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve.

  Kim_Mehmeti_cmimi_rexhai_surroi_812103564.jpg 

Bisedë me shkrimtarin dhe publicistin Kim Mehmeti  

 Filozofinë për shkrimtarin i cili bëhet i famshëm vetëm pasi të vdes, e kanë shpikur ata vepra e të cilëve do vdes ditën që do varroset autori i saj. Tirana e Prishtina, dinë t'I gëzohen çdo të arrire tonë, si pjesë e arritjeve tona mbarëkombëtare. Sa për veten, në Shqipëri dhe Kosovë ndjehem më shumë shkrimtar se sa këtu ku jetoj... 

Vedat MEMEDALIU

 

Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve. Për çmimin "Rexhai Surroi" për letërsi kishin konkurruar 43 autorë me 50 tituj, ndërsa në gazetari kishin konkurruar 22 gazetarë me gjithsej 35 shkrime. Megjithatë, siç thane anëtarët e Komisionit, shkrimet e dërguara në kategorinë e gazetarisë, fatkeqësisht, nuk kishin arritur t'i plotësojnë kriteret dhe në këtë mënyrë, juria e kishte parë të arsyeshme mos ta japë fare këtë çmim. Ndryshe, për shpërblimin për letërsi, në mesin e 50-të konkurruesve ishte

edhe Fatos Kongoli, Ben Blushi, Agim Gjakova, Diana Çuli, Petrit Palushi dhe të tjerë. Me këtë rast, shkrimtari Mehmeti për gazetën KOHA shpreh domethënien e çmimit, tregon se së shpejti, krahas botimit të një libri që iu bë në gjuhën bullgare dhe gjermane, do të botohet edhe në gjuhën kroate dhe sllovene.

  

KOHA: Opusi juaj artistik, së fundi u vlerësua edhe me një çmim, me atë të Grupit medial KOHA, për romanin më të mirë vjetor. Ç’domethënie ka për ju ky çmim?

 

K.Mehmeti: Njeriu ngandonjëherë çmimet i ndjen edhe si shpërblim për kohën e harxhuar të bëjë diçka, ato janë edhe iluzion se çkadoqoftë mund ta kompensojë lodhjen tonë dhe kohën e harxhuar për të shkruar një vepër, ato janë edhe iluzion se mirë kemi “shitur” më të vlefshmen që kemi – aftësitë dhe kohën e harxhuar. Andaj çmimet janë gëzim i çastit, e puna dhe veprat që lë pas njeriu, mund të jenë diçka më jetëgjatë. Ky çmim për mua ka domethënie e kurorëzimit të një rrugëtimi tim disavjeçarë, që filloi në SH.B. “Rilindja”, ku si fillestarë më thanë: “Do bëhesh shkrimtarë”, e që mbase u mbyll me marrjen e këtij çmimi kur Prishtina më tha: Je bërë shkrimtar. Ndjehem mirë që këtë e tha Kosova, sepse në fshatin tim thonë: Nëse arrin të ulesh në krye të odës të burrave kosovarë, kjo do të thotë se sadopak je burrëruar. 

 

KOHA: Viteve të fundit keni qenë mjaftë produktiv. Kohë më parë një libër i juaj u botua edhe në gjuhën bullgare. A do të thotë kjo se tani, që natyrisht do të ishte ëndërr e çdo krijuesi, hapni shtegun për t’u përkthyer edhe në gjuhë tjera.

 

K.Mehmeti: Ju gënjen ai krijues që thotë se nuk do donte të komunikoj me sa më shumë lexues. Njësoj siç ju gënjen ai krijues që thotë se nuk e intereson të arrijë suksese më të mëdha. Dhe nuk është fare jokrijuese dhe jonjerëzore të kesh ambicie. Jokrijuese dhe jonjerëzore është të mos dish t’i kontrollosh ambiciet tua, jokrijuese dhe jonjerëzore është kur lejon që ambiciet të shndërrohen në sëmundje, e cila sëmundje të çon t’i urresh gjithë më të suksesshmit se ti. Unë do doja të arrijë sukseset e Kadaresë e të Kongollit, por unë ata nuk i urrej shkaku se janë më të mirët e letërsisë të cilës i takoj, përkundrazi, mburrem që i takojnë letërsisë sime, u gëzohem sukseseve që ata arrijnë në botë dhe që janë bërë pjesë e bibliotekës botërore. Pra, mua më gëzon botimi i romanit tim në gjuhën gjermane e bullgare, si edhe ai që së shpejti do botohet në gjuhën kroate dhe sllovene.

