Fillimi | Media-Lajme | Domethënia e fundit e viteve të urithit

Domethënia e fundit e viteve të urithit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Fundi i Viteve të Urithit hap një dimension të ri kolektiv për fshatin metaforik të autorit: tashmë kur nuk ka nevojë më për fshehje, kur mund të shprehesh lirshëm, ç’do të thuash? Për shkrimtarin thuhet, gjëja më e rëndësishme është që të gjejë zërin vetjak. Kim Mehmeti definitivisht e ka gjetur, siç e dëshmon mjeshtria e zejes e shprehur në këtë roman.

Veton SURROI            

1.

Fshati kishte pasur fatin e keq që atë ditë hoxha ta kishte të ngjirur zërin. Kur erdhi koha të thërriste ezanin, nuk u dëgjua larg, dhe deri aty ku u dëgjua, deri aty u vendosën kufijtë e fshatit. Brenda këtyre kufijve, Kim Mehmeti në "Vitet e Urithit" ("Toena", Tiranë, 2007) do të përcjellë fatet e familjeve, kryesisht të hoxhës dhe kryeplakut, prej kohës kur Sulltani u kishte dhënë lirinë e kullosës së papenguar deri në Edrene, e deri te koha kur Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë do të përpiqej më kot të mbillte në fshat aq pisha sa kishte pasur Tito vite të mbushura në momentin e vdekjes.

Rrëfimi nuk do të ketë kufi: do të fillojë me traditën e narracionit të tregimit popullor shqiptar të këtyre anëve e do të marrë, ndonjëherë bukur me ngarkesë, narracionin e realizmit magjik të letërsisë latino-amerikane, me të gjitha, përfshirë edhe recetat për kurimin e çdo gjëje me një mjaltë të bërë nga bletët e rritura në zgjoje zorrësh të kafshëve të mbështjella me baltë.


2.

Zëri i ngjirur i hoxhës, një aksident historik kur duheshin përcaktuar kufijtë e fshatit, mund të jetë një metaforë jo e largët për popujt e Ballkanit, por mbase në veçanti për popujt si shqiptarët e Maqedonisë. Zëri i pushtetit hyjnor, apo politik nuk kishte shkuar larg në histori dhe kishin mbetur brenda mikrobotës së tyre, gjithnjë në pritje se ç‘të re do të sjellin luftërat, apo ndryshimet e pushteteve. E vetmja dalje e këtij fshati metaforik në botë është te kullosat e Sulltanit në Edrene, një rrugëtim i gabuar që barinjtë i çon një vit në Dalmaci dhe shkuarja në Gjermani, atëherë kur u hapën kufijtë e socializmit jugosllav.

Nëse kjo është bota e jashtme, kufijtë e përcaktuar nga zëri i hoxhës kanë ruajtur një botë të pasur të brendshme, të cilën e shtjellon me një mjeshtri autori. Dhe, brendësia e asaj bote mund të lexohet po ashtu si metaforë kolektive, e përshkruar edhe në titullin e librit: "Ne jemi fëmijët e viteve të urithit, u rritëm në një kohë kur duhej herë të bëheshim të padukshëm, e herë të dilnim në sipërfaqe sa të shihnim se jemi ende të gjallë!" - thotë njëra prej personazheve të librit.


3.

Rrugëtimi i gjatë i autorit për të dalë nga Vitet e Urithit ndoshta përmban metaforë po aq të fuqishme, sa edhe titulli e shumë të tjera të përdorura në roman. Kim Mehmeti kishte filluar të shkruante në gjuhën maqedonase, për ta mësuar veten me vite të tëra, që të mbërrinte shprehjen në shqipe me të njëjtën cilësi si në atë të gjuhës së parë të tij letrare. Ky rrugëtim e ka tërhequr në rrugë paralele, të gazetarit komentues dhe të tregimtarit, për ta përmbyllur me një stad kthese, tash me këtë roman që fitoi çmimin e parë "Rexhai Surroi" për veprën e vitit në këtë zhanër për hapësirën shqiptare. Në një formë, pjekuria e tij shprehëse merr përmasa kolektive për shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

"...ne ngandonjëherë ngutemi të rrëfejmë për të kaluarën, nga shkaku se duam që ajo të barttë vulën e të vërtetës sonë, se nuk e bëjmë këtë aq për të shpalosur ndonjë të vërtetë sa nga nevoja të bëhem pjesë e të vërtetave", thotë rrëfimtari në roman.

