Back

Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri

Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo libër i ri për një shkrimtar, Kim Mehmeti ka shfaqur brengën e tij për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

“Përjetë do u jemi mirënjohës atyre që i ndihmuan dhe që i përkrahin aspiratat e popullit tonë! Por, kjo mirënjohje, nuk mund të shkojë përtej dashurisë ndaj vetvetes dhe tokës që na ushqen! Andaj, mbarëshqiptarçe, le t’i themi JO mundësisë së demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri! Ato le të kthehen nga kanë ardhur dhe le t’i demontojnë shitësit e tyre!”, me këto fjalë shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti i është drejtuar audiencës së tij në rrjetin social.

Për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri do të përdoret sistemi amerikan i terrenit për hidrolizë (FDHS).

Ky sistem është i zhvilluar në qendrat kimike dhe biologjike në Exhvud në Merilend të SHBA-ve. Sistemi mobil neutralizon përbërësit e armëve kimike përmes hidrolizës në një vëllim me ujë dhe reagense tjera për 10 herë më i madh se armët kimike.

Drejtori i programit, të Green Cros Internacional, Pol Ëalker në një intervistë për “Al Jazera” ka deklaruar se ka një vendim për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, madje sipas tij ai do të bëhet publik ditën e premte. 

Qytetarët në të gjithë Shqipërinë në mënyrë të organizuar janë duke protestuar kundër shkatërrimit të armëve kimike në vendin e tyre.