Fillimi | Intervista | Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!

Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

 

Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, shkencore, shoubizit dhe nga gjitha sferat tjera të jetës do të zbulojnë për lexuesit se cili do të ishte profesioni alternativ i tyre në rast se nuk do të ushtronin profesionin aktual.  

Nderin për ta hapur këtë rubrikë ia ofruam shkrimtarit dhe publicistit tonë të njohur Kim Mehmeti, i cili na bëri nder dhe respekt edhe më të madh duke i’u përgjigjur pozitivisht ofertës tonë.

Çfarë profesioni do kishit po të mos ishit shkrimtar dhe publicist?

Kim Mehmeti: Sa do që tingëllon e pabesueshme, unë kurrë nuk kam menduar se do bëhem ky që jam. Shkrimin dhe leximin i kam pasur shoqërues të përjetshëm, por në rininë e hershme, profesion më tërheqëse për mua ishte ai i vozitësit të maunave që transportojnë mallra anë e mbanë botës. Mbase kjo ishte pasoj e dëshirës sime për të shëtitur tërë botën dhe shkaku se në kohën e socializmit, ata ishin ndër të rrallët që bredhin nëpër të gjitha kontinentet. Deri vonë kamë ndërruar fakultet, profesione, hapësira jetësore, duke gjurmuar vendin që do më pëlqente dhe profesionin që do më realizonte plotësisht. Besoj se sikur mos isha ky që jam, do bëhesha shumë i pasur, e do merresha me ndonjë biznes shumë fitimprurës, ngaqë mendoj sa kam aftësi për t’i bindur partnerët të më besojnë. Por, ngaqë jam ky që jam dhe, ngaqë jam në moshë kur thinjen flokët, trashet trupi e hollohet truri, s’kam zgjidhje tjetër përpos t’i nënshtrohem krijuesit në vetvete.  

Si ka ndodhur dhe kush ka ndikuar që të ushtroni profesionin që e keni sot?

Kim Mehmeti: Rastësitë janë shtyllat e jetës. Pas takimit të rastësishëm me ndonjë femër, ne dashurohemi në të, ndërtojmë konceptin e bashkëshortësisë dhe familjes e që pastaj të jetojmë me bindjen se ajo ka qenë gruaja që kemi pritur. Mendoj se kurrë nuk do e dashuroja shkrimin leximin, po të mos e kisha në tetëvjeçare arsimtarë të gjuhës amtare Safet Fejzullahun, i cili s’di si e lexoi këtë nerv timin  dhe më “dhunonte” të lexoja aq shumë libra, sa qysh në moshën fëmijërore kisha lexuar libra që të tjerët nuk i kuptojnë e nuk i lexojnë as në moshën madhore. Pastaj, kur filluan bredhjet e mia nëpër jetë e nëpër botë, ndodhi takimi i rastësishëm me një krijues kroat, me Alldo Klimanin, i cili assesi nuk e kuptonte mospërfilljen time ndaj dhuntisë krijuese që posedoja dhe i botoi disa tregime të mia nëpër revistat kroate përderisa un isha në kurbet, në Irak. Kështu më lëshoi rrjedhave të lumit krijues. Mbase çdo gjë do dukej ndryshe me të sotmen time, sikur mos ishin këta dy njerëz, të cilët shkrimtarit në mua i besonin më shumë se sa unë vetë.   

A jeni i kënaqur nga karriera që keni realizuar në profesionin e sotëm, apo jeni pishman?

