Fillimi | Video | Kim Mehmeti në “Top Story”në Top Channel, krimet e luftës në Kosovë (VIDEO)

Kim Mehmeti në “Top Story”në Top Channel, krimet e luftës në Kosovë (VIDEO)

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Kim Mehmeti,Xhavit Haliti,Shpetim Idrizi dhe Astrit Gashi flasin në emisionin Top Story në Top Channel. Kosova është shndërruar prej disa javësh në një lajm kryesor në media, për shkak të përplasjeve të ndodhura pothuajse çdo ditë në Veriun e vendit, akuzave e kundërakuzave, deklaratave dhe pafuqisë së autoriteteve vendore për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Megjithatë, është ish-Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, ai që shndërrohet tashmë në personazhin e ditës, me procesin e tretë ndaj tij dhe të dytin për krime kundër njerëzimit.

Limaj do të nisë të gjykohet në të njëjtën ditë kur në tokën kosovare, do të përurohen 38 kilometrat e parë të vazhdimit të autostradës së kombit, një vepër për të cilën ai ka punuar në detyrën e tij. Megjithatë, “EULEX” tashmë ka një dëshmi kyçe, atë të Agim Zogajt, ish-bashkëpunëtorit të Limajt, i vetvrarë në Gjermani disa muaj më parë. Sipas asaj që Zogaj ka thënë, (dhe që mund ta ndiqni më të plotë duke parë videon e plotë të “Top Story”), ai ishte dëshmitari i vetëm i masakrave që ish-Ministri kishte kryer dhe si rrjedhojë, Limaj ka tentuar në katër raste ta eliminonte fizikisht. Në një dorëshkrim, Zogaj hedh edhe akuza të tjera, të gjykuara nga gjykata si të mjaftueshme për të hapur procesin

Mehmeti: Korrupsioni nuk mund të mbulohet me atdhetari

Kim Mehmeti, analist dhe shefi i zyrës së “Top Channel” në Shkup, e bazoi argumentimin e tij në dy shtylla kryesore. “Në Europë ekziston një tendencë për barazimin e fajësisë së luftës. Përpiqen të bëhen të gjithë fajtorë, të gjithë të njëjtë dhe të gjithë viktima në të njëjtën kohë. Ka një pjesë të Europës që mendon se e ka dëmtuar rëndë Serbinë dhe kjo është një mënyrë për ta kompensuar, duke i rikthyer reputacionin e mirë, ose të paktën duke ia barazuar. Megjithatë, duhet thënë edhe një fakt i rëndësishë. Kur mbarojnë betejat për liri, nisin ato personale. Është e qartë që ka figura të mëdha, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës, por fakti që sot janë politikanë, është një zgjedhje e ndarë. Nëse ka çështje korrupsioni, ato duhet të dënohen pavarësisht meritave. Atdhetaria nuk mund të shërbejë si mburojë dhe as anasjelltas”.

Idrizi: Limaj, një “kokë turku” për EULEX-in

Drejtuesi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, lëshoi akuza të ashpra ndaj EULEX-it dhe e konsideroi procesin gjyqësor si tërësisht të pabesueshëm. “Në këtë çështje, ashtu si atë të Ramush Haradinajt, bie ndesh parimimi i mosgjykimit dy herë për të njëjtën çështje. Duke i lidhur me raportin e Dik Martit, kam përshtypjen se këtu kemi të bëjme më një nevojë absolute për të ulur figurat e udhëheqësve të UÇK-së dhe për të denigruar luftën atdhetare. Unë jam tre arsye për nevojën për të dënuar Limajn. E para, nevoja dhe presioni i Serbisë për të denigruar të gjitha figurat e liftës nacionalçlirimtare. E dyta, më duket se ka një rast protagonizmi të tepruar të ndonjë prokurori të EULEX. Kujtoj që një funksionar i lartë i këtij institucioni, pushteti i katër real në Kosovë, ka thënë se dëshiron ta shohë Limajn të burgosur, pa ose me akuza. Pra duket se duan të bëjnë me çdo kusht një kokë turku. E treta, unë kam një raport njerëzor dhe i njoh këta njerëz. Ndaj kam bindjen e plotë që bëhet fjalë për një farsë.

