Shtiza gjigande edhe për flamurin shqiptarë
Vendosja e flamujve të Maqedonisë nëpër shtylla të larta, sipas analistëve nuk është gjë tjetër përpos një nacional romantizëm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por që mund të sjellë edhe ndonjë konflikt të padëshiruar brenda shtetit. Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që kanë shënuar në vetvete.
Vendosja e flamujve të Maqedonisë nëpër shtylla të larta, sipas analistëve nuk është gjë tjetër përpos një nacional romantizëm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por që mund të sjellë edhe ndonjë konflikt të padëshiruar brenda shtetit. Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që kanë shënuar në vetvete. “Një proverb thotë: ‘Sa më i vogël është populli aq më voluminoze e ka historinë, më të gjatë e ka himnin dhe më të madh dëshiron ta ketë flamurin’. Mirëpo popujt e vegjël harrojnë një të vërtetë, sepse flamujt nuk i valëvit era, por vetëdija e njeriut, vetëdija për përkatësinë etnike, vetëdija për përkatësinë kombëtare. Flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që ata kanë shënuar në vetvete. Shqiponja jonë sikur të jetë edhe 10 cm me 10, ajo ka aty betejat prej Skënderbeut e këtej”, tha Mehmeti. Sipas tij këto flamujt e mëdhenj që vihen nëpër Maqedoni nuk shprehin kurrgjë tjetër përpos një nacional romantizëm të vonuar të maqedonasve, mirëpo siç thotë Mehmeti, ato bëjnë një gabim. “Unë sa vërej flamujt e mëdhenj vihen vetëm në mjedise maqedonase që do të thotë ata e përvetësojnë, pasi akoma s’kam dëgjuar që një flamur i tillë të vihet p.sh. në Kalanë e Tetovës. Çdo të thotë kjo? Se atë flamur e barazojnë me përkatësinë etnike, e kanë etnizuar edhe atë flamur, njëlloj si emrin dhe nëse ndodh ajo, Maqedonia duhet të ketë dy flamuj. Këtë flamurin që maqedonasit e mendojnë si është vetëm i tyre dhe flamurin shqiptar”, thotë analisti Mehmeti. Ai i preferon Gruevskit që çdo kund të vendosë nga dy shtylla. “Do të ishte mirë që me kohë ta përgatisë terrenin se gjithsesi në Maqedoni, pa u valëvitur edhe flamuri shqiptar nuk do të vlejë asnjë flamur tjetër, nëse etnizohet, të jem i qartë. Nëse ky flamur ka domethënien e etnitetit maqedonas, siç ndodhi me emrin, atëherë do të ishte mirë që me kohë të vendoseshin nga dy shtylla”, theksoi Mehmeti.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (5 dërguar):
Sqarim:ja vlen te theksohet DUI,se nuk po shoh se ky subjekt perfaqeson shiptaret,qe te perdoren inicialet ne shqip!...
trashigimtar te aleksandrit te madh a po te pranojn te vertet se jan sllav te jugu seb e bullgar
Dërgoni komentin