Fillimi | Intervista | Mirupafshim deri në provokimin e radhës...

Mirupafshim deri në provokimin e radhës...

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë"..

Fatmira Nikolli

07/11/2009 -  Gazeta Shqiptare

 

Ju promovuat dje në Tiranë librin "Fara e bimës së keqe". Cila është domethënia e këtij libri për ju?


Kam qenë në Berat dhe u befasova sepse unë nuk e besoja se atje njerëzit më lexonin aq shumë, e se më njihnin aq shumë. E njëjta gjë ndodhi në Tiranë. Ne andej themi shpesh se, nëse ta jep certifikatën Tirana se je dikush, ajo do të thotë se je, sepse në fund të fundit nuk mund të gënjej veten se jam dikush pa qenë. Tirana është piemonti ynë kulturor, edhe Prishtina, janë piemontet tona të intelektit, gazetarisë, të publicistikës dhe kur të pranojnë këto dy qendra, në një farë mënyre do të thotë se ke arritur diçka. Ne gjithë jetën punojmë që të arrijmë diçka, të realizohemi në jetën tonë. Libri që u promovua në Tiranë, "Fara e bimës së keqe", është një libër ku përmblidhet publicistika ime që është botuar në media të ndryshme. Gëzohem kur kam disa dëshmi të vogla që ia kam arritur të komunikoj me ato tekste edhe me lexuesin shqiptar në Shqipëri. Në 80 për qind të atyre teksteve trajtohen problemet e shqiptarëve në Maqedoni, por kjo do të thotë se ato probleme janë bërë të kuptueshme për shqiptarët këtu në Shqipëri. Pozitivitetin e atij libri unë e shoh nga ky këndvështrim. Ne kemi filluar t'i kuptojmë problemet tona shqiptare kudo që janë. Unë kam hasur njerëz që nuk e dinin se ka shqiptarë në Maqedoni. Pra ne, fazën e vetënjohjes e kemi kaluar, tashmë po e tejkalojmë, e tani vjen faza e komunikimit tonë normal. Ne mund të jetojmë në pesë shtete të Ballkanit, mirëpo ne duhet ta ndjejmë më mirë shqiptarinë, duhet të jetojmë në kufirin tonë etnik që kemi, pa marrë parasysh se unë si qytetar jam qytetar i Maqedonisë. Derisa nuk forcohet Shqipëria, e derisa Kosova nuk etablohet mirë si shtet, unë nuk mund ta kem mirë. Duhet të dimë se në Ballkan, ne mund ta kemi mirë nëse të tjerët e kanë keq, sepse ne do ta kemi ose të gjithë mirë, ose të gjithë keq. Kjo vlen për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Është iluzioni se Shqipëria mund të ndërtohet e të stabilizohet si shtet, edhe nëse ne shqiptarët e Maqedonisë nuk i arrijmë qëllimet tona në Maqedoni.
Kur thoni se duhet të jetojmë në kufijtë etnikë, çfarë nënkuptoni?
Në kufijtë etnikë, në vetëdijen etnike se Shqipëri është deri aty ku ka shqiptarë, por jo në kuptimin e rrënimit të shteteve, në kuptimin e vetëdijes kombëtare. Politikanët tanë gjithë kohës flasin për anëtarësimin në BE. Në BE, e para që bëhet është se hiqen kufijtë mentalë, ato që i kemi në mendjen tonë, ngarkesa që na i la pas nesh sistemi socialist. Ne shqiptarët kudo që jemi njëherë duhet të fshijmë këta kufij mentalë, duhet të kuptojmë se shqiptari është shqiptar edhe në Maqedoni, edhe në Luginën e Preshevës, edhe në Shqipëri. Pas fshirjes së këtyre kufijve, ne do e lehtësojmë komunikimin mes nesh, por edhe me të tjerët. Ne shqiptarët e Maqedonisë, me maqedonasit etnikë, shqiptarët e tjerë, me ata me të cilët bashkëjetojnë. Ky është parakusht. Ndaj ky nuk është kundër idesë europiane. Ne duhet të ribëjmë vetëdijen, jo të ribëjmë shtetet.


Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti ka deklaruar para pak ditësh se shqiptarët do të integrohen "me ose pa" maqedonasit në NATO e BE. Ju si e komentoni këtë deklaratë të tij?


Ajo është në radhën e deklaratave absurde. Unë nuk e di se si mundet një njeri nga një tren të quajtur Maqedoni, të mund të ndajë vetëm vagonin e shqiptarëve dhe atë, me të shtyrë ta çojë deri në Bruksel. Kjo mundet nëse i ndan shqiptarët e bën një shtet tjetër. Mirëpo nuk mundet për aq kohë sa qëndrimet e përfaqësuesve të ndryshëm të BDI-së janë të ndryshme. Ata thonë se përkrahim konceptin unikal të Maqedonisë, mirëpo nga ana tjetër mund të shkojmë në BE edhe pa maqedonasit. Do doja të më shpjegonin si? Kur lokomotiva që duhet të shkojë atje është Maqedonia e tillë siç është, si shtet multietnik, e jo si shoqëri multietnike, sepse dy konceptet kanë dallim. Të gjitha shoqëritë janë multietnike, mirëpo që një shtet të ndërtohet si multietnik, duhet të ketë institucionet multietnike. Unë mendoj se kjo është në frymën e shumë parullave populiste, me të cilat duan të arrijnë efekt. Them se BDI-ja tani është e kapur në rrjetën e antishqiptarisë dhe antiperëndimizmit së Gruevskit, e do që ta shpërndajë disi këtë mëkat, por ai nuk shpërndahet. BDI-ja ka shumë mëkate.
Është një lloj ngjashmërie me Poncin Pilat, po lan duart, doni të thoni ju?


Them se ata përballen me mëkatet e gabimet e veta. BDI është tashmë në rrjedhën e gabimeve të veta, sepse ajo bëri koalicion me një parti antishqiptare, që në gen e ka antishqiptarizmin e të cilin e fsheh dhe pret rastin kur mund ta manifestojë. Nga ky këndvështrim, realizohet vetëm antiperëndimizmi e asgjë tjetër në Maqedoni. Ky shtet mbeti peng i një politike proserbe, sepse ajo është një republikë e dytë proserbe në Ballkan, sepse është një filial i mirë i politikës serbe e këtë e dëshmon edhe Akademia e Shkencave. Nga ana tjetër, është shoqëria shqiptare që sinqerisht angazhohet që të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s. Pjesa maqedonase ka edhe krizë të identitetit e ky është problem i madh. Njëherë thonë se kanë prejardhje sllave e njëherë tjetër se janë pasardhës të maqedonasve etnikë. Për fat të mirë, ne nuk i kemi këto dilema. Unë si qytetar i Maqedonisë jam i gatshëm t'iu jap kohë që ta zgjidhin këtë krizë identiteti, por nuk iu jap kohë pafundësisht, se unë nuk dua të mbetem peng i dilemave të tjetrit. Veçanërisht jo në rrethana kur lumi global është i qartë se nga rrjedh, sepse ai e ka ndërtuar shtratin e vet dhe nuk mund të ndryshohet, e sidomos prej nesh, popujve të vegjël. Kemi dy zgjidhje, ose të mësojmë të notojmë nëpër atë lumë, ose të mbytemi, e unë nuk dua të mbytem, sepse këtë nuk ia uroj asnjë kombi.


Në librin "Farë e bimës së keqe" është botuar publicistika juaj. Kjo publicistikë, a ka një linjë kryesore, apo trajton tema të ndryshme?


