Fillimi | Media-Lajme | Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!

Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe tre ish pjesëtarëve të UÇK-së Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala. 

Analisti Kim Mehmeti fill pas ekzekutimit të Komandant Kushtrimit me shokë, shkroi një kolumnë me titull "Atdheu që të ekzekuton".

Kështu Mehmeti ndër të tjera në këtë kolumnë pati shkruar se: "Dy ditë pas protestave, në afërsi të fshatit Radushë, pra në hyrje të Shkupit, policia maqedonase kapi në pritë katër shqiptarë të dyshuar për kontrabandë armësh dhe i ekzekutoi në vendin e ngjarjes. Apo, mbase edhe i solli të vrarë aty ku ishte paracaktuar vendi i ekzekutimit?! E në mesin e tyre ishte edhe Harun Aliu, ish-komandant i njohur i UÇK-së, drejtues i Partisë Alternativa Kombëtare. Sipas asaj që tha ministrja e Policisë, aksioni ishte ndërmarrë në bazë të informatave të sigurta, andaj shtrohet pyetja e logjikshme: pse policët maqedonas nuk i përcollën të dyshuarit deri në vendin ku duhej ta dorëzonin armatimin, e kështu ta mbyllte tërë zinxhirin e të inkriminuarve, por u organizoi pritë si në kohët e mesjetës. Dhe kaluan ditë të tëra nga kjo ngjarje, e pushtetarët e BDI-së nuk dhanë asnjë shpjegim. Nuk treguan se a kanë qenë të informuar për këto aksione policore dhe nëse po, atëherë vallë pajtohen me këtë veprim të policisë që ka pasur informata të sakta për rrugëtimin e “shitblerësve” të armëve? Ku ta dish, mbase edhe nuk ka nevojë të shpjegohet ajo që e dinë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë: nga viti 2001 e këndej, asnjë aksion policor nuk ndërmerret pa u informuar krerët e partisë shqiptare në qeveri".

Ndërkaq Nebi Murseli në shkrimin e tij të titulluar "Lufta e papërfunduar e komandant Kushtrimit" shkroi: Kushtrimi e la luftën të papërfunduar. Ai ishte luftëtar. E luftëtari kurrë nuk kthehet në shtëpi – ai e bën lirinë!  

Kështu filloi në vitin 2001. Atëherë kushtrimin për luftë e kishte dhënë Ali Ahmeti. Afër e kishte komandant Kushtrimin.

 E kishin dhënë kushtrimin për të luftuar me maqedonasit. U bënë luftë Nikola Gruevskit dhe Menduh Thaçit. Dhjetë vjet më pas, Kushtrimi u vra. U vra në pabesi. E tradhtuan shokët e idealit, të cilët e nxitën si i ri t’i bashkohej luftës së shqiptarëve. Për këtë luftë, ai u mbajt tre vjet në “Bondsteel” dhe kur u kthye në Shkup, e gjeti Ali Ahmetin në pushtet. I zhgënjyer nga bashkëluftëtarët që përnjëherë u shndërruan në demokratë dhe i grahën Marrëveshjes së Ohrit, duke mos realizuar hiç më shumë sesa politika maratonike e Arbën Xhaferit dhe e Lubço Georgievskit."

Në emisonin "Debat" të RTK-së të transmetuar pas vrasjes makabre të Harun Aliut me shokë të ftuar ishin: Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë, Talat Xhaferi Ministër i Mbrojtjes, si dhe Kim Mehmeti ku u realizua një debat i ashpër për sa i përket kësaj çështje. Videon e plotë të këtij debati mund ta shikoni më poshtë.

Sot në Teatrin Shqiptar të Shkupit organizohet akademi përkujtimore në nder të Komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij.

Organizatorë të kësaj Akademie janë ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarët. Po ashtu të dielën do të ketë edhe homazhe në varrezat ku ata prehen të qetë.


Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
1.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next