Fillimi | Analiza | Pusi s'zbrazet me një kovë por mbushet e thahet nga hedhurinat

Pusi s'zbrazet me një kovë por mbushet e thahet nga hedhurinat

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Rëndomë, kur kryeministri i një shteti laik ndërton kisha në vend të shkollave, spitaleve e fabrikave, atëherë ose bëhet fjalë për besimtar i cili e keqpërdor politikën për ta forcuar bashkësinë fetare të cilës i takon, ose është politikanë i cili e keqpërdorë religjionin për të fshehur paaftësitë e veta të një pushtetari. Por, Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski nuk është as keqpërdorues i politikës, as manipulues me religjionin: ai është vetëm një avdall politik, i cili nuk e ka kuptuar se aftësitë e një kryeministri të një shteti laik, nuk maten nëpërmjet numrit të kishave që ka ndërtuara, as nëpërmjet rrugës nëpër të cilën i çon qytetarët e shtetit të vet në parajsë, por vetëm nëpërmjet asaj sa u ka siguruar atyre jetë të rehatshme në këtë botë.

Shkruan: Kim MEHMETI

       

      Rëndomë, kur kryeministri i një shteti laik ndërton kisha në vend të shkollave, spitaleve e fabrikave, atëherë ose bëhet fjalë për besimtar i cili e keqpërdor politikën për ta forcuar bashkësinë fetare të cilës i takon, ose është politikanë i cili e keqpërdorë religjionin për të fshehur paaftësitë e veta të një pushtetari. Por, Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski nuk është as keqpërdorues i politikës, as manipulues me religjionin: ai është vetëm një avdall politik, i cili nuk e ka kuptuar se aftësitë e një kryeministri të një shteti laik, nuk maten nëpërmjet numrit të kishave që ka ndërtuara, as nëpërmjet rrugës nëpër të cilën i çon qytetarët e shtetit të vet në parajsë, por vetëm nëpërmjet asaj sa u ka siguruar atyre jetë të rehatshme në këtë botë. Pra, Gruevski është një Millosheviq i vonuar i llojit të vet, por shumë i vogël dhe i zbetë për t’u mbajtur mend, i cili i fundit do e kuptojë se kushdo që shkelë mbi fatin e popullit tjetër, ka mëkëmbë fatin e popullit të vet.

      Rëndomë, kur një politikan bëhet i pandjeshëm ndaj kritikave që i drejtohen, kur në vend të shpjegimeve, të jep vitamina për ta shtuar durimin dhe mirëkuptimin, i cili tërë kohën të mbanë lidhur në nyjën ku është ngatërruar e kaluare e rëndë me të sotmen e komplikuar, në ndërkohë duke mos treguar sa kohë do i duhet të gjejë skajin e atij lëmshi politik, atëherë ai është o misionar që e keqpërdorë politikën për të realizuar misionin e vet, o politikan që keqpërdorë misionin e fshehtë për të mbuluar paaftësitë e veta të politikëbërësit. Por, Ali Ahmeti nuk është as misionar që e keqpërdorë politikën, as politikëbërës që manipulon me misionin e vet të shenjtë: ai është vetëm një politikanë i pagjindshëm, i cili nuk e ka kuptuar se në shoqëri demokratike nuk veprohet sipas rregullave “leninisti” dhe në “treshe”,  të cilat te çdo kritikues dashamirëse, te çdo njëri që nuk pajtohet me ata, shohin spiunin potencialë të ndonjë qendre politike. Pra, Ali Ahmeti është politikan i cili mbase nuk e din se të hysh në politik me ngarkesën e “njeriut të armës”se duhet çdo ditë të dëshmosh se nuk je ai i keqi që të mendojnë, por i miri që nuk të njohin, do të thotë të bëhesh rob i së kaluarës sate dhe të harrosh se vjen dita kur populli nuk të mat me atë që ke bërë dikur, por me atë që je duke bërë tani, se ajo që bënë sot mund ta zbehë atë që ke ndërtuar në të kaluarën. Apo, se pezmi i popullit është më i madh ndaj atyre që kanë aurën e fitores kolektive, e të cilët në ndërkohë e kanë dëshpëruar, ndaj atyre që edhe janë flijuar për të mirën e popullit të vet, por që më vonë kanë vendosur atë flijim ta paguajnë me hyrjen e tyre në politikë.