Temat janë ato të ditës, mirëpo unë mundohem që në tekstet e mia të merrem rrallë me njerëz të veçantë, sepse më interesojnë fenomenet. Më ndihmon intuita e shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë. Nuk jam për art të angazhuar, por jam për krijues që mund të angazhohen në rrethana të atilla kur nuk duhet lënë çdo gjë në duar të politikanëve. Duhet të marrim përgjegjësinë tonë, në mos më shumë, përgjegjësinë e njerëzve të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm për fjalën publike që themi. Unë nuk e kam qëllim dhe target timin, por kam lexuesin dhe nuk pres ndonjë efekt tjetër përpos, të nxiturit pyetje e dilema. Duhet të kundërshtojmë në atë mënyrë që të mos bëhet zhurmë, ku të gjithë flasin e asnjë nuk dëgjon. Ne jetojmë në fazën kur të gjithë flasim e asnjë nuk dëgjon. Fjala e fortë vret, shkatërron njerëz, kafshon më shumë se gjarpri dhe kafshimi është më i dhimbshëm se çdo kafshim tjetër. Kjo është filozofia mbi të cilën qëndron publicistika ime.
A mund të quhet ky libër, një përmbledhje e profecive tuaja, përderisa ju thoni se paralajmëroni për ato që do ndodhin?
Nuk mund të përdor atë fjalë, se është shumë e madhe dhe më trishton. Nuk dua të jetë publicistikë që paralajmëron, por unë paralajmëroj bindjen time, për shembull, se si e shoh unë rrugëtimin e shqiptarëve. Mburrem që ngandonjëherë ia qëlloj. Unë ndjehem keq kur ndodhin gjërat e këqija që paralajmëroj. Ne shqiptarët e Maqedonisë nëse vazhdojmë me fragmentarizimin tonë për shkak të partive politike, ne do kemi parti politike për çdo qytet maqedonas ku ka shqiptarë. Ky është qëllimi i disa subjekteve antishqiptare në Maqedoni, se ai të bën të vogël, që grindja të jetë më e madhe, sepse sa më të vegjël të jemi, zhurma është më e madhe, dhe manipulimi bëhet më i lehtë.


Par pak kohësh u botua Enciklopedia maqedonase, e cila ngjalli debat për shkak të termave që përdori për shqiptarët. Ndërkohë, vetëm para pak ditësh botohet "Enciklopedia filmike", ku thuhet se aktori Bekim Fehmiu është aktor serb. Një enciklopedi pas një tjetre, pas gjithë debatit që u ngjall. Si e shihni këtë problem?


Qarqet politike antishqiptare në Maqedoni veprojnë sipas parimit "mirupafshim deri në provokimin e radhës". Madje kjo funksionon si valët e lumit, kur mbulojnë njëra-tjetrën dhe ne rendim pas tyre. Jam dhe do të mbetem ithtar i idesë që këtë mund të ta bëjnë kur e shohin se nuk ke koncept të qartë për vetveten. Ku e kanë shqiptarët enciklopedinë e artistëve të vet? Ne nuk duhet vetëm të shohim se çfarë bëjnë të tjerët, por duhet të shohim se çfarë bëjmë ne. Shumë herë bashkohemi me njëri-tjetrin kur dikush na vihet kundër, e më vjen keq që bashkohemi vetëm në të tilla raste, pra që ne na "bashkoi" enciklopedia maqedonase. Është edhe tragjike që ju të shtroni pyetjen se ku qëndrojmë ne në sferën e enciklopedisë e të historisë. Pse ne duhet të na e shkruajnë të huajt historinë? Dikush mund të më quajë mua edhe pjatë, por unë jam ai që jam dhe unë e di se kush është Bekim Fehmiu. Unë qëndroj mirë dhe nuk kam dilema. Por vlen edhe parimi se, njeriut të famshëm të gjithë i bëhen dajallarë. Jo rastësisht në Ballkan çdo hero "ka" tri origjina, ka dajallarë në çdo fshat, madje fshatrat pretendojnë se këtu ka pas dashnore, këtu ka fjet etj. Kjo është sëmundje e gadishullit, ndaj s'duhet të merremi me këtë. Enciklopedia nuk ishte fare projekt shkencor, ishte ofendim e shovinizëm. Këtij të fundit s'mund t'i përgjigjesh me shkencë, por me instrumente politike. Pse politikanët nuk kërkuan dorëheqje të ministres së Kulturës, pse nuk i kërkojnë llogari kryeministrit, pse rrinë në një qeveri që financon projekte antishqiptare? Maqedonia funksionon si shteti i dytë serb, është një Serbi e vonuar. Por nëse serbët janë të zgjuar, këta janë budallenj. Akademikët serbë janë shovenë, por të mençur, ndërsa këta janë budallenj e ua merr vesh lojën përnjëherësh. Serbëve jo, sepse ata i paketojnë gjërat në një mënyrë që të jetë e vështirë t'i zhveshësh. Atë që shkruhet për Bekim Fehmiun mund ta komentosh me një nënqeshje. Ai popull që përvetëson, është i mjerë sepse dëshmon se nuk ka asgjë.