Halili: Nuk ka krime lufte me dy dëshmitarë

Xhavit Halili, zëvendëskryetar i Kuvendit të Kosovës, mbrojti figurën e ish-Ministrit, Fatmir Limajt, në të njëjtën kohë që e konsideroi si të natyrshme që në situate lufte të ndodhin situata të padëshiruara. Megjithatë, ai mohoi që të ketë patur krime kundër njerëzimit apo genocide ndaj popullsisë serbe. “Në luftë, askush nuk shkon për të bërë ballo dhe në luftë ka edhe të vrarë. Ne jemi në një situatë të veçantë, e cila duket sikur i kërkon Kosovës që të japë llogari për gjëra të bëra ose të pabëra. Kemi një akuzë, por duke i njohur praktikat e luftës së UÇK-së, është e thjeshtë të hetosh. Ushtria dërgonte komunikatë mbi çdo ngjarje, mbi çdo vrasje apo atentat, që janë gjëra normale në luftë. Është e pamundur që të kryheshin masakra ku vetëm dy persona të ishin në dijeni. Rregullat ndërkombëtare janë përcaktuar në Kartën e Gjenevës dhe ne i njohim këto. Ah, po, sipas të gjitha gjasave, ushtarët apo policët e zënë rob, nuk janë trajtuar mirë dhe sipas të gjitha dispozitave, por nuk mund të flitet për masakra”.


Gashi: Dëshmia ndaj Limajt, kontradiktore

I pyetur në i beson versionit të dëshmitarit të vetëm dhe të madh të akuzës, Astrit Gashi, kryeredaktor i së përditshmes “Zëri”, shprehet se “është e vështirë të besohet gjithçka për të cilën ka folur Zogaj, pasi dëshmia e tij në shumë raste është kontradiktore. Mendoj se mund të ketë diçka të vërtetë në akuza, por smund të përdoren si bazë në një gjykatë. Nga ana tjetër, EULEX-i ka një reputacion të diskretituar tashmë. Disa funksionarë janë shprehur pas largimit për tendenca dhe nisje hetimesh pa prova, ndaj Limajt apo ndonjë rasti tjetër. Shoë që u bë me bastisjen e zyrave të Ministrisë së Transporteve, gjithashtu ishte i panevojshëm”.

Recaj: Mbrojtja do të kërkojë shtyrje

Avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Recaj, kritikoi disa pika të akuzës që do të nisë të dëgjohet nesër, në të njëjtën kohë që paralajmëroi se do të kërkojë që seanca e parë të shtyhet. “Mbrojtja do të kërkojë të shtyhet, pasi nuk ka një raport të ekspertizës mjekoligjore për vdekjen e dëshmitarit të quajtur Agim Zogaj, dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Gjithashtu, është e habitshme për mbrojtjen se si një dëshmitar i tillë është lënë i pasurvijuar. Procesi tjetër gjyqësor, në Hagë për krime lufte, ishte një proces që i kushtoi 33 muaj burgim dhe në fund doli i pafajshëm. Përse një tjetër proces për krime lufte? Bastisja e zyrës në prill 2010, ishte e turpshme dhe spektakolare. Kishin ardhur trupa të armatosur policie që nuk respektuan një institucion shtetëror, për të gjetur dokumente që shumë mirë Ministria ishte e gatshme t’I dorëzonte vetë”. 

“Komplot ndaj Fatmir Limajt?”

Gjatë fjalës së tij, më herët, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ngriti dyshimet se gjyqi ndaj Limajt është një skenar që po ngirhet ndaj të gjithë simboleve të një lufte të drejtë të zhvilluar nga ish-luftëtarët e UCK-së.

Avokati i zotit Limaj, Tahir Rrecaj në një lidhje direkt nga Prishtina, këmbënguli në pafajësinë e klientit të tij dhe tha se të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, janë thjesht një fushatë e stisur që synon të denigrojë figurën e Fatmir Limajt në popull.

