Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: Vrasjet haraç i politikës inferiore

Kim Mehmeti: Vrasjet haraç i politikës inferiore

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Publicisti Kim Mehmeti, në edicionin e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës, u shpreh për protestat që u mbajtën në Gostivar lidhur me vrasjen e dy të rinjve shqiptarë nga një polic maqedonas. 

Ai u shpreh se tashmë ka kaluar koha e protestave, të cilat bartin mesazhin “poshtë sunduesi, rroftë vasali”. 

“Protestat e forcojnë pozitën e sunduesit, ndërsa vasalin e bëjnë edhe më të dëgjueshëm. Fatkeqësisht, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi përfaqësues politik që nuk iu dëgjohet zëri për çfarëdo fatkeqësie që i  ndodh popullit të vet.  Edhe në rastin e Radushës, kur u ekzekutuan katër shqiptarë pa i shpallur gjykata të fajshëm, askush nuk doli ta dënojë këtë veprim. Pjesëmarrja e tyre në Qeveri është një tatim që shqiptarët ia paguajnë këtij shteti. Këto ngjarje që ndodhin janë gjithashtu rezultat që ne i kemi “Gruevskat” tanë brenda në qeveri" - tha Kim Mehmeti.

Në pyetjen se a pritet dorëheqja e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ai u shpreh se një gjë e tillë lëre që nuk do të ndodh, por për më tepër, shpejt do të dalin pushtetarët shqiptarë dhe do ta shpallin këtë ngjarje si diçka e zakonshme që ndodh kudo, si dhe do t’i përsërisin fjalët e njëjta se ata mbeten të përkushtuar në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët evropiane. 

“Sot përgjegjësinë ne nuk duhet ta kërkojmë tek pala maqedonase, sepse politikanët shqiptarë të këtushëm janë bërë shokë me ata që në bërthamë e kanë antishqiptarinë, kështu që problemin duhet kërkuar tek vetvetja”, tha Kim Mehmeti.

Ai gjithashtu shtoi se “Populli shqiptar në Maqedoni paguan haraç çdo ditë, o me përmendore, o me kisha, o me vrasje dhe rrahje, sepse neve në qeveri na përfaqësojnë injorantët të cilët inferioritetin mundohen ta shesin si urtësi dhe tolerancë. Injoranca nuk është tolerancë. Element i tolerancës është vetëdija.” 

Në pyetjen rreth të ardhmes së shtetit të Maqedonisë, publicisti Kim Mehmeti u shpreh se Maqedonia kurrë nuk do të bëhet shtet, por do të ketë dualizëm ku shoqëritë do të veprojnë sipas rendeve të veta.

 “Është e pashmangshme që në të ardhmen do të kemi një Maqedoni që do të funksionojë në baza dy etnike. Shqiptarët vetëm kështu mund të kenë të drejtat e barabarta dhe nuk do të prezantohen më nga tenderokratët që për heshtjen e tyre shpërblehen me tenderë nga Gruevski”, tha në fund të kësaj interviste publicisti Kim Mehmeti. http://almakos.com/lajme/maqedoni/4283-kim-mehmeti-vrasjet-harac-i-politikes-inferiore.html



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next