A nuk vlejtën asgjë kritikat dhe debati ndaj enciklopedisë së parë?


Kam bindjen se populli maqedonas do të formohet si popull vetëm për inat të shqiptarëve. Asnjë nuk pasurohet me vjedhje, e historia nuk arnohet me vjedhje. Nuk jemi më në kohën kur shpejtësia e informacionit është e barabartë me atë të gomarit të ngarkuar. Jemi në kohën e internetit. Nëse hapim internetin e kërkojmë informacione për Bekim Fehmiun, na dalin shkrime anglisht për origjinën e tij. Të tilla ka pasur edhe për mua. Ka pasur pyetje nëse shkrimtarët që shkruajnë në gjuhën maqedonase, cilës letërsi i takojnë, asaj maqedonase, apo shqiptare? Unë kam qenë i qartë dhe kam thënë se unë shkruaj edhe shqip, edhe maqedonisht. Është e vërtetë që krijuesin e përcakton se cilës letërsi i takon gjuha. Unë i takoj letërsisë sime shqiptare sepse shkruaj në të, por nuk kam përse ndihem keq se e përvetësoj edhe një gjuhë tjetër.

 

Komente (10 dërguar):

Shkodran Jashari më 21 November, 2009 08:38:27
avatar
Shqiptaret ne Maqedoni duhet te ruhen ka ardh koha kur mund te ndodh qe te paguajn shtrejt gabimet e viteve te fundit. me nje ndryshim te vogel ne thenien e autorit "RENACAKU, VJEDH EDHE VRET" duke pranuar realitetin se ky shtet dita dites po kalbet... do te rikujtoj se baballaret kan parashiku gjakun deri ne gjunje te kaut ne luginen e Shkupit. Shpresoj se kjo nuk do te jet rezultat i mosmarveshjeve partiake shqiptare, si rezultat i voneses ne perkrahje nga gjith trojet tona ose nje akti te injorantit te situates dhe rruges kah jemi drejtuar.
Muharrem më 23 March, 2010 02:46:07
avatar
"Më ndihmon intuita e shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti, per te cilin ushqej respekt te vecante, por perkrah kesaj thenie te tij une vete personalisht sa kam mundur ta ndjek ate ne fjalimet e tija me teper dhe ne menyre shume figurative shoh ate qe po ndodhe me ne e jo ate se cfare duhet te bejme ne apo me mire te themi se cfare duhet te bejne ata qe pretendojne se na perfaqesojne neve... apo mos ndoshta "druan" ta thote ate qe do ta hidheronte palen tjeter e qe do te ndikonte negativisht ne rejtingun e tij tek ato te cilet veten e quajne maqedonas e qe saktesisht as ata nuk e dine se cfare jane... sidoqofte kam mirekuptim per te, por ai eshte mjeshter i fjales dhe besoj se ai mund te gjeje fjale adekuate se si tua beje me dije politikuajve tane ne marrjen e qendrimeve te tyre.

