Kim Mehmeti
Fillimi | Media-Lajme

Media-Lajme

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 111 | shfaqen: 91 - 100
image

Tirana duhet ta disiplinojë Shkupin

Nuk ka shumë teori që Maqedonia të mbijetojë kështu siç e projektojnë, por mund të mbijetojë si një zonë neutrale në Ballkan. “D.m.th do të funksionojë si një treg grash në këtë rajon. Do të ndërtohet një shtet shumë standardesh, ku do të ketë jo ndarje faktike, por ndarje në realitetin e të jetuarit të qytetarëve”, thotë Mehmeti duke shtuar se funksionojnë edhe ato shtete që quhen me emrin simpatik banane shtet.
me teper
image

Kulla si mall i ti çrrënjosorit me dhunë

Janë po ashtu të shpeshta dëshmitë e kohës së shpaluar që vijnë si monologë kolektivë, si ligjërim i gjallë dhe virtual njëherësh, si bëma dhe pamje të pranishme, të shtresuara palimpsest në dijen dhe ndërdijen e mjedisit, të ambientit, si pamje dhe bindje totemike, dhe që po ashtu kanë aromën e postmodernizmit. Në krahët e kësaj pleksjeje narrative, Kim Mehmeti e shtrin të besueshëm familiarizimin e kullës me gjarprin e shtëpisë, me fanitjen e frymës, e hijes së shpirtrave…
me teper
image

Zigazag: Kim Mehmeti iu përgjigjet pyetjeve tuaja

Kësaj radhe mysafir yni dhe bashkëbisedues i juaj është Kim Mehmeti, shkrimtar dhe publicist i njohur nga Maqedonia.
me teper
image

Shqiptarët dënuan konceptin e kishave

Kim Mehmeti duke folur rreth disfatës së BDI-së në dy qytetet më të mëdha Tetovës dhe Gostivarit, thotë se BDI-ja po e paguan shumë shtrenjtë koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. "Gjithmonë kam thënë se BDI-ja do ta paguaj shumë shtrenjtë kolicionimin, sepse legjitimiteti është një, ndërsa tjetër është se si do mund ta përdorni atë dhe a do të mund ta përdorni ashtu siç ju pëlqen juve, pa mbajtur llogari për atë se si mendojnë ata të cilët ua dhanë legjitimitetin", ka thënë Mehmeti.
me teper
image

Shtiza gjigande edhe për flamurin shqiptarë

Vendosja e flamujve të Maqedonisë nëpër shtylla të larta, sipas analistëve nuk është gjë tjetër përpos një nacional romantizëm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por që mund të sjellë edhe ndonjë konflikt të padëshiruar brenda shtetit. Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që kanë shënuar në vetvete.
me teper
image

Domethënia e fundit e viteve të urithit

Fundi i Viteve të Urithit hap një dimension të ri kolektiv për fshatin metaforik të autorit: tashmë kur nuk ka nevojë më për fshehje, kur mund të shprehesh lirshëm, ç’do të thuash? Për shkrimtarin thuhet, gjëja më e rëndësishme është që të gjejë zërin vetjak. Kim Mehmeti definitivisht e ka gjetur, siç e dëshmon mjeshtria e zejes e shprehur në këtë roman.
me teper
image

Shkrimtari Kim Mehmeti e ka fituar çmimin për romanin më të mirë shqiptar.

Shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi e fitoi shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ndërsa ai për gazetari nuk u dha fare. Arsyeja sipas jurisë ishte se shkrimet që janë dërguar kanë qenë të dobëta dhe nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u shpërblyer.
me teper
image

Kim Mehmeti e fiton çmimin vjetor për letërsi "Rexhai Surroi"

Kompania mediale “Koha”, të hënën në Prishtinë, çmimin për romanin më të mirë shqiptar “Rexhai Surroi” ia dha shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, për romanin e tij “Vitet e urithit”. Juria, e përbërë nga Sabri Hamiti, Eqrem Basha dhe Bardh Rugova, e shpërbleu si më të mirin romanin e Mehmetit, në mesin e më se 50 romaneve të tjerë, mes tyre edhe shkrimtarë të njohur, si: Fatos Kongoli, Ben Blushi, Agim Gjakova, Diana Çuli, Petrit Palushi etj.
me teper
image

I ditur dhe fisnik

Vetëm kisha dëgjuar për Kim Mehmetin. Kisha lexuar nja dy libra të tij. Dhe pak kolumna. Kolumna dëshiron t'u thotë Kimi shkrimeve të tij, që unë, më së shumti i konsideroj esse të goditura. Ishte ndër të paktat pena që lexoja nga shqiptarët e Maqedonisë.
me teper
image

Bashkëqeverisje e jo asistencë

Analistët vlerësojnë se partia shqiptare duhet të bashkëqeverisë me partinë maqedonase në pushtet e jo të jetë vetëm asistent i saj. Analisti politik Kim Mehmeti thotë se problemi është më i thellë se sa të shihet vetëm nga këndëvështrimi se me cilat resore të rëndësishme udhëheqin shqiptarët.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 111 | shfaqen: 91 - 100