Fillimi | Media-Lajme | Muri i Berlinit - Simbol i ndryshimit në Evropë

Muri i Berlinit - Simbol i ndryshimit në Evropë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Qindra gjermanolindorë ishin mbledhur para Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, pas shpalljes së rregullave të reja të udhëtimit të lirë.

Mijëra vetë u dyndën drejt Perëndimit nga rruga apo duke kapërcyer Murin, madje duke e shkatërruar atë me vare. Vetëm një ditë më parë ata mund të qëlloheshin me plumba nëse e bënin këtë.

Rënia e Murit të Berlinit ishte kurorëzim i shumë lëvizjeve që filluan atë vit në kampin socialist, dhe vetë rënia e tij u pasua nga ndryshime rrënjësore në Kontinent.

- Cila ishte pritshmëria e njërëzve që e ndoqën këtë ngjarje atëhere?
- Tani pas 20 vjetësh a janë përmbushur këto shpresa?
- Cila ishte rëndësia e rënies së këtij simboli në rajonin tonë, a i shembën ato mure që i ndanin?

Për të diskutuar për këto tema të ftuar në rubrikën Forum të BBC-së janë disa personazhe jeta e të cilëve është ndikuar nga ky eveniment: juristi, dhe dikur udhëheqësi komunist në Kosovën e para Murit të Berlinit, Azem Vllasi, politikanët e viteve të demokracisë në Shqipëri Neritan Ceka dhe Besnik Mustafaj, si dhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia Kim Mehmeti.

 

Dëgjoni Forumin e BBC-së me Ilir Nishkun

 

Komente (0 dërguar):

"Mbajme te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Dërgoni komentin comment

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0