Fillimi | Analiza | Prindërit e femijëve të pandëgjueshëm

Prindërit e femijëve të pandëgjueshëm

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Me rastin e paraburgimit të disa të dyshuarve për korrupsion dhe krim të organizuar në Fondin Social dhe Pensional të Maqedonisë, u pa shpejtë se, mbase faji i Beqir Mexhtit nuk është ai që u tha, por krejt tjetër: faji i tij mund të jetë pse është babai i kryetarit të vetëm shqiptar në një komunë të Shkupit - i komunës Çair. Se ky mund të jetë faji i vetëm i Beqir Mexhitit dëshmuan mediat e këtushme proqeveritare, të cilat me plotë pompozitet dhanë lajmin se njëri nga të paraburgosurit në këtë institucion është babai kryetarit të komunës Çair, babai i njeriut me të cilin lidhen shumë projekte shqiptare të realizuar në kryeqendrën e Maqedonisë, duke filluar nga sjellja e përmendores së Skënderbeut e deri te Muzeu i Lirisë

Shkruan: Kim MEHMETI

Dikur, në dekadat e socializmit, njësoj si edhe sot në vitet e demokracisë, bindja dominuese e qarqeve politike dhe policore maqedonase ishte, edhe është, se vetëm shqiptari i komprometuar është shqiptar i përdorshëm për shtetin. Se ata politikanë dhe mendimtarë shqiptarë që kanë kokën e vet dhe bosht të papërkulshëm kurrizorë, o duhet mënjanuar nga jeta publike, o duhet komprometuar duke përdorur gjitha metodat, përfshirë edhe njollosjen e anëtarëve të familjeve të tyre. Dhe jo njëherë janë ndërmarr aksione policore ku janë paraburgosur të dyshuar shumetnik, jo njëherë janë shpalosur afera të ndryshme “shumetnike”, vetëm sa të mbulohet ndonjë fushatë për të komprometuar ndonjë shqiptari, për t’ia thyer boshtin kurrizorë ndonjë bartësi të politikave shqiptare, të cilin qarqet politike maqedonase e kanë konsideruar si të papranueshme për shtetin. Më në fund, jo rastësisht, te shqiptarët e Maqedonisë, me vite mbisundon grindja brendashqiptare për atë se kush është spiuni më i madh, e nxitur nga disa qarqe policore maqedonase, me çka arrihet efekti që mosbesimi mes shqiptarëve të jetë i plotë, që të gjithë të dyshojnë në çdonjërin. Andaj duhet thënë hapur ajo që dihet prej moti, por që të gjithë e heshtin: disa heronj shqiptarë në Maqedoni janë prodhim i laboratorëve policore të lindur sipas formulave të njohura; në fillim, sa të bëhet tërheqës për popullatën, “atdhetarit” të ardhshëm i lejohet një radikalizëm mediatik, e pastaj, kur ai të fitojë besim e popullit, të nisë loja e vërtetë dhe veprimi politik i një “shqiptari të kontrolluar”.

Kuptohet, këto metoda që përdoreshin dikur dhe që përdoren edhe sot, janë shumë të dëmshme për shqiptarët dhe janë shkatërruese për Maqedoninë, e cila nuk mund të ndërtojë të ardhme mbi themelet e mosbesimit ndëretnik. Dhe dëshmi se këto metoda përdoren edhe sot ishte edhe paraburgosja e para disa ditëve e disa të punësuarve në Fondin Social dhe Pensional të Maqedonisë, mesin e të cilëve edhe një shqiptar – Beqir Mexhiti. Aksion policorë pra që u bë në stilin e njohur gjerë më tani: përpara kamerave televizive, në stilin - ne do të shpallim fajtorë, do të njollosim përpara opinionit publik ende pa u dëshmuar fajësia jote, e ti pastaj dëshmo dhe shpjegoje pafajësinë tënde nëpër sallat gjyqësore ku nuk të incizojnë kamerat. Pra krejt e ndërmarrë përpara gjyqit publik, i cili kur njëherë të sheh me pranga në ekranin televiziv, s’ka si mos mendojë se “këtu edhe mund të ketë diçka”.

Me rastin e paraburgimit të disa të dyshuarve për korrupsion dhe krim të organizuar në Fondin Social dhe Pensional të Maqedonisë, u pa shpejtë se, mbase faji i Beqir Mexhtit nuk është ai që u tha, por krejt tjetër: faji i tij mund të jetë pse është babai i kryetarit të vetëm shqiptar në një komunë të Shkupit - i komunës Çair. Se ky mund të jetë faji i vetëm i Beqir Mexhitit dëshmuan mediat e këtushme proqeveritare, të cilat me plotë pompozitet dhanë lajmin se njëri nga të paraburgosurit në këtë institucion është babai kryetarit të komunës Çair, babai i njeriut me të cilin lidhen shumë projekte shqiptare të realizuar në kryeqendrën e Maqedonisë, duke filluar nga sjellja e përmendores së Skënderbeut e deri te Muzeu i Lirisë. Pra, mbase faji i Beçës mund të jetë se ka djalë të padëgjueshëm, që u shkakton kokëçarje disa qarqeve të këtushme politike maqedonase dhe i cili duhet mbushur mend, të cilit duhet pamundësuar të vazhdojë tutje me aktivitete e veta që “Skopjen” ta bëjë edhe Shkup, të cilit duhet mbyllur goja dhe duhet gjunjëzuar tani kur Gruevski duhet të ndërtojë kishën e vet në qendër të Shkupit dhe kur shqiptarët kërkojnë që përballë saj të rindërtohet edhe Burmali Xhamia e rrënuar në vitin 1925.

