Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë

Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në mendimet e tij, Kim Mehmeti dha një vlerësim kritik në lidhje me diplomacinë kulturore të shqiptarëve, duke nënvizuar se “diplomacia kulturore shqiptare tregon shenja inferioriteti, ndonëse ndoshta jo në të njëjtën trajtë dhe masë me diplomacinë politike”. I ftuar nga Klubi i Artit dhe Kulturës në Universitetin Epoka, ai zhvilloi një bashkëbisedim me studentët, gjatë të cilit shpalosi qasjet, aspektet dhe pikëpamjet e tij mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e diplomacisë kulturore shqiptare. Gjatë vizitës së tij, Mehmeti u prit në një takim të veçantë dhe nga rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, thuhet në komunikatën për mediet të universitetit "Epoka".

 I njohur për qëndrimet dhe vlerësimet e tij kritike, në diskutimin e tij me studentët Mehmeti tha se shqiptarët për shkak të rrethanave historike, kanë qenë një popullsi e vogël dhe i ndarë, çka në shumë raste e ka vështirësuar komunikimin edhe në mes vedit dhe ky ka rezultuar një pengesë jo e vogël në përfaqësimin e tyre. “Ne nuk jemi si popujt e tjerë. Jemi një popull i ndarë dhe që nuk komunikon me njëri-tjetrin. Është e njëjta si me atë familjen që dikush e ka ndarë dhe s’mund të mburret me të. Sado të padrejta të kenë qenë rrethanat, sado arsyetime të ketë, vetë ndarja flet për dobësi familjare”, u shpreh Mehmeti.  

 Duke qëndruar idesë se idenfikimi i vlerave dhe të veçantave, të asaj që përfaqëson më mirë një popull, Mehmeti vlerësoi si pikërisht ajo që përfaqëson më mirë një popull, bën të mundur që kjo e mirë dhe veçori të mund të përdoret për të bindur dhe të tjerët. “Që të të respektojnë ndonjëherë mjafton që të kesh muskuj të fortë dhe kushdo që të thotë jam më i bukur, ia kërcet në grusht dhe ia prish bukurinë tjetrit, edhe kur ai është më i bukur se ti. Tek ndonjëri respektohet mendja dhe duke e ditur se është më i mençur, përherë njeriu bën kujdes dhe nuk hy në lëminë e tij. Popujt e vegjël përherë kanë dashur që letërnjoftimi i tyre të jetë kultura ngaqë nuk kanë mundur në forma të tjera. Me forcë e kanë patur të pamundur. Ajo që ne kemi, është kultura. Dhe kur kemi këtë kulturë duhet të dimë ta shesim, ta reklamojmë atë”, - theksoi Mehmeti. 


Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next