      Në  shikim të parë, duket se nuk ka asnjë ngjashmëri mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit, partitë e të cilëve përbëjnë koalicionin qeverisës dhe që do duhej së bashku të vendosnin për fatin e Maqedonisë. Por, prapëseprapë, ka diçka që këta dy i bënë të ngjashëm mes veti, që e lidhë në nyje fatin e tyre politik. Ajo që i bënë të afërt Gruevskin dhe Ali Ahmetin është paaftësia e tyre të përdorin drejtë legjitimitetin që ua kanë dhënë popujt që përfaqësojnë dhe forcën politike që kanë. 

      Që  nga viti 2006 e këtej, tërë forcën e vet politike, Gruevski e përdori për ta vazhduar pjesën e dytë të konfliktit të 2001, tërë fuqinë politike e përdori që shqiptarëve të këtushëm t’u revanshohet për atë që ndodhi atë vit. Nga ana tjetër, që nga viti 2006 e këtej, tërë energjinë e tij politike dhe tërë legjitimitetin që ia dhanë shqiptarët, Ali Ahmeti e harxhoi duke dashur të dëshmojë se edhe si politikan i ardhur nga “malet”, din të ndërtojë paqe njëjtë si ata të salloneve politike dhe se e donë Maqedoninë po aq, nëse jo edhe më shumë, sa kolegët e tij të etnitetit maqedonas.

      Pra, ajo që i bënë të ngjashëm Gruevskin dhe Ahmetin është se të dy janë peng i të kaluarës së tyre. Kjo e kaluar e çon Gruevskin të ëndërroj t'ua merr hakun shqiptarëve për konfliktin e 2110, e Ahmetin e shtynë të bëjë të pamundurën që t’i bind kolegët e vet të etnitetit maqedonas se në çantën e vet nuk mban armë, por platforma politike. Dhe kështu del se situata e sotme politike në Maqedoni është pasqyrë e komplekseve të njerëzve që luftojnë me të djeshmen e tyre, e në ndërkohë vendosin për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit. Dhe si e tillë, Maqedonia bëhet shtet ku shqiptarët ndjehen gjithnjë e më të dëshpëruar, më të margjinalizuar dhe më të poshtëruar politikisht, e në ndërkohë Gruevski ndjehet gjithnjë e më komod në pyllëzimin e Maqedonisë me kisha dhe kryqe si dhe në ortodoksizimin dhe sllavizimin e shtetit. Gjë të cilën Ahmeti shtiret se thuajse nuk e  sheh fare.

      Por, atë që nuk e sheh Ahmeti, bëhet gjithnjë e më e dukshme për të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë.  Pra të rinjtë e këtushëm shqiptarë gjithnjë e më qartë e shohin se Gruevski është në rrugë të mirë ta fitojë pjesën paqësore të konfliktit të 2001, e Ali Ahmeti t’i sjellë shqiptarët në pozitë të pyesin veten: ç’na duhej ajo luftë nëse Marrëveshja e Ohrit edhe pas nëntë viteve është thuajse një letër e parealizueshme. Apo të thonë: pse nuk iniciohet një marrëveshje e re maqedonaso-shqiptare pasi asaj të Ohrit prej moti i ka kaluar afati kohor i përdorimit.

      Shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më qartë shohin atë që siç duket është e padukshme për përfaqësuesit e tij politik: se Gruevski e gjeti çelësin se si t’i margjinalizojë forcat e këtushme politike shqiptare. Me çka i bindi shqiptarët e këtushëm se ata nuk kanë thuajse asnjë dobi nga partitë e tyre, me çka mbase padashje u ndihmoi të kuptojnë se duhet të shkojnë më tej parimit të demokracisë “badinteriane” nëse duan të jenë të mbrojtur nga majorizimi etnik. Dhe i çoi të mendojnë se ndoshta është më mirë që partitë e tyre fare të mos marrin pjesë në qeveritë e Maqedonisë.

      Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë sot ndodhem përpara shumë dilemave dhe pyetjeve. Ata pyesin veten edhe ç’është ajo që e çon Ali Ahmetin të ndjehet inferior ndaj partnerit të vet qeveritarë maqedonas, kur dihet se shumë lehtë mund t’i shfryjë muskujt e silikonit politik të Gruevskit. Kur dihet pra se mjafton atij t’i thotë:  merre në qeveri të preferuarin tënd Imer Selmanin, bëni me këtë shtet ç’të doni me të, e unë do ju pres në parlamentin tim matanë lumit Vardar dhe më thirrni kur të jeni gati, që të kremtojmë rezultatet që keni arritur. Por, siç duket, Ali Ahmeti është i penguar nga diçka që ta bëjë këtë hap. Mbase atë e mbanë optimist bindja se partia e tij, siç do thoshte ai, është pus që nuk mund të shteret me një kovë. Duke harruar se e vërteta se pusi nuk shteret me një kovë është baras me të vërtetën se, edhe pusi më i thellë, një ditë thahet e mbushet sa mos ta dish se ku ka qenë më parë, nëse lejon që çdokush të pështyjë dhe të hedhë gurë e mbeturina në të.

