Fillimi | Analiza | Deri sa ka dhen, do ketë kush i qethë

Deri sa ka dhen, do ketë kush i qethë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur Nikolla Gruevski shkeli mbi vullnetin shumicë politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në koalicionin qeveritarë mori PDSH-në që nuk i kishte fituar zgjedhjet, shqiptarët e këtushëm bënë çmos që të dëshmojnë se një gjë të tillë nuk do ia lejojnë askujt. Andaj edhe qëndruan besnikërisht pas Ali Ahmetit, duke thënë hapur se BDI-ja kishte fituar zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se ajo ishte përfaqësuesi i tyre legjitim.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur Nikolla Gruevski shkeli mbi vullnetin shumicë politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në koalicionin qeveritarë mori PDSH-në që nuk i kishte fituar zgjedhjet, shqiptarët e këtushëm bënë çmos që të dëshmojnë se një gjë të tillë nuk do ia lejojnë askujt. Andaj edhe qëndruan besnikërisht pas Ali Ahmetit, duke thënë hapur se BDI-ja kishte fituar zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se ajo ishte përfaqësuesi i tyre legjitim. Mbase asokohe atyre as që u shkonte ndër mend se pasi të vijë në qeveri, BDI-ja do jetë ajo që do e shpërfillë vullnetin e tyre politikë, duke i dhënë legjitimitet presidentit të zgjedhur vetëm me votat e atyre që veten e quajnë maqedonas etnik. Pra, shqiptarëve të këtushëm, asokohe nuk u shkonte ndër mend se Ali Ahmeti do ishte ai që do e pranonte si president legjitim atë që nuk posedonte legjitimitetin e popullit shqiptarë dhe do thoshte se, Gjeorgji Ivanovi qenka zgjedhja e duhur për Maqedoninë. Edhe atë pa u shpjeguar shqiptarëve se në emër të kujt e shpalli Ivanovin si president legjitim të tyre, duke lënë përshtypje se legjitimiteti e kryesuesve të BDI-së, e barazon me atë që e jep dhe e merr vetëm populli.

Pas takimit të para disa ditëve mes Ivanovit dhe Ahmetit, lirshëm mund të thuhet se nuk janë vetëm qarqet politike maqedonase ato që shkelin mbi vullnetin politikë shumicë të shqiptarëve të këtushëm. Por, këtë e bëjnë me lehtësi neveritëse edhe liderët partiak shqiptarë, të cilët, në të shpeshtën e rasteve, interesin kolektiv dhe legjitimitetin që mund ta jep e ta merr vetëm populli, e barazojnë me atë të kreut partiak. Sepse sikur të ishte ndryshe, Ali Ahmeti do ishte i fundit që do fotografohej me Gjeorgji Ivanovin dhe mbase kurrë nuk do bënte atë barazim të legjitimitetit partiak me legjitimitetin e populli. Pra, nëse Ali Ahmeti do respektonte vullnetin e popullit shqiptarë të Maqedonisë, ai do duhej hapur t’i thoshte Ivanovit se legjitimitetit nuk merret me punësimin e dy – tre shqiptarëve në kabinetin presidencial, as me deklaratat e zbehta për angazhim e tij proevropian..

Por mbase veprimet e Ali Ahmetit kanë të bëjnë me shumëçka që nuk e dimë ne të vdekshmit e rëndomtë, për të cilët askush nuk do thurë këngë lavdie që do i këndojë me çifteli. Veprimet e Ahmetit mund të jenë rezultat i studimeve të thella të bëra nga ekipet e tij të ekspertëve dhe intelektualëve të pavarur, që tani do punësohen në kabinetin e Ivanovit si këshilltarë. Intelektual të cilët me padurim presim të shohim se sa hije u ka pika mbi “i-në” e intelektualizmit të tyre, e që do i bëjë të ndjehen të nderuar si këshilltarë të Ivanovit.

Orvatja e Ali Ahmetit që të mbulojë bojkotimin e shqiptarëve të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, ndoshta ka të bëjë edhe me përkushtimin e BDI-së të flijojë vetveten që të pengojë ndonjë krizë institucionale në shtet. Gjë për të cilën kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski as që lodhet dhe me çka as që merret, sepse është i zënë me ndërtimin e kishave dhe pyllëzimin e Maqedonisë me kryqe. Kështu që, deri sa Ali Ahmeti mbanë llogari që institucionet e Maqedonisë të mos i ngërthejë kriza, Gruevski harxhon parat e myslimanëve për të ndërtuar kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës dhe për ta zbukuruar Shkupin me skulptura antike. Gjë që i çon shqiptarët e këtushëm të pyesin veten: vallë këto të BDI-së nuk shohin gjë, nuk dinë asgjë, apo janë të “kapur” keq nga Gruevski.

