Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij

Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe inicuesi i saj, Ben Rexhepi për afirmimin e kulturës, të librit dhe leximit. 

Aktiviteti "Libri që lexova..." për herë të parë fillojë me librin "Vitet e urithit” të autorit Kim Mehmeti, ku në këtë rast pati bashkëbisedim edhe me autorin në fjalë.

Rexhepi gjatë prezentimit të Kim Mehmetit tha se "njëher isha i ulur unë atje diku në fund në vendin e publikut po në këtë sallë, dhe i ftuar ishte Kim Mehmeti, për një çast të gjithë filluan të brohoritnin: Kimi për kryeministër, Kimi në politikë. Kurse vetëm unë e kundërshtova më duket atëher një gjë të tillë duke thënë: Kimi jo në politikë, por në letërsi". Dhe e gjithë kjo sipas Ben Rexhepit, aktivist qytetarë, me qëllim që edhe më tej të bëhet më tepër afirmimi i leximit dhe librit.

Ndërsa autori i librit "Vitet e urithit", Kim Mehmeti tha ndër të tjera se "ne kemi sot lexues më të mirë, këtë e them shkaku se në këtë kohë kur ju keni televizionet keni celularët tuaj, është interneti, dhe sërish gjeni kohë për të lexuar libra është e vështirë, prandaj e them se tani lexuesit janë në një sfidë më të rëndë". 

Mehmeti më pas tha "unë jam munduar që me librin "Vitet e urithit" të jap dimensionin e asaj kohe kur kanë jetuar shqiptarët, që shpeshherë është dashur të bëhen sikur "urithi të padukshëm" që t'u mbijetojnë atyre kohërave tejet të vështira për popullin tonë".

"Ka popujë që janë zhdukur nga ky rruzull tokësorë, mirëpo popujtë asnjëherë nuk janë zhdukur për shkak se nuk kanë patur politikanë të mirë, por ato janë zhdukur kur nuk kanë patur gjuhën e tyre dhe kulturën. Sepse një popull identifikohet, pra ka letërnjoftim të tij, së pari elitat kulturore e shkencore, e më pas vijnë të gjitha të tjerat" - tha ndër të tjera Mehmeti para një auditori të gjerë.

Më pas është diskutuar gjatë për librin "Vitet e urithit", ku të rinjtë shprehnin përshtypjet, pikëpamjet, dhe interesin e tyre edhe duke pyetur autorin e librit për çëshje të ndryshme që kishin të bëjnë me zbërthimin e disa pjesëve të romanit "Vitet e Urithit"

Ndryshe, romani "Vitet e urithit" nga Kim Mehmetit në vitin 2008 u shpall romani më i mirë shqiptarë, duke fituar çmimin "Rexhai Surroi". Kurse arsyetimi i jurisë për ndarjen e këtij çmimi ishte:

Arsyetimi i Jurisë: Për shkathtësinë dhe koloritin e rrëfimit poetik, për mjeshtërinë e ndërtimit të prosedeut romantik, midis magjisë dhe reales, të vërtetës dhe fiktives, të ambientuar në fshatin e tij metaforik, në të cilin ndërthuret e tërë historia jonë, në një periudhë të ndjeshme të agonisë së Perandorisë Otomane, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, stalinizmit dhe titizmit, juria vendosi njëzëri që çmimi t’i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti, për romanin “Vitet e urithit”, botuar nga Toena, Tiranë më 2007.


Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next