Kim Mehmeti
http://kmehmeti.com/
©2008 ALBART.
ALBART
2010-09-09T23:12:58+02:00
Kah vetvetja
http://kmehmeti.com/analiza/305.html
2010-09-06T08:34:00+02:00
2010-09-06T08:34:00+02:00
Semi
Nëse arrini në një qytet, në sheshin e të cilit ka më shumë përmendore se sa kalimtarë, ta dini se jeni në kryeqytetin e shtetit të cilin e udhëheqin macet politike, të cilave vetvetja u ngjason në luan. Pra, duhet ta dini se ndodheni në Shkup, në kryeqytetin e Maqedonisë dhe se përballë keni përmendoret e Gruevskit. Dhe duke i parë këto përmendore, ju do e kuptoni pse Kryeministri i Maqedonisë i harxhon paratë e taksapaguesve shqiptarë si t’i kishte trashëguar nga gjyshi i vet. Pra, do e kuptoni se Gruevski ndërton përmendore dhe teleferik deri te kryqi mbi Vodno edhe me parat e shqiptarëve ngaqë mbulesë ka Ali Ahmetin “që e mbanë fjalën” dhe i cili del përpara shqiptarëve e premton se në sheshin e Shkupit do ketë edhe përmendore të heronjve shqiptarë, e shqiptarëve të këtushëm nuk u shkon ndër mend ta pyesin atë se në cilën çajtore është vendosur për personalitetet që do nderohen me shtatore, apo cili komision ka caktuar figurat historike të shqiptarëve që meritojnë ta stolisin sheshin e Shkupit.
Kullat
http://kmehmeti.com/analiza/304.html
2010-08-30T08:05:00+02:00
2010-08-30T08:05:00+02:00
Semi
Duke shëtitur sot nëpër “shqipëritë” tona, e nëpër të cilat shtëpitë mbijnë më shpejt se kërpudhat, njeriu saktësisht mund ta përcaktojë se malli i atyre që i janë kthyer vendlindjes ka mbetur peng i zilisë ndaj vendit nga ka ardhur kurbetçiu. Pra, duke shëtitur nëpër vendbanimet tona, në mes të ndonjë fushe, mund të shohësh shtëpi me kulm të pjerrët të stilit alpin, apo ndonjë kështjellë si e dalë nga fushëgropat e lagështa të Anglisë, e me çka e kupton se vendbanimet shqiptare mbahen gjallë nga malli për tokën e lindjes, por ato bëhen viktimë e ngrehinave “moderne” të huazuara nga arkitekturat me traditë të largët nga ajo e kullës. E sheh pra lehtësinë me të cilën shqiptari e pranon të huajën dhe e harron të vetën.
Lartësia e të nënshtruarve
http://kmehmeti.com/analiza/303.html
2010-08-15T07:50:00+02:00
2010-08-15T07:50:00+02:00
Semi
Se si duket Maqedonia e pas Marrëveshjes së Ohrit dhe se ajo dallon nga vetvetja e para konfliktit të vitit 2001, më së miri e dëshmon pozita e partive shqiptare në koalicionet qeverisëse ku ato mbetën në rrafshin e atij që ka “20 për qind të drejta”, në pozitat e të renditurit si “i dyti” në orkestrën që drejton shtetin, në pozitën e vasalit që pret mëshirën e sunduesit për t’i dhënë diçka sa për ta arsyetuar vasalitetin e vet.
Kujtime panoramash të vjetra
http://kmehmeti.com/analiza/302.html
2010-08-09T08:25:00+02:00
2010-08-09T08:25:00+02:00
Semi
Ku ta dish, mbase jo vetëm valët e lumit që nuk mund dy herë të kalojnë mbi të njëjtin gur, por edhe kodrinat përreth nesh nuk i mbulon korja e njëjtë e tokës që i ka mbuluar para shumë vjetësh. Mbase edhe dheu mbi tokë lëviz i shtyrë nga rrënjët e drunjve dhe kullosës që gjatë viteve rritet dhe kalbet nga gjelbërimi që shekuj me radhë ka joshur shikimin e njerëzve, që pastaj ta plehërojë dheun me vetveten e kalbur, e ku do të mbijë kullosa e pranverës së ardhme
Shkupi
http://kmehmeti.com/analiza/301.html
2010-08-02T07:17:00+02:00
2010-08-02T07:17:00+02:00
Semi
Duke qenë qytet me të kaluar të begatë, me të kaluar përplot edhe me ngjarje tragjike dhe shkatërrime të përmasave që vështirë mund të imagjinohen, me të kaluarën e Shkupit janë marrë shumë studiues e historianë dhe për të janë shkruar shumë libra. Shumë nga librat për të kaluarën e Shkupit në të vërtetë nuk flasin gjithaq për të shkuarën e tij, as për të vërtetat që kanë të bëjnë me këtë qytet ku janë gërshetuar fatet e popujve të këtyre hapësirave, por ato shpalosin vesin ballkanik që edhe librat historikë të ndryshojnë përmbajtjet me po të njëjtën shpejtësi sa edhe ndryshimi i rendeve shoqërore dhe i sunduesve.
