Fillimi | Media-Lajme | Shkrimtari Kim Mehmeti e ka fituar çmimin për romanin më të mirë shqiptar.

Shkrimtari Kim Mehmeti e ka fituar çmimin për romanin më të mirë shqiptar.

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi e fitoi shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ndërsa ai për gazetari nuk u dha fare. Arsyeja sipas jurisë ishte se shkrimet që janë dërguar kanë qenë të dobëta dhe nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u shpërblyer.

gazeta_express_829686693.jpg 

S’ka çmim për gazetari  

Shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi e fitoi shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ndërsa ai për gazetari nuk u dha fare. Arsyeja sipas jurisë ishte se shkrimet që janë dërguar kanë qenë të dobëta dhe nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u shpërblyer.
Nga Alfred Beka më 23.12.2008
I  vetmi që dukej më i lumtur në ceremoninë e dhënies së shpërblimit vjetor “Rexhai Surroi” për letërsi dhe gazetari ishte shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, i cili u shpërblye me çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi. Ai kishte ardhur nga Maqedonia me shpresë se midis Prishtinës dhe Tiranës do të kishte mosmarrëveshje dhe kësisoj çmimi do t’i jepej një shkrimtari nga Maqedonia. Dhe kështu edhe ndodhi. Kjo ishte vetëm një shaka e shkrimtarit Mehmeti, por edhe pse ishte shaka në të fshihej një gjysmë e së vërtetës, që do të thotë se në Kosovë letërsia, por edhe gazetaria, ndodhën në një krizë. Letërsia ndodhet në krizë për shkak se nuk arriti asnjë autor nga Kosova ta fitonte këtë çmim, ndërsa gazetaria edhe më keq, pasi që nuk u dha fare shpërblimi për gazetari.

Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve.

Për çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi kishin konkurruar 43 autorë me 50 tituj, ndërsa në gazetari kishin konkurruar 22 gazetarë me gjithsej 35 shkrime. Megjithatë, shkrimet e dërguara në kategorinë e gazetarisë, fatkeqësisht, nuk kishin arritur t’i plotësojnë kriteret dhe në këtë mënyrë, juria e kishte parë të arsyeshme mos ta japë fare këtë çmim.

Duke folur në emër të jurisë, e cila ishte e përbërë nga gazetarët Zenun Çelaj, Kelmend Hapçiu dhe Naser Miftari, kryetari i jurisë Zenun Çelaj tha se shkrimet që ishin dërguar nuk i përmbushnin kriteret për t’u shpërblyer.

“Shkrimet që i kishin dërguar autorët nuk e kishin shkallën e vlerave të botuara gjatë vitit në mediat e shkruara të Kosovës”, tha Çelaj, duke i propozuar organizatorit të konkursit që për vitin e ardhshëm ta kufizojë numrin e konkurruesve në dy shkrime, pasi që sivjet kishte pasur rast që vetëm një gazetar të konkurronte me dhjetë shkrime.

Në anën tjetër, për shpërblimin për letërsi juria, në përbërje të së cilës ishin Eqrem Basha, Sabri Hamiti dhe Bardh Rugova, kishte vendosur që çmimin ta dërgojë në një shtet tjetër. Ata ia dhanë këtë çmim shkrimtarit nga Maqedonia, Kim Mehmeti, i cili kishte konkurruar me romanin e tij “Vitet e urithit”, të botuar në vitin 2007 nga shtëpia botuese ‘Toena’ e Tiranës.

Gjatë kësaj ceremonie u dha edhe një dokumentar i bërë nga Antigona Qena-Kaqaniku, ndërsa po më këtë rast, i cili korrespondonte me njëzet vjetorin e vdekjes së Rexhai Surroit, u promovuan veprat e tij në pesë vëllime.

http://www.gazetaexpress.com/online/home.php?tempulli=11&category=72&id=2424

Komente (5 dërguar):

burim latifi më 28 December, 2008 12:31:09
avatar
po vertetohet ajo qe gjith shqiptaret e Maqedonise vecme e dijne,se Kim Mehmeti eshte i pazevendesueshem,respekt
beadin.ramadani më 14 January, 2009 07:45:37
avatar
GURRI me vler shendrit gjithkund.
Urime Kimi..Cmim,plotesisht i merituar.
l.... më 27 January, 2009 10:35:29
avatar
urime te perzemerta uroj qe te merni edhe cmime tjeraa ....suksese
ibraim ramadni më 01 February, 2009 08:42:49
avatar
Kim i forte je si shkrimtar ,si analist politik por edhe si gazetar ta kane lakmi te tjerit por vazhdo dhe levroje me penden tende ate thesar te bukur qe mban ne vete mos ngurro vetem shkruaj dhe vetem shkruaj .te pershendet ibraimi nga Kercova.
mersin më 03 March, 2009 02:42:53
avatar
kim të lumt e burr se je nderi dhe guximi i intelegjencës shqiptare

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next