Dark

Light

Dark

Light

Scroll to top

Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë

Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në mendimet e tij, Kim Mehmeti dha një vlerësim kritik në lidhje me diplomacinë kulturore të shqiptarëve, duke nënvizuar se “diplomacia kulturore shqiptare tregon shenja inferioriteti, ndonëse ndoshta jo në të njëjtën trajtë dhe masë me diplomacinë politike”. I ftuar nga Klubi i Artit dhe Kulturës në Universitetin Epoka, ai zhvilloi një bashkëbisedim me studentët, gjatë të cilit shpalosi qasjet, aspektet dhe pikëpamjet e tij mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e diplomacisë kulturore shqiptare. Gjatë vizitës së tij, Mehmeti u prit në një takim të veçantë dhe nga rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, thuhet në komunikatën për mediet të universitetit “Epoka”.

 I njohur për qëndrimet dhe vlerësimet e tij kritike, në diskutimin e tij me studentët Mehmeti tha se shqiptarët për shkak të rrethanave historike, kanë qenë një popullsi e vogël dhe i ndarë, çka në shumë raste e ka vështirësuar komunikimin edhe në mes vedit dhe ky ka rezultuar një pengesë jo e vogël në përfaqësimin e tyre. “Ne nuk jemi si popujt e tjerë. Jemi një popull i ndarë dhe që nuk komunikon me njëri-tjetrin. Është e njëjta si me atë familjen që dikush e ka ndarë dhe s’mund të mburret me të. Sado të padrejta të kenë qenë rrethanat, sado arsyetime të ketë, vetë ndarja flet për dobësi familjare”, u shpreh Mehmeti.  

 Duke qëndruar idesë se idenfikimi i vlerave dhe të veçantave, të asaj që përfaqëson më mirë një popull, Mehmeti vlerësoi si pikërisht ajo që përfaqëson më mirë një popull, bën të mundur që kjo e mirë dhe veçori të mund të përdoret për të bindur dhe të tjerët. “Që të të respektojnë ndonjëherë mjafton që të kesh muskuj të fortë dhe kushdo që të thotë jam më i bukur, ia kërcet në grusht dhe ia prish bukurinë tjetrit, edhe kur ai është më i bukur se ti. Tek ndonjëri respektohet mendja dhe duke e ditur se është më i mençur, përherë njeriu bën kujdes dhe nuk hy në lëminë e tij. Popujt e vegjël përherë kanë dashur që letërnjoftimi i tyre të jetë kultura ngaqë nuk kanë mundur në forma të tjera. Me forcë e kanë patur të pamundur. Ajo që ne kemi, është kultura. Dhe kur kemi këtë kulturë duhet të dimë ta shesim, ta reklamojmë atë”, – theksoi Mehmeti. 

Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com

Post a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

We use cookies to give you the best experience.