Në fakt, rrëfimi i Kimit, sikurse thotë rrëfimtari, përmban në vete vulën personale, pjesëmarrjen në të vërtetat, madje edhe atë fillestaren, apo fondamentalen, se Vitet e Urithit kanë përfunduar me vetë aktin e të shkruarit për to. Përshkrimi i tyre vulos fundin.


4.

Fundi i Viteve të Urithit hap një dimension të ri kolektiv për fshatin metaforik të autorit: tashmë kur nuk ka nevojë më për fshehje, kur mund të shprehesh lirshëm, ç‘do të thuash?

Për shkrimtarin thuhet, gjëja më e rëndësishme është që të gjejë zërin vetjak. Kim Mehmeti definitivisht e ka gjetur, siç e dëshmon mjeshtria e zejes e shprehur në këtë roman. Tash i mbetet të vazhdojë të kërkojë më tutje në shpjegimin që e jep rrëfimtari i romanit: "Ai e dinte se të gjitha ngjarjet që i rrëfenin fshatarët kishin së paku nga tri domethënie: atë që ua japim dhe u besojmë ne, atë që e besojnë dhe e thonë të tjerët, dhe domethënien që e kalb dheu, së bashku me të ndjerin, që atë domethënie përjetë e ka mbajtur të mbyllur në vetvete".

(Shkrimi i botuar në gazetat; Koha Ditore-Prishtinë, Gazeta Shqip-Tiranë dhe Gazeta Lajm-Shkup)

Komente (12 dërguar):

