Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: Gruevski me BDI-në dëshirojnë t’i vënë nën kontroll edhe korrespondentët shqiptar

Kim Mehmeti: Gruevski me BDI-në dëshirojnë t’i vënë nën kontroll edhe korrespondentët shqiptar

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

 Propozim-ligj për futje, shpërndarje dhe përhapje të shtypit të huaj, filmit të huaj dhe për veprimtarinë e huaj informative në Republikën e Maqedonisë" ka nxitur debate të ashpra në parlament dhe jashtë tij. Në qendër të përballjeve verbale shpesh është përmendur Televizioni Top Channel, si një ndër më të shikuarit edhe në Maqedoni. Lidhur me atë se çka synohet me këtë ligj, biseduam edhe me shefin e zyrës së Top Channelit për Maqedoninë, Kim Mehmetin i cili pohon se pas vënies nën kontroll të mediave vendore, kjo qeveri shkon një hap më tej: dëshiron t’i mbikëqyrë edhe korrespondentët e mediave të shteteve tjera që kanë korrespondentët e tyre në Maqedoni.

Kjo qeveri, dëshiron që ajo t’i përcaktojë korrespondentët e mediave të Shqipërisë e të Kosovës, e jo vetë mediat amë. Sa i përket zyrës sonë në Shkup, ajo u takon shqiptarëve të këtushëm dhe njeh vetëm standardet profesionale të televizionit që i takon, e jo lojërat e këtushme politike.

Kim Mehmeti thotë se qëllimi i këtij ligji është që t’i vë nën kontroll korrespondentët, veçmas ata të mediave të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe për ta arritur këtë, me këtë ligj, atyre u pamundësohet e drejta të marrin mendime nga qytetarët e rëndomtë, me çka u mbetet të përcjellin vetëm qëndrimet e Shkupi zyrtarë. Kim Mehmeti pohon se kjo i shkon për shtati edhe partisë shqiptare në Pushtet.

Pa pëlqimin e partisë shqiptarë në pushtet, një ligj i tillë nuk do arrinte deri në bankat e parlamentit. Pastaj, e besoj se pushtetarëve shqiptarë u përshtatet një ligj i tillë ngaqë shpresojnë se nëpërmjet tij do i bëjnë të varur korrespondentët shqiptarë nga partia shqiptare në pushtet. Kuptohet, ata mund neve të na pengojnë në punën tonë, por që ta shkëpusin shqiptarinë e  këtushme nga Top Channeli mbarëshqiptarë i Tanit do duhet qiellin mbi Maqedoni ta mbulojnë me ndonjë perde që pengon depërtimin  e valëve satelitore të këtij televizioni, - pohon Kim Mehmeti.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/3674-kim-mehmeti%3A-gruveski-me-bdi-n%C3%AB-d%C3%ABshirojn%C3%AB-t%E2%80%99i-v%C3%ABn%C3%AB-n%C3%ABn-kontroll-edhe-korrespondent%C3%ABt-shqiptar%C3%AB.html

 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk vrasin fëmijë
Nuk duhet harruar se Maqedonia është “Kazablanka” e Ballkanit njësoj siç nuk duhet harruar se në këtë shtet shumëçka dëshmon se vendi është në duart ...
image
Kim Mehmeti: Maqedonia duhet të shapllet shtet dyetnik
  Kohëve të fundit Maqedonia po kalon një fazë me përplasje të shumta ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, gjë që vetëm dëshmoi se Maqedonia është ende ...
image
Vasko Eftov: A u frikësuan nga deklaratat e Kim Mehmetit?!
  Tashmë rrjeti social Facebook shfrytëzohet edhe për të njoftuar miqtë për më të rejat e fundit. Kësaj radhe, autori i emisionit “Vo Centar”, Vasko Eftov, ...
image
Kim Mehmeti: Vrasjet haraç i politikës inferiore
Publicisti Kim Mehmeti, në edicionin e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës, u shpreh për protestat që u mbajtën në Gostivar lidhur me vrasjen e ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski me BDI-në dëshirojnë t’i vënë nën kontroll edhe korrespondentët shqiptar
 Propozim-ligj për futje, shpërndarje dhe përhapje të shtypit të huaj, filmit të huaj dhe për veprimtarinë e huaj informative në Republikën e Maqedonisë" ka nxitur ...
image
Mehmeti: Antishqiptarizmi përkrahet institucionalisht
"Kryqin e madh mbi Vodno nuk e ndërtuan tifozët e ekipeve sportive Maqedonase, kishën në Kalanë e Shkupit nuk filluan ta ndërtojnë tifozët Maqedonas, projektin "Shkupi 2014" nuk e projektuan ata me prirje fashiste Maqedonase, Enciklopedinë fyese ndaj Shqiptarëve nuk e botuan tifozët e hendbollit Maqedonas, librat shkollor ku fyen Shqiptarët nuk i kanë përpiluar nacionalistët e rinj shqiptarë...gjtiha këto i bëri qeveria Maqedonase ku marrin pjesë edhe pushtetarë Shqiptarë" kështu deklaroi Kim Mehmeti në tribunën e organizuar nga QMBI....
image
“Shkupi” mbërrini në Shkodër
“Shqiptarët po si bashkuan kokat, nuk munden t’i bashkojnë as tokat”” -Kim Mehmeti...
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
Next