 

KOHA: Se ka krizë të leximit në Maqedoni, kjo gjithsesi është evidente. Qëllimisht nuk thamë se libri shqip është në krizë, sepse ai botohet nga kush që mund të arrijë. Pra, pyetja jonë është pse ka krizë të leximit?

 

K. Mehmeti: Kure rrënohet një sistem vlerash, e ndërtohet një i ri, nën rrënojat e tij, i pari që më së shumti pëson, është arti. Në të gjitha kohët dhe në të gjitha shoqëritë, ka diçka që nuk ka ndryshuar fare: arti ka qenë e do mbetet çështje që dëshmon se sa një popull ka të etabluara elitat e veta kulturore, shkencore, politike e  tjera. Mosleximi në Maqedoni dëshmon se ne ende nuk kemi etabluar elitat tona të gjinive të ndryshme. Përndryshe, si mund të kuptohet e vërteta se ne kemi më pak lexues se sa është numri i profesorëve universitar që ligjërojnë letërsi dhe gjuhë. Kjo ka vetëm një shpjegim: ne, si shqiptarë të Maqedonisë, ende kemi kuazi-elita, kemi arsimim të cunguar dhe shumëçka tjetër që i ka hije një populli i cili nuk ka pasur mundësi, që në mënyrë të natyrshme, të kultivojë të gjitha shtresat e veta sociale.

 

KOHA: Pos jush dhe një apo dy krijuesve tjerë nga Maqedonia që arrijnë të botojnë në Kosovë e Shqipëri, krijuesit tjerë , kuptohet bëhet fjalë për ata me vlera, kanë mbetur të margjinalizuar. Pse ndodh kjo. Nuk ka interesim nga Tirana e Prishtina, apo bëhet fjalë për diçka tjetër?

 

K. Mehmeti: Mendoj se për krijuesin shqiptar, kudo që ai është, kurrë nuk ka qenë më lehtë se sot të botojë në hapësirën mbarëshqiptare. Andaj më duken absurde dhe qesharake pohimet se dikush sot mund të pengoj ndonjërin të botojë kudoqoftë në Kosovë apo Shqipëri. E di një gjë: filozofinë se dikush në Tiranë, apo Prishtinë, nuk i duron shkrimtarët e mirë të këtushëm, e kanë promovuar shkrimtarët që nuk shohin problemin në vetveten, por te të tjerët. E di se edhe filozofinë, se ne shkruajmë mirë, por lexuesit nuk dinë të lexojnë, e kanë shpikur ata që as dinë të shkruajnë, as të lexojnë. Apo jam i bindur se filozofinë për shkrimtarin i cili bëhet i famshëm vetëm pasi të vdes, e kanë shpikur ata vepra e të cilëve do vdes ditën që do varroset autori i saj. Unë nuk them se ne krijuesit e këtushëm shqiptarë nuk përballemi edhe me arrogancën e Tiranës, e cila shpesh mendon se këtu nuk ka asgjë të vlefshme, apo se nuk përballemi edhe me mendjemadhësinë e Prishtinës se nga ne nuk mund të pritet asgjë e vlefshme. Por, e them me plot bindje, se vlera vet hap rrugën, them se edhe në Tiran edhe në Prishtinë, me dashamirësi presin artistin që vjen nga Maqedonia. E them me plot bindje, se Tirana e Prishtina, dinë t’i gëzohen çdo të arrire tonë, si pjesë e arritjeve tona mbarëkombëtare. Sa për veten, në Shqipëri dhe Kosovë ndjehem më shumë shkrimtar se sa këtu ku jetoj. Sa për veten, jam i bindur se Tirana e Prishtina nuk kanë dëmtuar asnjë vlerë tonën, por përkundrazi, kanë bërë çmos që ato vlera të pakta që kemi, t’i  ngrenë sa më lartë në piedestalin e vlerave mbarëkombëtare.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next