Si do që të jetë, nuk është thënë kotë se çdonjëri bënë të veten: dhentë e rrisin leshin dhe sjellin qumësht, e barinjtë i qethin dhe e mbledhin bulmetin. E deri sa ka dhen, nuk do mungojnë qethësit, derisa sa të ketë politikanë shqiptarë që nuk shohin më larg se mirëqenia e tyre personale, shqiptarët e këtushëm do mbeten si një kope dhensh të cilën do e qethë Gruevski me gërshërët që ia mirëmbajnë kryesuesit e partive shqiptare. E të cilët prijës partiak as që mundohen të japin çfarëdo shpjegimi për politikën e tyre të palogjikshme. Pra nuk thonë as aq se ndoshta janë peng i vetive të lartë prej misionari të përkushtuar, e që i çon ta duan edhe atë që nuk i do dhe atij që i urren t’i japin kohë të kuptojë se BDI-stat nuk janë “terroristë”, por përkundrazi, kozmopolit të dorës së parë. Tipar ky i lartë njerëzorë dhe shumë i vlefshëm për një misionar, por që nuk vlen thuajse asgjë në politikë, sepse të bënë t’i ngjash atij që ka dashur këlyshin e ujkut të bëjë qenë shtëpia që do ia ruaj bagëtinë dhe pronën. T’i ngjash atij që e ka mëkuar ujkun e vogël me qumësht deri sa ai është rritur dhe është mësuar të lehë. E që një ditë, këlyshit të rritur, t’i kthehet instinkti i natyrshëm i ujkut dhe t’ia therë pronarit edhe delet edhe fëmijët.

Se llojet e gjalla të kësaj bote vështirë mund t’i bësh atë që nuk janë, më së miri dëshmoi konflikti i vitit 2001. Shumë politikanë të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, e që kishin të kaluar antishqiptare, kur erdhën në qeveri, e kishin gojën përplot multietnicizëm dhe barazi qytetare. Por, posa u dëgjua pushka e parë në Tanushë, dolën me propozime për ndarjen e Maqedonisë dhe rrafshimin e vendbanimeve shqiptare me tokën. Andaj, nëse kryesit e BDI-së nuk e kanë mësuar leksionin e dikurshëm të sjelljes së disa qarqeve të këtushme politike maqedonase, ata kurrë nuk do ia dalin të kuptojnë se për stabilitetin e shtetit vlen të flijohesh vetëm kur tjetri të përfillë dhe para se të propozojë kandidatin e vet për president shteti, të pyet sa ai është i pranueshëm për shqiptarët. Pra, para se të fillojë të ndërtojë ndonjë kish me paratë e shqiptarëve, të pyet se a i irriton shqiptarët një vendim i tillë. Përderisa ndodh e kundërta, përderisa Gruevski ndërton kisha, e Ali Ahmeti i vetëm kujdeset për stabilitetin e Maqedonisë, lirisht mund të thuhet se ky shtet do ketë nevojë vetëm për kryqin e lartë të vënë mbi Vodno nga ana jugore e Shkupit. Pra, lirisht mund të thuhet se rrugës nga është katandisur Maqedonia, ajo do mund të bëhet vetëm një përmendore që do i përkujtojë gjenerata e ardhme për kohët kur politikanët e këtushëm shqiptar ishin ata që popullin e vet e shndërruan në një kope dhensh, të cilën e qethnin shokët e Gruevskit.

(Botuar ne gazeten e Prishtinës “Koha Ditore”)

Komente (6 dërguar):

