Fillimi | Media-Lajme | “Shkupi” mbërrini në Shkodër

“Shkupi” mbërrini në Shkodër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Shqiptarët po si bashkuan kokat, nuk munden t’i bashkojnë as tokat”” -Kim Mehmeti

Karvani i “Lajm”-it dhe shtëpisë botuese “Logos A” edhe të mërkurën vazhdoi misionin për përhapjen e të vërtetës historike për shqiptarinë e Shkupit. Stacion i radhës ishte Shkodra, një ndër qytetet më të njohura shqiptare për nga begatia historike dhe kulturore.

Në një natë të ftohtë dimri përplot me borë, biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër  për dy orë rresht u shndërrua në një vatër të ngrohtë të dashamirëve të librit dhe historisë. Moti i ftohtë nuk pengoi shumë intelektualë të njohur shkodranë të marrin pjesë promovimin e librave “Shkupi” dhe “Lypsiqarët e Shkupit”, për të dëgjuar të vërtetën historike të Shkupit të shkruar në një stil të përkryer eseistik nga ana e autorit Kim Mehmeti.

“Jam i nderuar që gjendem sot në qytetin e Gjergj Fishtës, Marin Barletit  dhe Shtjefën Gjeçovit. Unë jam i vetëdijshëm për shijen e përsosur të shkodranëve për kulturën dhe letërsisë. Prandaj sot nuk kam ardhur të lavdërohem para jush me veprat e mia, por kam ardhur para jush të marr certifikatën e shkrimtarit”, tha autori Mehmeti, duke shprehur respekt të plotë për publikun shkodran, por edhe duke u shprehur i emocionuar që gjendej para njerëzve

Në fokusin e interesit të shkodranëve prezent në këtë manifestim nuk ishte vetëm e kaluara e Shkupit. Duke e vlerësuar si njërin nga zërat më të artikuluar që përcjell të vërtetën edhe për aktualitetin e tanishëm të shqiptarëve të Maqedonisë, shkodranët parashtruan shumë pyetje edhe për zhvillimet e fundit dhe padrejtësitë që po ju bëhen shqiparëve të këtushëm. Përgjigjet e shkrimtarit dhe publicistit Mehmeti ishin në stilin e njohur kritik, duke rikujtuar edhe njëherë se fajin kryesor për këto padrejtësi nuk qëndrojnë te maqedonasit por te vetë politikanët shqiptarë. Nga kritikat e tij Mehmeti nuk përjashtoi nga kritikat e tij as politikanët në Shqipëri dhe Kosovë, duke e përmendur bashkimin e trojeve shqiptare si një proces i cili do të shpëtojë shqiptarët, me thënien e njohur : “Shqiptarët po si bashkuan kokat, nuk munden t’i bashkojnë as tokat””. 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.50
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next