Back

"Logos" sjell 55 më të mirat e fjalës së shkruar(VIDEO)

Publicisti Kim Mehmeti shprehu shqetësimin për mos prezencën e asnjë politikani shqiptar. Ai nënvizoi se asnjë nga 55 titujt e botuar së fundi nga shtëpia botuese ‘Logos A’ nuk është mbështetur nga Ministria e Kulturës.
“Në Shqipëri kur bëhen promovime të 55 librave, asnjë politikan nuk do të guxonte të mos shkojë, do ta ndjente për nder të jetë aty. Këtu tek ne politikani e ndjen për turp të jetë këtu nëse nuk e ulë në krye të vendit ku dhe duhet të jetë promovuesi. Ne jetojmë në një shtet që kaq libra në ditë financon shteti në gjuhën maqedonase, mirëpo ne ndoshta duhet të parashtrojmë pyetje të vërtet dhe të kërkojmë përgjigje të vërteta, pse nga 55 librat askund nuk shkruan ndihmuar nga Ministria e Kulturës, apo e shkencën në Maqedoni dhe nëse është ashtu atëherë ne do i drejtohemi Tiranës dhe Prishtinës le të na mbështet,mirëpo atëherë do të kërkojmë që pjesa e tatimit si qytetarë që i përket kulturës të shkojë atje, mos të mbetet këtu”, tha Kim Mehmeti,  autorë.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/kulture/97738.html