Ky aksion policorë ka edhe një të veçantë; është ndërmarr në institucion të drejtuar nga një shqiptar, nga një bashkëpartiak i Izet Mexhitit. I cili mbase edhe nuk e ka ditur se policia do hyjë aty ku ai nuk është vënë që të mos dijë çka është duke ndodhur, por që askush të mos hyjë pa e lajmëruar atë. Mbase ai edhe nuk e kupton se ky aksion policor jo rastësisht është ndërmarr në institucionin që e drejton ai: që të rritet besueshmëria ndaj fajësisë së shqiptarit të paraburgosur dhe të shihet qartë se në institucionet e drejtuara nga shqiptarët policia hynë duke i hapur dyert me shkelma, e jo duke trokitur në to. Pra, njësoj si në të kaluarën kur lojërat e këtilla mbuloheshin me të gjitha mbulesat që ua ofronin shqiptarët, edhe ky kishte për qëllim t’i çojë shqiptarët e këtushëm të thonë: “Qëndro anësh, se këtu ku është drejtor një i yni, jo mëkot mund të paraburgoset një i punësuar shqiptar aty!” Dhe kështu, duke qëndruar shqiptarët anësh, duke mos vërejtur si disa qarqe policore ua njollosin njerëzit më të vlefshëm që kanë, se si në të vërtet qarqe të këtushme policore, vetë i themelojnë bandat e ndryshme politike e kriminale shqiptare, që pastaj, kur të kenë nevojë të reklamojnë efikasitetit policorë, së bashku me ta, të burgosin cilin të duan. Pra duke qëndruar shqiptarët anësh mbrojtjes së vetvetes dhe duke mos pasur potencë t’u kundërvihen lojërave të këtilla, është duke ndodhur ajo që ndodh: nuk mbeti në këtë shtet asnjë shqiptarë i panjollosur dhe nuk mbeti parti të cilës mund t’i besosh. Njësoj siç nuk mund t’i besohet ndershmërisë së Demokracisë së Re të Imer Selmanit, e cila është e vetmja që doli publikisht të ankohet pse Izet Mexhiti ka përdorur forcën e vet politike që të lirojë nga paraburgimi të atin dhe ndoshta tha atë që donte ta thotë punëdhënësi i tyre - Gruevski. Që do të thotë se ndoshta Imer Selmani më shumë i çmon shqiptarët të cilëve nuk u kërcet fare për prindërit e tyre, apo mbase kryesuesit e DR-së kanë pritur nga Izet Mexhiti që ai, si në kohën e komunizmit, të distancohet nga i ati dhe të kërkojë dënim sa më dinjitoz për të, me çka do ta sforconte karrierën e vet politike.

Rasti i paraburgimit të të punësuarve në Fondin Social e Pensional të Maqedonisë, është një nga të shumtit që nxisin shumë pyetje lidhur me shumëçka që ka të bëjë me rolin e kukullës të shqiptarëve nëpër ministri dhe institucione publike. Ky rast dëshmon edhe naivitetin e BDI-së, si pjesë e koalicionit qeveritar, i cili naivitet nuk e lejon të sheh se sa të forta janë disa qarqe policore që duan të kontrollojnë çdo gjë shqiptare në Maqedoni. Naivitet i cili dëshmon se Ali Ahmeti nuk ia del të kuptojë se në këtë shtet ende mbisundon vetëdija se vetëm “shqiptari i njollosur dhe i korruptuar” është i përdorshëm për shtetin. Naivitet që popullin e çon të pyet veten: Nëse këta pushtetarët e BDI-së janë të paaftë të mbrojnë nga veprimet e montuara policore edhe prindërit e funksionarëve të vet, për të cilët thuhet se janë të pafajshëm, atëherë si do na mbrojnë neve të tjerëve dhe pse rrinë në atë qeveri antishqiptare? Naivitet që i ngjan atij të disave të punësuarve në Universitetin Shtetërorë të Tetovës që sot, me të drejtë, dënesin për ndërhyrjen qeveritare në këtë universitet, e të cilët, kur USHT-në e pushtoi PDSH-ja si të ishte kooperativë bujqësore – madje edhe me rrahjen e studentëve nga truproje e kryesuesve të kësaj partie – iu dorëzuan heshtjes dhe u bënë se nuk panë gjë. Me çka dëshmuan se nuk e dinë se atë që nuk e sheh me kohë, të përsëritet shumë herë, se ndërhyrja e dikurshme e PDSH-së, e la të hapur derën e këtij Universiteti, kështu që, cila do parti që vjen në pushtet, atë lehtë mund ta shndërrojë në degë të veten partiake. Pra, me çka dëshmuan se nuk e dinë se ai i cili njëherë shtiret se nuk e sheh shpatën partiake që pret kokat e të tjerëve, një ditë do pësojë po nga ajo shpatë.

(Marrë nga gazeta “Koha Ditore”, Prishtinë)

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.29
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next