Back

Kim Mehmeti i bindur: Piktori dhe ‘Rilindasit’ e tij, kufoma politike

“Në Shqipëri vijohet me reformat. Nga ai i drejtësisë tek ai zgjedhor. Por e keni vënë re se, sa më shumë Shqipëria reformohet, aq më shumë institucionet ndërkombëtare e trajtojnë si një shtet që ende nuk është bërë shtet. E trajtojnë si një vend ku bëhet luftë, si Sirinë, si Afganistanin ku aty apriori e dinë se nuk ka rend e duan vetëm ti kushtëzojnë. 

Kështu, edhe Shqipërisë, nga dita në ditë vetëm i shtohen kushtet të cilat ajo duhet ti plotësojë në mënyrë që të fillojë negociatat me Bashkimin Europian apo të ketë shpresë të hapë derën e tu bashkangjitet shteteve që kanë rend, kanë kushtetutë, kanë ligjshmëri, kanë ndëshkueshmëri dhe ku nuk mundet njeriu të jetë pronar i shtetit apo një grup njerëzish që sillen ndaj vendit thuaj se janë pronarë.  

Një gjë, sipas meje, është e qartë, Piktori dhe Rilindasit e tij gjithësesi janë kufoma politike. dhe nuk kanë të ardhme. Dhe për mua nuk shtrohet pyetja a do ti humbë zgjedhjet e ardhshme, por ai që do të vijë pas piktorit, a do të fillojë të ndërtojë shtet apo do të vazhdojë si këto 30 vite duke ushtruar vetëm pushtet?

E them këtë sepse Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë pushtetarët, kurrë nuk i kanë sundues gjatë shekujve. Por nuk ka patur njerëz që e kanë ndërtuar atë, nuk ka patur burrështetas që kanë patur synim ndërtimin e shtetit. Prandaj është shumë e rëndësishme, a do të vijë një gjeneratë politikanësh që do të ketë rëndësinë Shqipërinë, jo pushtetin”, shprehet Mehmeti.

“Këndi i Kimit”, episodi i plotë: