Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri

Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute.

Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson se “Zgjedhjet e fundit parlamentare tregojnë se Maqedonia është duke shkuar drejtë një shoqërie dy partiake në baza etnike:atë të etnitetit maqedonas dhe atë të shqiptarëve! Por në ndërkohë duke pasur rend kushtetues që nuk e ofron të duhurën – demokracinë konsensuale dyetnike".

 “Do të ndodhë ajo që është më tragjikja për qytetarët që ato të jenë pronë të partisë,e jo shteti të jetë i tyre dhe mendoj,në këtë kontekst, edhe shqiptarët janë duke shkuar rrugës,ku tashmë janë futur maqedonasit, të jetojnë në diktaturë njëpartiake dhe ta kenë gjithnjë e më të vështirë të shpëtojnë nga pengmarrësi i tyre,në rastin konkret BDI-ja” - vlerëson tutje Mehmeti.

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM, dhe parti tjera shqiptare kanë theksuar se nuk do t`i pranojnë rezultatet zgjedhore, me çka paraqitet mundësia e krizës së re politike.

“Nëse duan partitë opozitare të arrijnë dicka,ata duhet që,jo artificialisht të prodhojnë krizë,por duhet të shkaktojnë probleme që do të dalin në sipërfaqe të gjitha mangësitë se përndryshe të njëjtat probleme edhe të opozitës shqiptare dhe maqedonase janë se ata janë ulur dhe presin që ndonjeni në tavolinë t`ua sjellë fitoren.Atë nuk ua sjellë, dhe është jokorrekte që ti të kërkosh nga partitë më të forta që ata të dobësohen sepse ti nuk din  se si fitohen votuesit” - shton Kim Mehmeti.

Me fitoren e partisë maqedonase në pushtet dhe deklarimeve të pandërprera të liderit të opozitës shqiptare MenduhThaci se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshm, a do të thotë kjo se mund të anashkalohen 153 mijë votat e BDI-së.

 “Gruevski nuk mund ta anashkalojë vullnetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë , por Gruevski mund të bëjë dicka tjetër. Ai ka të drejtë që në pjesën e vet qeveritare të merr cilindo dhe ju s`mund ti thoni se pse e more Kimin p.sh, nëse ai atë e shpall si pjesë të koalicionit të vet edhe këtu dhe ngjarjet që mund ti përdor Gruevski për ti përfshirë të dy partitë shqiptare, ku as ne shqiptarët nuk mund të themi pastaj se përse nuk u respektua vullneti i shqiptarëve. Mund ta respektojë vullnetin tonë, por mund që edhe ta respektojë konceptin e vet që e ka me partitë shqiptare posacërisht,atë që e kam thënë unë para se të përfundojnë zgjedhjet, Gruevski në mos tjetër e ka kuptuar që askush si shqiptari nuk din t`ia nxjerrë sytë shqiptarit dhe mandej krijon një situatë shumë të mirë për vetveten,që këto dy parti të merren me njëra-tjetrën se kush është më shqiptare dhe ai të rrijë anash dhe të vazhdojë me projektet e veta”- vlerëson Kim Mehmeti.


Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next