Fillimi | Media-Lajme | Ahmeti s’guxon t’i ndërrojë ministrat!

Ahmeti s’guxon t’i ndërrojë ministrat!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) duket se është i kënaqur me punën e ministrave të vet, të cilët i ka në Qeverinë e Maqedonisë. Për këtë arsye, nga BDI kishin njoftuar se nuk do të ketë rikonstruim në afatet e paracaktuara. Fillimisht ishte planifikuar që rikonstruimi të ndodhë para Kongresit të Dytë zgjedhor, por kjo u shty për një moment tjetër. Edhe pas Kongresit paralajmërimet për rikonstruim u humbën nga arsye të pasqaruara deri më tani. Analistët e pavarur politik e shohin nga prizma të ndryshëm këtë vendim të partisë shqiptare në pushtet. Publicisti Kim Mehmeti duke e kuptuar logjikën e veprimit të Ali Ahmetit, thekson me ironi se ndoshta në BDI nuk ka persona më të mirë që mund të bëhen ministra. “Ali Ahmeti nuk bën ndryshim të ministrave, ndoshta për shkak se nuk mund të gjejë më të këqij se këta që i ka. Sigurisht ai është i kënaqur dhe për këtë arsye nuk i ndërron. Sigurisht ia plotësojnë kushtet që ua kërkon ai, ndaj përfaqësuesve të vet në qeveri edhe s’ka nevojë të bëjë ndryshime”, tha Mehmeti. Analisti Mehmeti thekson se ka dy arsye për të cilat nuk ndryshohen këta ministra. “Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”, tha Mehmeti.

(Gazeta Lajm)

 http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2972.html

Komente (5 dërguar):

toni më 16 January, 2010 09:02:48
avatar
--- line drejtorat e me posht ,(ska te nderohen), krejt te nenes UDB-se , te cilet sot e kesaj dite , dridhen , pas saj,,,,,
toni më 16 January, 2010 09:04:09
avatar
-ku i gjeti krejt udbasha- line drejtorat e me posht ,(ska shance te nderohen), ,
lulzim hamidi më 17 January, 2010 10:58:11
avatar
lulzim në 15/01/2010 14:26:27

Nëse marim për bazë konstatimin që është paraqitur si titull,pra''Ahmeti sguxon ti ndërojë ministrat'',atëherë sipas mendimit tim,analistët e nderuar në një mënyrë kanë të drejtë në analizimet e tyre,secili në mënyrën e vet,përvec njërit që flet me gjuhën ironike,që tregon destruktivitetin dhe blamimin personal të tij,duke konstatuar,“Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”,!Prandaj edhe kemi situata të këtilla,kur dikush është në gjendje të gjeneralizojë një fenomen ,për të cilin pra ai ka mendim ashtu sic ka,por vet përfshirja e një grupi të madh individësh që kanë edhe arsimim ,edhe dijeni,edhe zotësi të menaxhojnë me ndonjë nga ministritë është mënyrë më e ulët e të shprehurit në publik ,vecanërisht kur flet për një armatë fytyrash në teritorin e kësaj Republike dhe kur e thotë një njeri I cili ka një status të privilegjuar në mesin social më të gjërë.Sipas tij,pra Bujar Osmani mund të jetë minister sepse nuk ka nevojë të gjejë rrugën për në Shkup,sepse është nga SHkupi,kurse tjerët që se dine rrugën deri në kryeqytet duhet të ndërohen me disa tjerë që janë nga qyteti më I madh në republikë.Më vjen keq,që një person sic është z.Memeti e thotë këtë ,dhe besoj se do të ketë considerate ,karakter,bon-ton,trimëri ,respect….që tu kërkojë falje të gjithë atyre që me konstatimin e tij ironic I ka prekur duke I futur në një thes sit ë paditur,paarsimuar,pa zotësi,paardhmëri …vecanërisht për shkak të etiketimit të përgjithshëm të komunitetit shqiptar!
Skam vullnet te komentoj shkrimin ,per shkak te deklarates antishqiptare te analistit dhe publicistit te nderuar!!!
albani më 20 January, 2010 04:38:56
avatar
Lulzim mirë e ka Kimi, çdoher ka fol mirë edhe me trimëri e guxim.

A pe ma n'mend kur ishte pdsh në qeveri edhe dihet mo se çka bohet kur te jen ata në qeveri, shum na vike mirë kur Kimi guxojke shuuum me fol edhe si kersitke hiç, e tash ne kete kohe kur bdi-së vmro-ja ja ka torollav trunin e ekan humb udhen n'oborr t'vet, nuk jan tu e dit se çka osht kah bohet, po na vjen pak si keq pse prap Kimi po flet :) te bohemi t'sinqer, mirë e ki Kim Mehmeti, fol edhe shkruj gjithmon kështu drejt, Ti je PROSHQIPËPAR I VËRTETË.
Të lumtë.
Toni më 29 January, 2010 05:10:51
avatar
desha me then se ne kete deklarat kim mehmeti t cilin populli shqiptar e respekton dhe e nderon fyen personat e qeversi me deklaraten se nuk e din se ku eshte shkupi edhe prandaj ka tollovi.gabimi qendron ne ate se maqedonia si maqedoni eshte e vogel sa qe edhe nje i huaj me ardh e gjen shkupin e leje me qytetet tjera qe dmth se nuk eshte mir me then se nuk e din se ku eshte shkupi edhe me then se vetem qytetaret e shkupit e din se ka persona te cilet kan dal dhe din qytete ma te mdhej se shkupi por mir bejn bdi-ja po qoft edhe pdsh-ja qe marrin nga cdo qytet intelektual se jo rastsisht i mbajn n strukturat e tyre partiake.nuk folim per nje parti po folim per te gjitha partit shqiptare.e sa per at se jan tollovitur punet ne qeveri besoj se bdi-ja ka struktur te mir dhe forca te reja dhe energji qe de e kalojn ket situat vetem eshte ceshtje kohe.kshill per bdi-n le ti bej ndryshimet e betuara me hapin e kohes mos bej vones mashum por edhe pdsh-ja e ka kshillen qe eshte mir ta kritikoj partin shqiptare n pushtet qe ti permisoj gabimet e duhura.
"Mbajme te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Dërgoni komentin comment

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
3.75