Fillimi | Intervista | Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor

Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë popullit gjithnjë e më shumë largohet, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti Kim Mehmeti.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mehmeti, si i vlerësoni ju raportet ndëretnike në Maqedoni që, sipas vlerësimeve të ndryshme, janë përshkallëzuar, jo vetëm brenda fushave sportive, por edhe jashtë tyre?

KIM MEHMETI
Problemi më madhor i Maqedonisë nuk është ai që shihet në sipërfaqe dhe përmendet – çështja e emrit. Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike.

Maqedonia, gjatë këtyre 20 vjetëve, dëshmoi se nuk mund të përballet me këto probleme. Nuk di a nuk ka forcë politike, apo nuk ka vullnet politik që t’i shohë ato në sy dhe të konstatojë se ky shtet, sa u përket marrëdhënieve ndëretnike, zhvillimin e vet e bën njëjtë si ish-Jugosllavia.

E kam përsëritur shpesh se Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë popullit gjithnjë e më shumë largohet. Apo, sa më i afërt bëhet Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin, aq më e dobët bëhet lidhja kohezive mes qytetarëve në Maqedoni. Kjo dëshmon se këtu nuk është gjetur formula e vërtetë se si duhet të ndërtohet një shtet multietnik.

RADIO EVROPA E LIRË
Mendoni se liderët politikë nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që mund të paraqiten nga këto konstatime, për raportet jo të mira ndëretnike?

KIM MEHMETI
Do të ishte naive të mendohet se ata nuk e dinë se çfarë ndodh, mirëpo unë mendoj se ata janë të vetëdijshëm se nuk kanë kapacitet ta zgjidhin atë problem dhe veprojnë sipas logjikës: “Le të mos rrjedhë ujë derisa është mjeshtri në shtëpi.”.

Këtë e mbështes edhe në atë se edhe marrëdhëniet ndëretnike rregullohen sezonalisht, pas çdo katër vjetëve, varësisht se cilët janë shokët e koalicionit qeverisës. Këtu nuk ekziston koncept për zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Andaj, edhe kjo është normale, pasi këtu nuk ndërtohet “Demokraci”, por “Tenderokraci”, d.m.th. edhe marrëdhëniet ndëretnike janë pjesë e tregtive ndërpartiake të partive që vijnë në qeveri.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mehmeti, ku ndodhen sot shqiptarët në Maqedoni, sa u përket të drejtave?

KIM MEHMETI
Mua, gjithnjë e më shumë – meqë jam njeri në moshë dhe kam jetuar në sistemin e kaluar – më duket çdo gjë sikur e përsëritur nga koha e socializmit; atëherë kishte shqiptarë të nomenklaturës qeverisëse dhe partiake, që kishin vetëm një obligim – që neve shqiptarëve të na thoshin se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të shkojë në të mbarë.

Të njëjtën e bëjnë edhe pushtetarët e sotëm shqiptarë. Nëse e vëreni, çdoherë që ne jemi kritikë ndaj Nikolla Gruevskit, ata dalin dhe thonë se nuk është ashtu, d.m.th. e mbrojnë pushtetin nga ne, shqiptarët.

RADIO EVROPA E LIRË
Çështja e emrit vazhdon të mbetet aty ku ka qenë para 20 vjetëve… Besoni në zgjidhjen e këtij kontesti, pasi zyrtarët po shfaqin shenja optimizmi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që pritet të prononcohet rreth padisë së ngritur ndaj Greqisë?

KIM MEHMETI
Cilido që të jetë vendimi i GJND-së, le të jetë edhe në favor të Maqedonisë, ai nuk do të ketë kurrfarë avantazhi për Maqedoninë, sepse ai vendim nuk do të jetë obligues për askënd. Relacionet globale dhe ndërshtetërore mbeten ato që janë – i forti është i fortë, i dobëti është i dobët.

