Kim Mehmeti flet në emisionin Express në KTV(Kohavision)
Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka fituar çmimin vjetor për letërsi, që e ndan Grupi "Koha". Por në ceremoninë e mbajtur për herë të parë, nuk është dhënë çmimi për shkrimin më të mirë në gazetari, pasi që nuk janë përmbushur kriteret e përcaktuara nga juria profesionale.
Intervista e Kim Mehmetit në emisionin Express në KTV(Kohavision)

Kronika e lajmeve në edicionin qendror te lajmeve në KTV ora 19.30



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (1 dërguar):
Me rastin e njëzet vjetorit të vdekjes (misterioze) të gazetarit,shkrimtarit e diplomatit Rexhai Surroit, kompania ”Koha ditore ” për të parën herë këtë vit shpalli Konkurrsin Shpërblyes ” Rexhai Surroi” 2008 për gazetari dhe letërsi.
Këtë lajm sigurisht se e mirëpritën të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar,e në veçanti shkrimtarët që merren me shkrimin e romaneve. Këta, më në fund menduan se gjetën rastin e volitshëm për tër të konkuruar tek kjo kompani me staf dhe anëtarë të jursë shumë profesionale. Ishim të sigurtë se këtu do të punohet me përkushtim, nuk do të ketë neglizhencë,këtu vërtetë do të vlerësohet cilësia e shkrimeve e jo emri, bajraktarizmi,akraballëku, dosllakia,miqësia...
Mirëpo,që në fillim, vet konkursi dukej paksa i ”mjegulluar” sepse, në Konkurs mund te merrnin pjesë edhe romanet e botuara dhe ato të pabotuara. -” Të gjithë autorët e interesuar ftohen që t’i prezantojnë veprat e tyre të botuara në vitin paraprak, apo të pabotuara, deri më 30 qershor 2008. (Citim nga konkursi).Kështu thuhej në informim.
Këtu, sipas rregullave,është dashur të marrin pjesë-konkurrojnë vetëm autorët e romaneve të pabotuara . Sepse, fundi i fundit qëllimi i konkurseve është stimulimi por edhe zbulimi i talentëve të rinj dhe veprave të reja të panjohura për publikun.
Nejse,kjo shkoi.
Erdhi dita e shpalljes së fituesit të Shpërblimit,22 dhjetori. Atë ditë ishin të ftuar, përpos konkoruesve, edhe një numër i madh mysafirësh shumë të respektuar,të çmuar,me një fjalë, njerëz që din se ç’vlerë ka përmbyllja e një konkursi,shpallja e fituesit, zbulimi i autorit të romanit të vitit. Të gjithë ishim shndërruar në sy e vesh dhe prisnim me padurim shpalljen e fituesit. Për çudi, për gazetari nuk u nda asnji shperblim, me arsyetimin se asnjë artikull gazetaresk nuk paska plotësuar kushtet e duhura per shpërblim,tha Zenun Çelaj. Dhe,pikë.
Ne skenë u ngjit Akademik Sabri Hamiti,alamet njeri, bile edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës.
Ky, dua të them Sabriu, i ra trup e shkurt:
“Fitues i Shpërblimit Rexhai Surroi 2008 për letërsi është Kim Mehmeti për romanin e tij të botuar me titull “ Vitet e urithit”
Kaq (!).Edhe këtu pikë.
Të pranshmit e shumtë në sallën e Hotelit Grand ngelën gojëhapur. Filluan ta shikojnë njëri tjetrin duke pyetur “vetëm kaq, ë?!” Po,po. Vetëm kaq,pëshpëritën disa të zhgënjyer.
Unë , i prekur nga kjo skenë e zymtë shpërtheva: -Se,mos kërkuat ju që anëtarët e juries t’i lexojnë 50 romane,ë? Pastaj të debatohet se cili është më meritori për ta botuar. Jo he ua pasha hajrin,jo.Ata, të juriesë kanë telashe dhe angazhime tjera. Burrat e dheut kanë gjetur rrugën më “rracionale”,më të shkurtër ,më të lehtë për dhënjen e Shpërblimit. Librit të Kimit, “Vitët e urithit “ i kanë rënë nëpër të ashtu fluturimthi dhe ja, me vendimin unanim të anëtarëve të juriesë,libri në fjalë merr Shpërblimin e parë.
E ju,dyzet e dy shkrimtarë tjerë që keni marrë pjesë nëkonkurs, bane bishtin e hupni drejtë shtëpive tuaja,nëse mund i gjeni.Askush nuk u ka detyruar me dhunë të konkurroni,jo. Se, a ka pasur ndonjë roman cilësor në konkurs, edhe kjo s’ka rëndësi fare.
O lexues të mi, mos më keqkuptoni ju lutem,edhe ti o Kim Mehmeti poashtu mos më keqkupto se ta kam zili për Shpërblimin e fituar.Jo për Allahun.Përkundrazi, nga zemra ta uroj Shpërblimin dhe të dëshiroj shumë suksese edhe në tëardhmen. Irituese ishte përbuzja e konkuruesve tjerë nga ana e jurisë por ndoshta(padashje) edhe nga “Kha ditore”.
Dai feri
Dërgoni komentin