mudethir k më 22 April, 2009 01:25:59
avatar
Eshte per te ardhur keq se sa lehte Ali Ahmeti e harxhoi kapitalin qe e trashigoi nga UCK-ja qe me shum sakrific dhe gjak e ndertuam.Historia filloi ta shenoj edhe si nje deshtak nga politikanet shqiptar..ALLAHU na ndihmoft.
ardi më 24 April, 2009 11:24:32
avatar
z. Kim komplimente si cdo her shkrun preciz kuptushem. Pata lexuar nje tekst te z. Arben Xhaferit ku thoshte se populli shqiptar eshte popull MAZOHIST ne fillim me erdh si cudi po tash me qeverisjen e fundit te BDI kam filluar te besoj se verte jemi MAZOHIST
skalidhje më 24 April, 2009 09:15:53
avatar
Kim Mehmeti dhe populli i Kim Mehmetit ,lexohet e degjohet nga politikanet shqiptare,vetem kur jane ne opozite.
Kur ata jane ne pozite nuk kan kohe per Kimin dhe popullin e tyre,sepse lekuren e shesin shume lire tek Gruevski dhe ski-jatoret tjere.I kuptoja deri ne nje mase politikanet e pare te PPD-se(vepronin ne rrethana shume te renda),i kuptoja deri ne nje mase edhe PDSH-ne(ishte problemi i Kosoves dhe shume te tjera),por ama asesi nuk po i kuptoj BDI-Integristet(nonsens!!! par exellance....lufton me vellaun,per te iu nenshtruar atij me te cilin kane luftuar(zgjelljet e kaluara,ne veqanti ne Gostivar kunder Rufi Osmanit)).
Ne historine e hidhur te shqiptareve,cdohere shqiptaret i kan fituar lufterat ne mal,por i kan humbur ne tavoline.Tani e kam te kjarte pse;Sepse ata te malit dojne te luftojne edhe ne tavoline.
Jo bre vlla,mali don pushke e guxim,tavolina don laps dhe dije.
p.s.
Skalidhje kim ata mos te na lexojne dhe degjojne, por ti dhe ne do te shkruajme edhe me tutje dhe do te flasim edhe metutje.
albanowolf më 25 April, 2009 01:19:34
avatar
Eshte problemi se edhe shqipetaret e Maqedonis i kane edhe pak vet fajet,ne mos hic tjeter ateher vetem nga fakti se i votojme.Mungon vetedisimi.Nje shprehje e bukur thote keshtu:Askush nuk munde te kaleroje mbi kurrizin tend po qe se nuk i perulesh.Ne vet populli ketu ne Maqedoni jemi fajtore.Gati 20 vjet kemi pervoje te keqe me maqedont a thu valle ende do ti perulemi??Kjo nese analizohet thellesisht ateher e vertetojm se jemi mall pa vlere.Shqipetaret ne Maqedoni jane duke shpresuar,a ne fakt nuk jane ne gjendje ta kuptojn se shpresa eshte duke na shkri.Na nevojitet vetevendosje.Sepse edhe vet Zhan Zhak Ruso ka thene:Eshte e pa logjikshme te presim nga nje numer i vogel politikanesh te na udheheqin perderisa ata nuk dine ta udheheqin edhe vetveten e le me popullin.
albanowolf më 25 April, 2009 05:54:40
avatar
Mudethir K.Une jam shume kunder teje kur thua se Allahu na ndihmoft.Pse jeni aq shume me shprese a nuk e sheh se shpresa eshte duke na harxhuar.Sa per keto "politikanet" ketu ne Maqedoni hic mos ke gajle se ato ende det shkrin.Prandaj nuk duhet te jemi pasiv.Revulucioni duhet te filloje nga ne vet populli.Po une e ceka edhe me pare,mungon vetedisimi tek populli jone.Ne do zgjedhim o roberine(nenshtrimin) o sovranitetin (vetevendosje).Nese mendon se kjo e para na ka kapluar ateher skemi pse folim si une si ti si krejt tjeret.A nese e zgjedhim kete te dyten ateher dije se pikerisht revulucioni duhet te filloje nga ne,se boll moo me lojen e tyre,na lodhen.Prandaj te them mos ki edhe aq shpres se do ti rregullojne punet keto matrapaza se nuk dua t'ua permend emrin per arsye higjienike.
Paqsori më 27 April, 2009 04:50:38
avatar
Zotëri, është hera e dytë që po shkruaj në web-faqen tuaj. Pas kritikës së hidhur që jua adresova herën e parë, kësaj radhe dua të theksoj punën e mire që keni bërë duke e parë të udhës të leni hapësirë për dërgesë komentesh.
E dyta, natyrisht është për tu vënë re tek ju më në fund edhe zhdavaritja kundrejt BDI-së dhe Kryetarit aktual A.Ahmetit, njeriut që për habinë më të të pakapshme njerzore shkatërroi pasurinë më të vyeshme që një qenie njerëzore mund ta gjejë në jetë- kapitalin moral. Tash sa fatkeq mund të jetë njeriu në fjalë është vonë e madje e kotë të thuhet, fjalët në raste të tilla ngjajnë të tepërta. Ngase të shtrydhësh aspiratat njerëzore më të sinqerta me një të rënë lapsi vetëm e vetëm për tu ulur mbi të ndenjurat vetjake, s’mund të ketë asfarë kuptimi pos bythakut.
Mezi se ua thyem qafën PDSH-istëve, ja bythanët e radhës.
Natyrisht më vjen keq për këtë tekst, po aty ku neveria zë kryet e vendit arsyes nuk i mbetet gjë tjetër përveçse ti bie tamtamit.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next