      (Marr nga “Koha Ditore”, Prishtinë)

Komente (4 dërguar):

zufer më 06 July, 2009 10:21:26
avatar
respektet e mija per ju zotri kim kam shum i respektuar ndaj shkrimeve tua por verej se tash kohen e fundit ja ke fillu me i ngatru kabllot cfar esht ne pyetje nuk e di me sa me kujtohet nje shkrim i juaj me lepyresit e enes nese nuk gaboj mos ju ka ngja juve ai refym. si do qe te jet kim nuk jam ne mbrojtje te ali ahmetit por jam ne mbrojtje te dejtesis dhe se jo per nje arsye kinse qenka arsye per ty ali ahmeti nuk na qenka askushi se fundja e fundit zotriu ka mar mbi supe pergjegjesi dhe se at pergjegjesi mbrenda mandatit nese e ben do ta ket fitimin e popullit nese jo pret denimin , se edhe ju nga jasht menduat se aq leht esht me mar pergjegjesi por pergjegjesin qe e muret ju sen i ben as disa muaj dhe u terhoqen nga mos guximi ish ajo e jo nga arsyet qe i plasuat ju kishe mundesin te tregojsh edhe ty muskujt por nuk ua mbajti. respektet e mija per ju shpresoj se do me mirkuptoni.
Abili më 08 July, 2009 01:48:46
avatar
Pikesepari me lejoni te jap respektet e mia per analizen qe e keni bere Kim Mehmeti dhe njeherit do te ju kisha keshillu qe mos te i'a vini veshin shume komenteve qe behen ndaj jush sic eshte rasti me kete Zoteriun Zuferin sepse ka kush i lexon analizat e tuaja dhe kush i kupton. Nese zoteria ka dicka lirisht mund te shkoj tek lideri i tij Integristi Azreti Alia se edhe pak i ka mbet se edhe ate titull do e mare si me duket sepse mendon se ka qene udheheqes politik i nje ushtrie paska te drejte te ben gjithcka por haron zoteria se luften e kan be ushtaret dhe jo Ali Ahmeti dhe nje gje do i kisha preferu zoteriut Zuferit le te analizon pak me gjere para se te flas se Zoteri nuk jetohet vetem me kenge patriotike dhe me flamura dhe me skenderbe ne shkup por femijet dun buk te han dhe jo pallavra. shume mire e ka Zoteri Kim Mehemti se ka ardh koha politika shqiptare te jap llogari se po na kushtojne shume shtrenjte mashtimet e tyre prandaj eshte koha qe perfudnimish intelektualet e irfillte te dalin ne shesh por edhe ata te dalin me nje oferte dhe kohe te caktuar per realizimin e tyre, se gati 7 vite nga marveshja e Ohrid akoma nuk kemi realizim, a nuk e sheh be zoeri se pala tjeter me qellim e shtyn kete gje qe perfundimisht shqiptaret te heqin dore vete nga kjo. Ju Faliminderit
Jemsi më 12 July, 2009 08:29:50
avatar
I nderruari Kim më vjen mirr të lexoj Analizat tuaja, të cilat fatkeqsisht paraqesin rrealitetin si do qoft ai.Më vjen keq që zotrit që kan lën komentet e tyre, e marrin si fyerje, sharje të Ali Ahmetit, por kjo paraqet një kritik me vend, ku qart shkurt shqip mes tjerash thuhet "Pra, Gruevski është një Millosheviq i vonuar i llojit të vet, por shumë i vogël dhe i zbetë për t’u mbajtur mend, i cili i fundit do e kuptojë se kushdo që shkelë mbi fatin e popullit tjetër, ka mëkëmbë fatin e popullit të vet"
-Ku si do që të mbarroj kjo politik të cilën edhe një fmij 10 vjeçar do ta udhëhiqte më mirr se z.Gruevski, do ta shohim shum shpejt, dhe çfar loje apo se pse sillet i till z.Ali Ahmeti do ta shohim shum shpejt, jam i mendimit se kjo analiz politike thjesht paraqet një realitet i cili ndodhën për momentin por ku do e çes kjo rrugë z.Grueski, dhe kush e futi në at rugë do ta shohim edhe atë së shpejti.
suzi më 01 August, 2009 05:56:54
avatar
Je i mrrekullueshem me analizat qe po ben. Je tamam i nivelit te mendimtareve te Shqiperise.

Keep up the good work!

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next