Ngutje
http://kmehmeti.com/analiza/300.html
2010-07-26T07:30:00+02:00
2010-07-26T07:30:00+02:00
Semi
Më në fund çohem, shkoj në dhomën time të punës, e mbyll derën dhe shtegtoj në botën time që ka kufij të caktuar, të pakalueshëm për anëtarët e tjerë të familjes. Me çka, jam aty, por i padukshëm dhe i largët për të tjerët, po aq sa edhe ata nga unë, sa edhe familjarët tjerë që janë mbyllur në dhomat e veta, e me të cilët na ndan nga një mur në mes, por në të vërtetë jemi të largët aq sa edhe botët në të cilat jetojmë. E unë ulem pranë tavolinës sime me po të njëjtën ndjenjë që nuk më shkëputet, se ne të pestit, që jetojmë nën atë kulm, gjithnjë e më rrallë komunikojmë mes vete, gjithnjë e më rrallë qeshemi apo ankohemi. Mbase shkaku se ne edhe nuk jetojmë me atë që kemi pranë, por me botën që na ofrojnë kufjet në vesh apo ekrani televiziv dhe ai i kompjuterit.
Përmendoret e së keqes
http://kmehmeti.com/analiza/299.html
2010-07-19T09:00:00+02:00
2010-07-19T09:00:00+02:00
Semi
Një nga datat e çnjerëzores europiane dhe botërore, me siguri do mbetet edhe 11 korriku, ditë kur përpara pesëmbëdhjetë viteve u masakruan dhe u vranë mbi 8000 myslimanë të Bosnjës. Edhe atë duke qenë në “zonën” e shpallur si të “mbrojtur” nga Kombet e Bashkuara, duke shpresuar se ishin të mbrojtur nga njerëzorja dhe humania e kësaj bote, e që në fund të bëheshin viktima të së kundërtës të asaj për çka kishin shpresuar. E që sot, po ajo Europë dhe botë e civilizuar, të bëjë çmos që sa më shpejt ta harrojë këtë krim që bie edhe mbi ndërgjegjen e saj dhe po ashtu, të bëjë çmos që ata në emër të të cilëve u bë ky krim, të binden se e ardhmja e tyre është në shlyerjen e kufijve mendorë ndaj të tjerëve dhe po atyre t’u mundësojë lirshëm të bredhin nëpër Europën pa kufij. Edhe atë mbase sërish duke u nisur nga parimi se më i kujdesshëm duhet të jesh ndaj të ligut, se sa ndaj të mirit, sepse edhe ashtu e keqja nuk duhet pritur nga i miri.
Kim Mehmeti me 14 mijë “fansa” në “Facebook”
http://kmehmeti.com/media-lajme/298.html
2010-07-14T07:40:00+02:00
2010-07-14T07:40:00+02:00
Semi
Në faqen e simpatizuesve dhe lexueseve të Kim Mehmetit të hapur nga idhëtarët e tij në “Facebook” tani më janë grumbulluar plotë 14 mijë “fansa”.
Si gjuetar derrash të egër
http://kmehmeti.com/analiza/297.html
2010-07-12T08:30:00+02:00
2010-07-12T08:30:00+02:00
Semi
Jo njëherë gjatë historisë, religjionet e ndryshme, si dhe krahët rivalë brenda fesë së njëjtë - e gjithmonë në emër të Zotit – janë përgjakur mes tyre dhe jetën e besimtarëve e kanë shndërruar në ferr. Apo ka ndodhur që pas kapotës së shërbëtorit të Zotit, të fshihen shërbyes të djallit. Njësoj siç ka ndodhur që pas emblemës së institucioneve më të larta fetare që kanë për detyrë të mbrojnë normat dhe moralin fetar, të fshihen ata që nuk kanë njohur asnjë normë njerëzore.
Kujdes, s’keni si i shkëmbeni varret
http://kmehmeti.com/analiza/296.html
2010-07-05T07:25:00+02:00
2010-07-05T07:25:00+02:00
Semi
Por, duke qenë elitat politike shqiptare shumë “proeuropiane” dhe shumë “properëndimore”, le që ato asnjëherë nuk janë mbledhur troç që të merren vesh se si do vepronin nëse do fillonte korrigjimi i kufijve shtetërorë në këtë pjesë të Ballkanit, por atyre u lidhet gjuha në nyje posa ndokush përmend mundësinë e rivizatimit të hartës së kësaj pjese të Ballkanit. Me çka njeriu fiton përshtypjen e gabuar se shqiptarët janë i vetmi popull i këtushëm që është i kënaqur me ndasitë e fundit shtetërore në Ballkan, si dhe përshtypjen e saktë, se elitat politike të këtij populli kanë mbetur peng te kufijtë mendorë që ndajnë “principatat” që ata i sundojnë.