ALBART CMS Kim Mehmeti http://kmehmeti.com/ ©2008 ALBART. Kim Mehmeti http://kmehmeti.com/files.php?file=kimi_543604424.jpg http://kmehmeti.com/ Mirupafshim deri në provokimin e radhës... http://kmehmeti.com/intervista/249.html Intervista Sun, 08 Nov 2009 09:54:00 +0100 Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".. Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur http://kmehmeti.com/intervista/232.html Intervista Thu, 24 Sep 2009 04:30:00 +0200 Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar http://kmehmeti.com/intervista/233.html Intervista Thu, 24 Sep 2009 04:38:00 +0200 Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë http://kmehmeti.com/intervista/190.html Intervista Wed, 01 Apr 2009 15:54:00 +0200 Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale "Koha" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 ("Vitet e urithit"), në këtë intervistë për gazetën "Lajm" thotë se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie "më të mirë". Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë "të mirë" sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër. Mehmeti në këtë intervistë shprehet i bindur se letërsia shqipe sot ka lexues më me shije sesa në kohën e socializmit, ndërkaq krizën e lexueshmërisë e sheh si një shpikje të atyre shkrimtarëve që mendojnë se dinë të shkruajnë, e fajin ua hedhin lexuesve se nuk dinë të lexojnë. Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë http://kmehmeti.com/intervista/182.html Intervista Thu, 25 Dec 2008 19:00:00 +0100 Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve. Kështu s’udhëhiqet Kosova http://kmehmeti.com/intervista/164.html Intervista Sat, 04 Oct 2008 05:36:00 +0200 Në një intervistë për “Focus”, analisti politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti thotë se qëndrimi i qeveritarëve maqedonas ndaj pavarësisë së Kosovës ngjanë në një qëndrim proverb. Si e tillë, Mehmeti mendon se Maqedonia vështirë arrin të ruaj vetveten, e jo më të ndikojë në fatin e shteteve të tjera në Ballkan. Sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, sugjeron që të shikohet se cili është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe çdo gjë do të jetë e qartë, ani pse Kosova ka kapacitet njerëzorë për diplomaci më efikase. Sipas Mehmetit nëse kalon kërkesa serbe, Kosova do ta paguaj çmimin e ngadalësimit të njohjes nga disa shtete që kanë “dilema” me pavarësimin. Prandaj, analisti Mehmeti sugjeron shqiptarët kudo që janë, se askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh Mosnjohja nga Maqedonia - absurde http://kmehmeti.com/intervista/117.html Intervista Sat, 27 Sep 2008 21:54:00 +0200 “Nëse ka shtet në Ballkan në interes të të cilit pavarësia e Kosovës është po aq e rëndësishme sa edhe vetë e atij shteti, ajo është Maqedonia”, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Kim Mehmeti. Ndarja e Kosovës do ta zhbënte Maqedoninë http://kmehmeti.com/intervista/63.html Intervista Thu, 15 May 2008 17:50:00 +0200 Në një intervistë për gazetën “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotë, se kjo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë dëshmon se ata ende janë popull “joinstitucional”, se ky shtet me qëllim i bënë pronë të partisë në pushtet. Sipas tij mundësi e bashkimit është e pamundur tani për tani, sepse janë në luftë dy koncepte politike, të cilët janë të largët mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarët e Maqedonisë, sipas Mehmetit do paguajnë çmim të lartë për të shpëtuar nga “rrugaçëria” partiake dhe se nuk do arrijnë ta bëjnë pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare “Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur” http://kmehmeti.com/intervista/64.html Intervista Thu, 17 Apr 2008 08:05:00 +0200 “Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti. Kim Mehmeti, shkrimtari i lirive “absolute” http://kmehmeti.com/intervista/65.html Intervista Mon, 31 Mar 2008 02:15:00 +0200 Shkrimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, pohon mbi krijimtarinë e tij letrare, si dhe dëshirën e prindërve për ta bërë mjek apo hoxhë fshati. Shkrimtari Mehmeti pohon mbi dorëshkrimet e para të dorëzuara Anton Pashkut dhe vlerësimet e tij mbi të riun e talentuar, i cili nga ajo ditë nuk iu nda më krijimtarisë letrare. Dëshira për të mësuar e lexuar shqip me libra të futur “kontrabandë”, në Maqedoni, të dominuara nga gjuhët sallave, të cilat i nevojiteshin patjetër, si dhe librat e huaj të zëvendësuara pas ‘90-s me autorë shqiptarë . Kim Mehmeti