Fillimi | Analiza | Tetë vite udhëtim drejtë askundesë

Tetë vite udhëtim drejtë askundesë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në vitin e parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, për shqiptarët ajo kishte domethënien e fitores së madhe, e për maqedonasit etnik ajo ishte simbol i humbjes. Me kalimin e viteve, ajo u bë burim e mosmarrëveshjeve ndërpartiake shqiptare, mbetej e lëvduar nga partia shqiptare në pushtet dhe e përbuzur nga ajo që ishte në opozitë. Kështu që, ende pa u mbushur tetë vite nga nënshkrimi i saj, shqiptarët mbase e panë se nuk kishin fituar edhe kush e din çka, e maqedonaset e vërejtën se nuk ishin humbur thuajse asgjë, përpos që do duhej edhe më tej të bënin atë që kishin bërë me vite: të mos i mohonin premtimet se një ditë edhe shqiptarët e Maqedonisë do bëheshin atë që kishin ëndërruar dekada me radhë – shtetbërës dhe shtetsundues të Maqedonisë, por të vinin sa më shumë pengesa që realizimi i kësaj ëndrre shqiptare të shtyhej për sa më vonë.

Kaluan 8 vite nga konflikti i 2001 në Maqedoni dhe po aq vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Pra kaloi thuajse një dekadë nga përfundimi i një konflikt të armatosur që mundë të quhet “luftë e parandaluar qysh në paralajmërim” apo “luftë e abortuar para se të lindë”.  Luftë që përfundoi me dy palë heronjsh: "branitelat" e maqedonasve dhe çlirimtarët e UÇK-së, të cilët, të gjithë së bashku, bëjnë aq sa thuajse këtu ishte zhvilluar ndonjë betejë e luftës së tretë botërore. Dhe si e  tillë, si luftë në të cilën thuajse nuk dihej kush çka ka humbur, e kush çka ka fituar, si luftë pas së cilës të gjithë thoshin se kanë marrë armët ta mbronin Maqedoninë, asaj lufte i duhej një “inkubatorë” ku do rritej dhe do lidhte kërthizë një Maqedoni më ndryshe, “inkubator” ku do kultivohej baraspesha e brishtë ndëretnike pasi që ishin nxehur gjakrat dhe “oaza e paqes”, siç e emëronte Gligorovi Maqedoninë, ishte shndërruar në hapësirë ku lirshëm kalëronte urrejtja e  ushqyer me dekada e maqedonasve ndaj shqiptarëve. Ai “inkubator” ishte Marrëveshja e Ohrit, e shkruar në gjuhën angleze në kabinetet e qendrave të vendosjes në botë, e të cilën duhej ta nënshkruanin liderët e këtushëm partiak, ata të cilët e sollën Maqedoninë buzë greminës së luftës ndëretnike. Pra, atë duhej ta nënshkruanin ata që sikur ta dinin si ndërtohet paqja, që moti do merreshin vesh për çështjet fondamentale ndëretnike në këtë shtet.

      Në vitin e parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, për shqiptarët ajo kishte domethënien e fitores së madhe, e për maqedonasit etnik ajo ishte simbol i humbjes. Me kalimin e viteve, ajo u bë burim e mosmarrëveshjeve ndërpartiake shqiptare, mbetej e lëvduar nga partia shqiptare në pushtet dhe e përbuzur nga ajo që ishte në opozitë. Kështu që, ende pa u mbushur tetë vite nga nënshkrimi i saj, shqiptarët mbase e panë se nuk kishin fituar edhe kush e din çka, e maqedonaset e vërejtën se nuk ishin humbur thuajse asgjë, përpos që do  duhej edhe më tej të bënin atë që kishin bërë me vite: të mos i mohonin premtimet se një ditë edhe shqiptarët e  Maqedonisë do bëheshin atë që kishin ëndërruar dekada me radhë –  shtetbërës dhe shtetsundues të Maqedonisë, por të vinin sa më shumë pengesa që realizimi i kësaj ëndrre shqiptare të shtyhej për sa më vonë. Dhe kështu, edhe një dekade pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë se ajo përfundimisht një ditë do realizohet e tëra, e nga na tjetër, qarqet politike maqedonase, bëjnë çmo që në këtë shtet të dihet se ata janë zot i vetëm i shtëpisë.