Me respekt...
Dardan më 22 May, 2010 02:05:23
avatar
Bashkimi bene fuqin, kjo shprehje eshte e domosdoshme per ne shqiptaret
Tetova më 29 June, 2010 08:02:22
avatar
Pershendetje o i nderuar.
KAM FRIKE SE ME HAPJEN E PARTISE SE RE NGA ANA E RUFI-se, AI ME SIGURI (SI EDHE TE TJERET) DO T'U OFROJNE BASHKEPUNIM. JU LUTEM RINI KESHTU SI JENI , SE KESHTU E JEPNI KONTRIBUTIN ME TE MADH DHE JENI CDOHERE I CMUAR.
KERKOJ NDJESE QE PO JU PERZIHEM,POR RESPEKTIN QE KAM NDAJ JUSH , NUK DUA QE NDOKUSH T'UA SHKEL KRENARINE DHE MUNDIN.
RESPKETE.
safet më 07 August, 2010 06:36:04
avatar
te pacim zoteri kim ta kam zilin ne burrerin tuaj.
fehmi më 24 September, 2010 02:47:37
avatar
I nderuari, njeriu i bukurisë së shkrimit shqip

Sa libra janë botuar e po botohen ende në njëzet vitet e fundit, punët tona do të duhej të ishin më mirë se të japonezëve, të themi sa për ilustrim. Mirëpo gjendja jonë po mjerohet gjithnjë e më tepër, sepse nuk ka aksion konkret të njerëzve që e kuptojnë realitetin por nuk e kanë modestin që të përpiqen konkretishtë për shpëtimin e këtij populli nga hienat politike. Andaj edhe pse Albin Kurti (me sa e di unë) nuk ka shkruar asnjë libër, së paku ka modestinë që drejtëpërsëdrejti të merret me pupull (me qytetar dhe me qytetërim) dhe përmes aktiviteteve konkrete po dëshmon përkushtimine tij që ky popull të jetoj më mirë. Mirëpo, së paku kështu mendoj unë, mungesa e përkrahjes konkrete e intelektualve që hiqen si të pavarur, është duke e dëmtuar punën e Albinit më shumë se të gjitha partitë politike dhe institucionet e brishta e të korruptuara qeverisëse së bashku.
Andaj i nderuari shkrimtar, Kim Mehmeti, je shumë më i meçur e më i urtë se unë për ta konkretizuar përmbajtjen e dëshirave dhe qëllimeve Tua fisnike duke qenë ideator i formimit të një grupi intelektualësh që për synim do të kenë tri çështje thelbësore, organizimin e një referendumi me të cilin do të dëshmohej se shqiptarët a janë një komb apo më shumë (kosovar, shqiptaromaqedonas etj.), krahas kësaj a e kanë një gjuhë të përbashkët (shqipen standarde) apo jo dhe e treta duam të jetojnë në një shtet apo jo. nëse nuk ndodhë kjo po droj "nga profesica e intuitës" se të kota janë jo vetëm se shkrimet e tua por edhe gjaku, mendja e djersa shekullore e atdhetarëve të vërtetë për NJË SHQIPËRI.
Shëndet dhe sukses (Më falni për gabimet leksikore, morfologjike dhe sintaksore!)
Arsim më 08 November, 2010 03:02:00
avatar
Je njeshi z.Kim
ardi më 08 January, 2011 10:06:01
avatar
Shum e vertet zotri kim ju lumt me pelqej ky sllogan shum "nje popull qe vjedh eshte i mjere"
toni më 10 January, 2011 09:56:50
avatar
Shum e drejt dhe gjitashtu shume e vertet
Bujar më 27 January, 2011 08:31:15
avatar
kur lexoj dicka te till si ce shkruani ju zotni kim ma knac zemren se aty shpresoj kur shof ce ka intelektual shqiperija ti drejtoj politikanet kudo ce jon.
te ken ruga dhe drejtime ne profesionin e detyrat e tyre ce jan duke i ber dhe duhen ti bejn .......ju pershendes dhe ju lutem te vazhdoni poashtu shendet...

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Votoni këtë tekst
4.85
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next