Kim Mehmeti: Tani do u përgjigjem ashtu siç nuk i ka hije një krijuese: jo vetëm në krijimtari, por në gjitha lëmit tjera të jetës, unë kam arritur më shumë seç kam pretenduar. Duke qenë se ndërrova shumë fakultete, pa përfunduar asnjërin, se kalova nga një profesion në tjetrin, duke mbetur i pakënaqur nga të gjitha ato veprimtari ku të tjerët më thoshin se jam mjaft i suksesshëm, nuk kisha në çka të mbështes ambiciet se do mund të zbulojë profesionin që do më kënaqte. Kam punuar si gjeometër, si shitës librash, si drejtor kooperative bujqësore, kam punuar shumëçka që më joshte, por vetëm deri sa nuk zbërtheja fshehtësitë e punës me të cilën merresha, përderisa nuk më joshte diçka tjetër, apo përderisa lufta për ekzistencë nuk më çonte të merresha edhe me punë që kurrë nuk i kisha menduar. Kuptohet, shkrimin e leximin i kisha ujdhesë ku takoheshin shkrimtari në mua dhe ai kërkuesi që mbase donte t’i provojë të gjitha profesionet. Sot ndjehem i plotë dhe i realizuar, nuk bartë peshën e ndjenjës se kam bërë ndonjë gabim të madh në jetë. Të gjitha ato shëtitje nëpër jetë, nëpër botë e nëpër profesione, janë universitet më të vlefshme të mia dhe çdo periudhë ime jetësore nuk është e harxhuar mëkot. Shitja e librave më mundësoi të bashkoja lexuesin dhe përfitimin material, puna si gjeometër më mundësonte jetë komode rinore, kurbeti në Irak më bëri me shtëpi qysh në moshë të re, me çka mund të mendoja për konsolidim familjarë..., e sotmja më solli kurorën e një jete që kurrë nuk kërkonte ndihmë nga të tjerët, por bënte çmos që ta ndihmonte vetveten. Mbase të tjerët nuk e dinë, por edhe në socializëm, mua nuk më gjenin punë të tjerët, por e punësoja vetveten edhe duke themeluar gjëra larg natyrës sime, si për shembull një kooperativë bujqësore. Dikur dhe sot, un shumë pak jam ushqyer nga grazhdi shtetëror. Sa i përket Maqedonisë së sotme, nga ky shtet unë kam marr pagë mujore vetëm aq muaj sa isha zëvendës drejtor i RTVM-së. Ata që e pohojnë të kundërtën, le ta gjejnë një këshillë, apo një institucion shtetëror, që të më ketë paguar, apo të më ketë mundësuar të jetojë ashtu si shumë “patriotë” e parazitë tjerë, e të cilët sa herë që duan të mbulojnë vetveten, tregojnë me gisht kah të tjerët.            

A keni dëshirë që fëmijët tuaj ta trashëgojnë profesionin që ju e keni?

Kimë Mehmeti: Kam fëmijë të mbarë, kam fëmijë me të cilët mburrem dhe e di se çka do që ata të bëhen, do mbeten njerëz të mirë. Të jesh i njerëzishëm, të kesh boshtin e shëndosh njerëzor, është profesioni më i rëndë të cilin mund ta ushtrojë një individ. Unë ata i dua deri në dhembje dhe e di se më duan marrëzisht. Kjo dashuri e dyanshme shpesh më çon të më dhimbsen, ngaqë e di se paguajnë çmim të lartë, shkaku i qëndrimeve të mia publike. E di që shpesh edhe unë atyre u dhimbsem dhe e heshtin atë që kanë dëgjuar mes shokëve, apo në takime të ndryshme. Mendoj se ata nuk ma kanë zili dhe se nuk e duan profesionin tim. Dhe kjo më pëlqen. Mbase që tani e kanë kuptuar se të jesh person publikë në shoqërinë shqiptarëve në Maqedoni, do të thotë të jetosh mes sharjeve e të vdesësh i lavdëruar. Pra, e kanë kuptuar se në këtë mjedis shqiptarë, është e rëndë jeta e personit publik, ngaqë deri sa je gjallë nga të gjitha anët të shoqërojnë sharje, por është trishtuese edhe të vdesësh, sepse atëherë fillojnë lëvdatat e tejskajshme, sa nuk të lënë të prehesh i qetë në varrë. Shkurt, fëmijët e mi nuk duan të bëhen këtë që jam unë, mbase shkaku se qysh si të vegjël e kuptuan se ne jemi shoqëri që nuk i duron të gjallët që arrijnë diçka në jetë, por i lëvdon të vdekurit që me asgjë nuk na pengojnë më. 

Intervista u shkeput nga ueb faqja: http://lajmpress.com/intervista/10114.html

 

 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.00
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next