Unë mendoj se kjo vetëm sa do t’u shërbejë qeveritarëve të këtushëm që ta mbulojnë këtë problem edhe një kohë, ta bëjnë më të frytshëm populizimin e vet dhe të dalin para popullit dhe të thonë se ‘ja, ne kemi të drejtë dhe Greqia është humbëse’. Por, e vërteta është se Maqedonia mbetet humbëse dhe do të jetë humbëse e madhe.

RADIO EVROPA E LIRË
Para zgjedhjeve të qershorit, të gjithë prisnin se Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e qeverisë, do të ndikojë në qasjen e qeverisë apo të Gruevskit për zgjidhjen e emrit. Këtë opinion e prisni duke marrë parasysh deklaratat kushtëzuese të zyrtarëve të kësaj partie… Po kjo, deri më tani, nuk ka ndodhur. Si e shihni rolin e BDI-së?

KIM MEHMETI
BDI-ja nuk ka asnjë vizion se si dhe ku duhet të shkojnë shqiptarët që i përfaqëson dhe duke mos e pasur këtë vizion, ajo merret me çështje globale. Ju, nëse i dëgjoni përfaqësuesit e BDI-së, keni ndjenjën se ata janë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe këtu kanë ardhur vetëm për të vlerësuar situatën dhe të tregojnë se cila është zgjidhja, që, sipas tyre, qenka NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

Pra, duke mos pasur koncept se si do të zgjidhet problemi i gjuhës, si do të zgjidhen problemet që neve do të na bëjnë bashkësundues të shtetit e jo vazalë të shtetit, ata neve na ushqejnë me atë se ne, kur të shkojmë në Bruksel, kur të bëhemi anëtarë të NATO-së, do t’i kemi të gjitha.

Mirëpo ne, në ndërkohë, humbim. Ne kemi humbur 20 buxhete të këtij shteti, ku ndarja është bërë në parimet etnike, ku çdo gjë i ka takuar palës maqedonase e asgjë asaj shqiptare.

RADIO EVROPA E LIRË
Megjithëkëtë, partia vazhdon ta ketë mbështetjen e popullatës. Këtë e tregojnë të gjitha anketat. Si e shpjegoni këtë fakt?

KIM MEHMETI
Populli ka të drejtë të gabojë. Unë nuk kam të drejtë, sepse unë përfaqësoj vetëm vetveten dhe gabimet e mia i paguaj unë. Populli ka të drejtë të gabojë.

Cilën alternativë keni kundër BDI-së? E keni një parti tjetër që është si ato kompanitë private, madje edhe më private seç është BDI-ja.

Ç’mund të pritet prej popullit kur e di se partia të punëson, partia të dënon, partia të ofron lirinë, se certifikata partiake t’i ofron të gjitha, se partia është pronare e universiteteve.

Prandaj, shqiptari jonë e jep votën për 20 euro. Ai e jep votën për një punësim dhe këto mendoj se nuk janë punë të vogla për një familje që nuk ka as edhe një të punësuar. Unë kam mirëkuptim sepse ai ka ndonjë hall që e bën këtë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni gjendjen në media? Janë mbyllur mediat që nga pushteti konsideroheshin opozitare, ndërsa të tjera kanë kaluar, thënë kushtimisht, në anën e qeverisë?

KIM MEHMETI
Maqedonia ka dëshmuar se nuk ka opinion publik. Ju nuk mund t’ua mbyllni sllovenëve një televizion vetëm pse ashtu i është kujtuar qeverisë. Nuk është e mundur që në asnjë shtet demokratik, që ka opinion, që frikohet nga opinioni, të veprohet ashtu siç veprohet këtu.

Mirëpo, pushtetarët këtu e kanë kuptuar se këtij populli, nëse nuk ia rrënon muret e shtëpisë, nuk shqetësohet shumë për atë që ndodh jashtë saj.

Duke e ditur këtë, ata e bënë atë që e bënë me televizionin A1 dhe me gazetat që botoheshin nga Velija Ramkovski.



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.50
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next