Fillimi | Analiza | Ta mbijetosh frikën

Ta mbijetosh frikën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ka ditë kur as shëtitjet nëpër faqet e panumërta të internetit nuk të bëjnë të ndjehesh më ndryshe përpos që ta shtojnë nostalgjinë për vitet kur shkruanim në letër, bardhësia e së cilës ishte çelës që i hapte dritaret e imagjinatës, e jo si ftohtësia e qelqit të kompjuterit që i ngjanë dritares nga mundë të shohësh të gjithë botën, e prapë, posa ta mbyllës atë, të kesh ndjenjën se nuk ke parë asgjë, se duke marrë informata të shumta, ndjehesh si shëtitës që ka bredhur nëpër fushat e paskajshme të manipulimeve dhe profiteve,e që më në fund ta kuptojë se njeriu i sotëm është më i informuar se kurdoqoftë më parë, por si asnjëherë më parë ai sot është bërë pjesë e manipulimeve globale dhe është bërë qenie që tërë jetën e harxhon duke luftuar frikën në vetvete

Shkruan: Kim MEHMETI

Ka ditë kur të bëhet se edhe kompjuterit i ka rënë Gripi i Derrave dhe se edhe atë e ka ngërthyer frika globale si do përfundojë beteja kundër kësaj sëmundjeje, andaj edhe assesi të arrihet harmonia mes fjalive të shënuara në ekran dhe gjërave që donë t'i thuash. Thjeshtë, ka çaste kur asgjë nuk të shkon duarsh, kur nuk ia del t'i palosësh siç duhet as mendimet e as t'i radhitësh rrjedhshëm fjalët, andaj me kompjuterin bëhesh një, vetvetja të ngjan në një kompjuter të mbushur përplot viruse, sikur të të kenë sulmuar "hakerë" të shumtë të cilët ta dëmtojnë "programin" jetësor dhe "hard diskun" e të menduarit. Ka momente kur të bëhet se je duke rishkruar tekstin e njëjtë, se përpos ndryshimeve globale të klimës, çdo gjë tjetër është njësoj si dikur kur ke besuar se gjërat do ndryshojnë, se je dëshmitar i po të njëjtës garë mes urtësisë dhe marrëzisë, mes të mirës dhe të keqes, mes profiterëve dhe humbësve. Kështu që të bëhet se edhe tastiera e kompjuterit është bezdisur nga përsëritja e së njëjtës " partiturë", e të njëjtave emra, andaj sustat e shkronjave shtypen dhe ngrihen ende pa i prekur, duke e ditur se çdo gjë do shkojë sipas rendit të njëjtë, se përpos emrave të aktorëve, përmbajtja e shfaqjes me asgjë nuk do të ndryshojë. Pra ka ditë kur të duket se nuk ka nevojë të shkruash tekst të ri, mjafton tekstit të shkruar vite më parë t'ia ndryshosh titullin, të zëvendësosh emrin e Gripit të Shpendëve me atë të Derrave, atë të Gligorovit me të Gruevskit dhe të përmbushësh premtimin për tekstin e radhës javorë për gazetën. Aq më shumë, atë tekst ta ruash edhe më tej i bindur se pas ndonjë viti me siguri do përjetojmë alarmin për Gripin e Maceve apo Barkqitjen e Peshqve, me çka do vazhdojmë ta jetojmë frikën tonë të dyfishtë: nga viruset që mund ta sulmojnë kompjuterin dhe nga ato që papritur mund të vërsulen mbi ne.

Ka ditë kur as shëtitjet nëpër faqet e panumërta të internetit nuk të bëjnë të ndjehesh më ndryshe përpos që ta shtojnë nostalgjinë për vitet kur shkruanim në letër, bardhësia e së cilës ishte çelës që i hapte dritaret e imagjinatës, e jo si ftohtësia e qelqit të kompjuterit që i ngjanë dritares nga mundë të shohësh të gjithë botën, e prapë, posa ta mbyllës atë, të kesh ndjenjën se nuk ke parë asgjë, se duke marrë informata të shumta, ndjehesh si shëtitës që ka bredhur nëpër fushat e paskajshme të manipulimeve dhe profiteve,e që më në fund ta kuptojë se njeriu i sotëm është më i informuar se kurdoqoftë më parë, por si asnjëherë më parë ai sot është bërë pjesë e manipulimeve globale dhe është bërë qenie që tërë jetën e harxhon duke luftuar frikën në vetvete. Dhe si i tillë, duke qenë i informuar për të gjitha që ndodhin në botë, njeriu i sotëm mbetet pa botën e vet, bëhet muratorë i qelisë së vetmisë dhe frikës personale nga gjërat mbi të cilat nuk mund të ndikojë me asgjë.

