Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët

Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke rikthyer në një formë më moderne dhe të kamufluar Jugosllavinë e Millosheviçit. Publicisti Kim Mehmeti, në një reagim për gazetën “SOT”, e konsideron nismën në fjalë si një fantazmë e dalë nga pusi i së kaluarës. Mehmeti, i njohur si një ndër shqiptarët më me influencë në Shkup, pohon se projekti në fjalë nuk është gjë tjetër veçse një sajim dhe mbulesë për të mbuluar krimin dhe korrupsionin në gjashtë vendet, të cilat pretendojnë të jenë pjesë e federatës së re, përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Ne jetojmë në hapësirë ku e sotmja bashkëjeton me fantazmat që dalin nga pusi i thellë i së kaluarës. Pastaj, ne jetojmë në shtete të ngulfatura nga korrupsioni, nga krimi, në shtete në të cilat institucionet nuk janë në shërbim të qytetarëve, por shërbejnë si mbulesë për veprimtarin “hajdutokrate” të pushtetmbajtësve. Pra, ajo që i barazon mes veti këto shtete është “hajduktokracia”, e cila i çon elitat politike të këtyre vendeve ngutshëm të kërkojnë forma të reja të organizimit, vetëm për t’i mbuluar veprimtaritë e tyre të deritanishme”, pohon Mehmeti. Ai deklaron se idea e Malit të Zi është kundër faktorizimit të shqiptarëve në rajon. “Një ndër ato forma është edhe ky propozim, për mua i papranueshëm edhe nëse për hiçgjë tjetër, atëherë shkaku se ne shqiptarët ende nuk i kemi rrënuar as muret mendore që na ndajnë mes veti, e jo më me të tjerët. Pastaj, në këto iniciativa ka ngandonjëherë edhe diçka që është kundër nesh: ato duan t’i paraprijnë e ta pengojnë të pashmangshmes që duhet të ndodhë – bashkimin dhe faktorizimin e shqiptarëve. Andaj mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për unione ballkanike por, në mos më shumë, për union mbarëkombëtar në të menduarit “shqip”. Më në fund, bashkimi i më shumë të verbërve, vetëm e bën më të gjatë kolonën, e ngadalëson ecjen e saj, nuk ndihmon në gjetjen e rrugës dhe sjell vetëm një të mirë: arsyetimin e “të verbërve” se dikush tjetër e pengon ecjen përpara”, ka deklaruar Mehmeti.

Projektet

Mehmeti ka deklaruar se nuk është ndërmarrë ende asnjë projekt mbarëshqiptar vetëm për interesat e shqiptarëve. “Sot duhet të kishim shumë projekte mbarëshqiptare, që do mundësonin edhe veprim tonë si një popull. Por ndodh thuajse e kundërta! Më thoni një projekt mbarëshqiptar, të cilin e përkrahin të gjitha qeveritë e “Shqipërive” tona, e që ka të bëjë me mbrojtjen e interesit mbarëshqiptar? Më thoni pse Tirana e Prishtina zyrtare lënë përshtypjen se as që e dinë se ku ndodhet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit? Më thoni, për shembull, pse pushtetarët në Tiranë e Prishtinë nuk heqin dorë nga darkat e drekat që i paguajnë me paratë e popullit, e që me ato para të ndërtojnë ndonjë shkollë në Luginën e Preshevës...? E din pse nuk ka projekte mbarëshqiptare: sepse sikur të ishte e mundur, ne do kishim aq Shqipëri sa edhe parti politike, sepse çdo “bajraktarokrat” yni, don të ketë shtetin e vet”, ka theksuar Mehmeti.


Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next