bekim iseini më 07 January, 2009 03:54:08
avatar
Pershendetje z.Kim... Po u,a them qe ne fillim se u,a kam zili.. Natyrisht ne aspekt pozitiv.. Ajo qe me pelqen me shume te Ju eshte se ne te gjitha shkrimet tuaja (mos haroj t,ju them se jam lexues i rregullt i shkrimeve qe i botoni, jeni shume transparent, i hapur... Dua te them se kur eshte fjala per ceshtjen shqiptare Ju nuk e kurseni askend qofte edhe nese behet fjale per lider te tipit A. Ahmeti apo M. Thaci. respekte nga bekim i tetove.
Granit më 28 February, 2009 11:35:33
avatar
Respekt Zoteri "Kim Mehmeti"
Antigona më 06 March, 2009 05:21:03
avatar
Unë si lexuese e këtij tregimi kam nje respekt te madh ndaj Kim Mehmetit. Sepse është një shkrimtar shum i zgjuar .Unë kom respekt gjithashtu edhe per te gjith shkrimtaret e njohur nga shum vende te tjera.Kshtu që për kushtojuni më shumë leximit lexoni vepra te ndryshme.
Abazi më 25 March, 2009 07:26:21
avatar
urime të përzemërta ndaj Kim Mehmetit,me shkruar më tepër për zotri Kimin duhet shum kohë,zoti i dhashtë shëndet e të jetoj 150 vjet.jam nga shkupi dhe njifemi mir me zotin kim, është një person i kopletuar,me thën me një fjal,person që dëshiron të ket gjto shtet .....
albrim më 30 March, 2009 09:30:03
avatar
urime breslenese z.k.mehmeti ju uroj suksese
artlind reka më 10 April, 2009 01:19:58
avatar
imagjinata eshte ajo qe na kthen ne te kaluaren dhe na bene me te plote thote nje gje te bukur intelektuale edhe athere kur nuk jemi te sigurt se ai refim mund te ket qene ashtu por te pakten ty arti ta kumton si te vertet madje do thoshnja se zoti per kete gje individuale edhe na ka firmosur me imagjinaten krijuese qe eshte e lindur dhe qe nuk eshte tek gjith njerzit njesoj e vulosur..miku im kim vazhdoni te na beni ziliqar me kete yll te bergsonit qe fal intuites keni mbrire ne kete lartsi ..ju keni besuar shum ne kte gje.. ta them te drejten ne konfliktin e fundit un pamvarsisht misionit qe kishnja me dukej vetja si urith kam rene ne nje postbllok afer kufirit por kam shpetuar...kjo veper juaja deshmon nje te vertet paralele me ate te procesit te kafkes...nje te vertet do thoshnja ndryshe qe njeriun patjeter nuk e bene mazohist, thjesht njeriu nuk duhet te ket frig nga liria . Eshte detyr e artistit te lansoi nje rruge te pakaluar mga tjeret deri tek kjo liri...ju deshmoni mesemire se vetm artistet jane te lire...ju e keni kaluar mbase ne menyre jokoshiente barieren etnike qe eshte stadi i pare i lirise me pas ligjet fizike i keni shmbur hala me fuqishem nepermjet artit njerzit kane cka te mesojn nga ju...ka mic te juaj qe thone se ju ne mjeshtri te madhe dini ta fshehni mosdijen por duhet thene se akoma me shum me nje mjeshtri ende me te madhe do thoshnja se dini ta shpalosni gjenialitetin tuja krijues..
shum te fala.. eshte nje mesazh qe ma shkruan nje lider te cilie e idealizoja ne fund te mesazhit por un i pergjigjem vetm ne vulosja te kauzes tone me pas te le vetm ne ujrate politikes..dhe fal artit dhe filozofis qe i dua aq shum jame i lire nga politik beresit
vali më 11 April, 2009 07:00:48
avatar
me te vertet ju jeni "koka" e cila na duhet. Ju deshiroj qdo te mire ne jete
Ushtar Gjergji më 14 April, 2009 05:22:35
avatar
Per fat..."Urithi" i ngrys ditet "me te lindur" dhe "Vitet" lindin nga ngrysja e historise shkelqimtare. Kim Mehmeti, si "dikur" Kadare (nenkupto i Everesti i letrave shqipe) na sjell skeletin e "gjeneral-kohes" shqiptare, e cila na vrau rende me ushtrine e saj qe nga shtate pashe thelle nga nentoka gjer ne shtate pale te qiellit tone...
djellza më 27 August, 2009 11:08:01
avatar
une ju uroj shume fat dhe deshiroj qe ti te jeshe me i miri dhe me gjdo te mir ne jet....
ekrem xhemaili më 31 August, 2009 02:29:43
avatar
Libri më ka pëlqyer shumë bile në nji kohë të afërt do ta lexojë prapë, vetëm të lutem nuk e morra vesh ai bonjaku pse kurrë nuk u martue edhe pse në një vend keni cek se do ta shpjegoni arsyen.
Prap presim vepra të mira nga ju si kjo suksese.
donjeta më 16 October, 2009 06:41:28
avatar
une te uroj shum fat dhe deshiroj te jesh me i mir ne jeten tende.une si lexose kam nje respekt te madh ndaj kim mehmeti,une te uroj shum sukses te madh ne librat tuaj dhe deshiron te vazhdosh keshto,kjo pershendetje ishte sa i perket shkrimtarit kim mehmeti,edhe njeher te uroj shum sukses ty ne libra
Nexhmedin Zeneli më 26 October, 2009 03:55:34
avatar
Ju uroj suksese të mëtutjeshme meritoni shumë lëvdata dhe urime.
Urimi im me i miri për juve si një shkrimtar dhe një analist politik ështe:
Shëndet dhe jet te gjat me vepra të tjera që do te kënaqin lexues të këtyre trevave.
Përshendetje
"Mbajme te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Dërgoni komentin comment

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
4.67