      Për dallim nga lufta e Kosovës ku vendosej për boshtin kurrizorë  të mbarëshqiptarisë dhe e cila përfundoi me mbishkrimet nëpër dyqane dhe banesat shoqërore “Mos prek – UÇK”, lufta e shqiptarëve të Maqedonisë i ngjante nga pak telashes që ta sjell vëllai i vogël dhe i treti me radhë, i cili shkakton grindje me të tjerët nga pakë edhe shkaku që të mos del se ai është më frikacaku i familjes dhe më mjeranë se dy vëllezërit më të mëdhenjtë. Andaj ajo përfundoi ashtu siç i kishte hije: me pretendimet e Ali Ahmetit që begatitë e fitores –Marrëveshjen e  Ohrit, ta bënte pronë të të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe t’i bashkojë partitë e këtushme shqiptare në një Këshillë të përbashkët që do kujdesej për realizimin e saj. Me çka Ahmeti dëshmoi sa nuk i njihte politikanët e këtushëm shqiptarë dhe se nuk e kishte kuptuar se në luftë shkojnë vetëm më trimat, mirëpo fitores çdokush i bëhet pronar. Dhe kështu, ideja e tij dështoi dhe Marrëveshja e Ohrit mbeti si fëmijë me shumë baballarë – sa të jashtëm, po aq edhe të brendshëm – po pa nënë që do e mëkonte e do kujdesej ajo të rritej. Pra Marrëveshja e Ohrit do bëhej dokument që do i nxiste partitë maqedonase të bënin çmos për mos realizimin dhe  zhvlerësimin e saj, e partitë shqiptare do e përdornin gjatë fushatave parazgjedhore për të akuzuar njëra tjetrën për mosrealizimin e saj. E duke mos parë në ndërkohë se ajo nuk realizohej edhe shkaku i grindjeve të tyre të ndërsjella, edhe shkaku i përçarjeve shqiptare, e jo vetëm pse gjallërimin e saj e pengonin partitë maqedonase. Dhe nga e gjitha kjo doli se nga Marrëveshja e Ohrit më shumë përfituan ata të cilëve ajo nuk u dedikohej: partitë politike maqedonase, të cilat, duke nxitur edhe më tej grindjet brendashqiptare, ia dolën  ta fitojnë betejën tetë vjeçare të paqes, kështu që, sa u përket ambicieve shqiptare, Maqedonia e sotme mbeti pothuajse e njëjta ajo e parakonfliktit të vitit  2001.

      Por, sido që të jetë, Marrëveshja e Ohrit edhe sot e kësaj dite mbetet “inkubator” më i sigurt ku rritet foshnja e quajtur Maqedoni, e cila ka emër të përkohshëm dhe ku shumëçka duket e përkohshme dhe e kushtëzuar nga kujdesi i “mamive” perëndimor. Si e tillë, kjo Marrëveshje disi arrin të mos lejojë venitjen e plotë të shpresave të shqiptarëve të këtushëm se edhe ata një ditë do bëhen shtetëformues dhe shtetësundues të Maqedonisë. Mbase nga kjo Marrëveshje edhe kurrë nuk është pritur asgjë më shumë përpos të ruaj paqen pas një konflikti të armatosur të cilin konflikt donin ta ndërprisnin ata që e nisën – UÇK-ja, e donin  ta vazhdonin më tej ata që e nxitën, ata që me vite kishin ëndërruar copëtimin e Maqedonisë – pushtetarët e atëhershëm maqedonas. Pra, kjo Marrëveshje mbase e kishte më të rëndësishme ta shpëtonte Maqedoninë nga qarqet politike maqedonase që me vite kishin ëndërruar t’i përdornin shqiptarët si arsyetim për realizimin e ëndrrës së tyre të fshehtë – zhbërjen e Maqedonisë. Gjë që edhe sot e mbanë të gjallë hamendjen se kush gaboi gjatë konfliktit të 2001: shqiptarët që nuk pranuan ndarjen e Maqedonisë, apo maqedonasit etnik që u ngutën ta shpalosnin ëndrrën e tyre të fshehtë si dhe bindjen se nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët. Mbase gabuan shqiptarët, të cilët nuk e kuptuan me kohë se Marrëveshja e Ohrit nuk kishte qëllim parësorë realizimin e ambicieve të tyre, por shpëtimin e “zonës neutrale” në Ballkan – Maqedoninë, se ajo kurrë nuk do realizohet nëse ata edhe më tej do mbeten të përçarë edhe rreth kërkesave kolektive që nuk kanë të bëjnë vetëm me programin e një partie. Mbase gabuan edhe ata komandantë të UÇK-së së Maqedonisë që u ngutën të shënojnë kolltukët qeveritar me mbishkrimin “Mos prek – UÇK” (duke mos pasur dyqane dhe banesa të lira ku do mund ta vinin këtë mbishkrim), e me çka ua mundësuan shqiptarëve të Maqedonisë që më shpejtë se kosovarët ta kuptojnë se  periudha e pas konfliktit thuajse çdokund është e  njëjtë: çlirimtarët priten me lule dhe këngë lavdie, që pastaj të lodhesh me vite se si t'i largosh nga grazhdi i pushtetit. Dhe mbase këtu fillon dhe përfundon edhe ngjashmëria mes të gjitha luftërave të UÇK-ve shqiptare, pjesëtarët e të cilave flijuan çdo gjë për popullin, që pastaj, disa nga ata, t’ia marrin popullit gjitha që kishte dhe t’ia lënë vetëm varfërinë. Me çka dëshmuan se periudha e paskonflikteve çdokund është e njëjtë dhe njihet si epokë kur populli varfërohet e disa nga heronjtë pasurohen. Apo si epokë kur pasuria e disa heronjve është proporcionale me varfërinë e popullit, i cili vite me radhë duhet atyre t’ua paguaj tatimin e lirisë.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
2.60
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next