Edhe për analistin shqiptar nga Maqedoni, Kim Mehmeti, mënyra se si u ngrit cështja ndaj Fatmir Limajt, të bën të dyshosh që ishte më tepër për publicitet, që nga mënyra se si u bastisën zyrat e Ministrisë së Transportit në atë kohë për korrupsion. Sot pas shumë muajsh, tha zoti Mehmeti, s’ka asnjë provë për korrupsion me fondet për rrugët në kohën kur Limaj ishte Ministër Transporti. 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.30
Tjera nga Video
Previous
image
Kim Mehmeti në 'Ora Kulturë' (VIDEO)
Kim Mehmeti i ftuar në emisionin "Ora Kulturë", që udhëhiqet nga Armando Bora, ku kryesisht flitet për letërsinë e Mehmetit... ...
image
Intervista e dhënë nga Kim Mehmetit për emisionin "Rubikon" në KTV - VIDEO
Kim Mehmeti në emisionin "Rubikon" të drejtuar nga Adriatik Kelmendi që transmetohet në  "KTV" i shpalosi mendimet e tij idhur me incidentet e fundit në ...
image
Kim Mehmeti në “Top Story”në Top Channel, krimet e luftës në Kosovë (VIDEO)
Kim Mehmeti,Xhavit Haliti,Shpetim Idrizi dhe Astrit Gashi flasin në emisionin Top Story në Top Channel. Kosova është shndërruar prej disa javësh në një lajm kryesor ...
image
"Logos" sjell 55 më të mirat e fjalës së shkruar(VIDEO)
Publicisti Kim Mehmeti shprehu shqetësimin për mos prezencën e asnjë politikani shqiptar. Ai nënvizoi se asnjë nga 55 titujt e botuar së fundi nga shtëpia ...
image
Emisioni Shqip në Top Channel:Ballkani përplasje e re
A është ky Ballkani ku duam të jetojmë? Kësaj pyetje u përpoqën t’i përgjigjeshin në emisionin e gazetares Rudina Xhunga, “Shqip”, një panel ku bënte ...
image
Vizion Plus:Kim Mehmeti për regjitrimin e dështuar në Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë ne Maqedoni dështoi për shkak te politikes nacionaliste qe prodhon kryeministri Gruevski, ne dem te shqiptareve. Analistet vendas mendojnë se megjithe pozitat ...
image
Ka nevojë për mendësi të re politike, jo per ligj të ri për regjistrimin e popullsisë
Parlamenti i Maqedonisë votoi ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Analistët thonë se regjistrimi dështoi për shkak të politikës nacionaliste maqedonase e cila ka për qëllim uljen e numrit të shqiptarëve, pasi përveç si operacion statistikor, regjistrimi në Maqedoni ka rëndësi të madhe politike. ...
image
Kim Mehmeti: Aleanca Kuq e zi,Prizren
Emisioni Shqip i drejtuar nga Rudina Xhunga ne Top Channel. Tema:Aleanca Kuq e zi,Prizren, Mysafir:Kim Mehmeti,Kreshkin Spahiu,Lorik Cana,Ekrem Kryeziu,Bedri Abdullahu,Gerti Peshkopia      ...
image
Me Kim Mehmetin në ZonaB Klan Kosova
Me Kim Mehmetin në ZonaB Klan Kosova. Në emisionin ZonaB të drejtuar nga Baton Haxhiu. Tema: Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni 2011.  ...
image
Kim Mehmeti: Zgjedhjet Shqiptare, debat në emisionin Shqip
Në emisionin Shqip të drejtuar nga Rudina Xhunga në Top Channel.Tema:Zgjedhjet në hapësirat ShqiptareMysafire:Kim Mehmeti,Daut Gumeni,Adem Demaçi    Ndiqni videon këtu   ...
image
Zgjedhjet në Maqedoni, cfarë përfitojnë shqiptarët?
  Po cfarë pritet të përfitojnë më shumë shqiptarët nga këto zgjedhje të parakohëshme në Maqedoni? Sipas analistëve nëse partite politike maqedonase nuk do të fitonin shumicën ...
image
Shqiptarët nuk e duan Gruevskin
  Sipas një anketimi të realizuar nga Instituti Liberta në Shkup rezulton sa 87 % e shqiptarëve janë të pakënaqur me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski dhe ...
image
Kim Mehmeti: Maqedonia nuk mund të qëndroj në "këmbë" (VIDEO)
Qeveria s’heq dorë nga ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit. Ky objekt mbetet ndër prioritetet e qeverisë në vitin 2011.Në tenderin e hapur për ...
Next