Ka ditë, kur të bëhet se je duke e jetuar të djeshmen, se përpos modeleve të rinj të kompjuterëve dhe celularëve, çdo gjë tjetër vetëm përsëritet. Se marrëzia njerëzore mbetet po ajo e mëparshmja, se edhe brumi i të manipuluarve është ai i njëjti i para shumë viteve dhe se ndryshojnë vetëm duart që atë brumë e ngjeshin dhe e bëjnë sa më të përdorshëm për më tej. Mbase kjo përsëritje e bezdisshme e të djeshmes që duhet ta jetosh çdo ditë të ardhshme, askund nuk vërehet aq qartë si në Maqedoni. Në këtë shtet njeriu nuk duhet t'i lexojë lajmet e sotme për ta kuptuar se cili është preokupimi i politikanëve të tanishëm. Mjafton të shfletojë faqet e internetit të së djeshmes që ta dijë se shteti i tij ende mbetet po ai i dikurshmi që kërkonte përgjigjet se a do ndërtohet ashtu siç e ëndërronin maqedonasit etnik, apo do jetë kombinim e një ëndrre multietnike të mbikëqyrur nga ata që të alarmojnë për paraqitjen e Gripi të Derrave duke të njoftuar njëkohësisht ku mund ta blesh ilaçin kundër kësaj sëmundjeje. Por, përderisa pyetjet politike që e mundojnë Maqedoninë e sotme janë po ato që atë e mundonin edhe dje, gjurmuesit e përgjigjeve - politikanët - nuk janë ata të djeshmit, por fytyra dhe emra të rinj. Kështu që atë që dikur e bënte Gligorovi duke i mbledhur herë pas here liderët partiak sa të dëgjonte nga shqiptarët se cilat janë kërkesat e tyre nga të cilat duhej ta mbronte shtetin, sot këtë e bënë kryeministri Gruevski. Pra, si dukur kur "prijësit" e "fiseve" mblidheshin që të diskutonin të ardhmen e vendit me "kryeplakun" e shtetit, edhe sot vazhdon po e njëjta mënyrë e ndërtimit të demokracisë sipas marrëveshjeve fisnore dhe jashtinstitucionale. Kështu që edhe takimi i fundit i Gruevskit me prijësit e partive parlamentare të Maqedonisë ishte i njëjtë si edhe gjithë të mëparshmit kur liderët partiak bisedonin për problemet që në shtet normale i diskutojnë parlamentarët e zgjedhur nga populli.

Ç'është e vërteta, takimi i fundit i Gruevskit me liderët e këtushëm partiak kishte një risi të cilën nuk duhet mohuar: në të merrte pjesë edhe Imer Selmani, kryetari i Demokracisë së Re, i partisë e cila kurrë nuk ka marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, por është e përfshirë në parlament, parti e cila ka babë kryetarin aktual të PDSH-së e nënë Gruevskin. Andaj ky takim i demantoi thëniet se gjatë bisedave mes liderëve partiak të Maqedonisë çdo gjë mbetet e njëjtë dhe ajo që ndryshon janë vetëm pjatat dhe gotat me të cilat i shërbejnë mysafirët e kryeministrit. Ky takim demantoi shumëçka, por jo edhe thëniet se takimet e kryeministrit me liderët partiak janë veprim joinstitucional, veprim që e zhvlerëson parlamentin republikan. Ku ta dish, mbase Maqedonia kurrë nuk ka qenë shtet institucional, ndoshta ky shtet gjithmonë ka pasur parlament i cili nuk ka miratuar atë për çka janë pajtuar deputetët, por atë që kanë vendosur prijësit e fiseve të këtushëm partiake. Kuptohet, kësaj radhe të kompletuar me Imer Selmanin i cili demokracinë e Maqedonisë e çoi një hapë më tej drejtë asaj që shqiptarët e jetonin qysh në socializëm: të bëhesh parti parlamentare pa marr pjesë në zgjedhje parlamentare. Pra të bëhesh parti parlamentare jo pse partinë ta ka pëlqyer populli, por pse atë e pëlqen Gruevski. Me çka politika që zhvillohet në Maqedoni gjithnjë e më shumë u ngjanë lojërave zbavitëse që i ka çdo kompjuter, përfshi edhe ato me të cilët janë pajisur të gjithë deputetët republikan, e nëpërmjet të cilëve komunikojnë me tërë botën duke e përballur ashtu më lehtë frikën nga Gripi i Derrave si dhe atë nga "kryeprijësit" e fiseve partiak, të cilët një herë në muaj ulen pranë kryeministrit dhe merren veshtë për çka do duhet t'i ngrenë dy gishtat të dëgjuarit e tyre.

Komente (1 dërguar):

më 05 August, 2009 07:44:33
avatar
se pari ju falenderojm qe lengaten kombetare e zbusni me literaturen tuaj po mendoj se ne jemi ca me keq nga ce shkruani ju z Mehmeti personalisht jam ekstremisht atdhetar them i till se nje pjes e mir e atyre qe thon nacionalist e pershkallzojn nacionalizmin ne banalitet ose e quajn dicka te keqe ose me keq akoma dicka afer krimit e per mua te duash atdheun tend eshte dicka fisnike hyjnore e un nuk kam as frik as turp da dua atheun tim dhe qe nostalgjia e te shkrujtur ne leter nuk eshte e till se nuk di pse me pelqen e e bej ende me deshiren me te madhe qoft edhe me ato germa qe nje here anojn me njeren an e heren tjeter ne anen tjeter po me vjen mir edhe per ju Kim qe atdheu im ka ende nga ne ( komb dashsit ) me respekte nga Mallakastra

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next