Fillimi | Analiza | Vitet e verbërisë

Vitet e verbërisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nga ky vit, më në fund, u dha në përdorim godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku”, e ndërtuar në lagjen Veri të Shkupit. Godinë shkollore të cilës i është vënë gurthemeli aq herë sa ka pasur zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Pra, e cila ndërtohet plotë dy dekada, aq vite për sa Perandoria Turke i ndërtoi të gjitha kalatë dhe xhamitë në Ballkan, edhe atë në kohë kur gurët janë bartur mbi shpinë e me gomarë. Dhe si e tillë, kjo ndërtesë e re e gjimnazit më të vjetër në gjuhën shqipe në Maqedoni, e që i ka shëtitur të gjitha lagjet e Shkupit si qiraxhi i shkollave maqedonase, do mbetet e largët për nxënësit e fshatrave perëndimorë të Shkupit – ku edhe dominon popullata shqiptare – aq sa është i largët edhe Universiteti i Tetovës. Andaj, nuk është e çuditshme nëse në të ardhmen, ata u drejtohen shkollave të mesme në Tetovë.

Shkruan: Kim MEHMETI

 

      Nga viti i ardhshëm, filloristët shqiptarë, që nga klasa e parë do e mësojnë gjuhën e bashkështetasve të tyre të vetëquajtur maqedonas. E pasi të mësojnë gjuhën maqedonase, ata do bëjnë të njëjtën që kanë bërë dekada me radhë prindërit e tyre gjatë shkollimit: do i përvishen punës të përvetësojnë historinë, letërsinë dhe kulturën maqedonase. Me këtë, shqiptarët do bëhen qytetarë të vyeshëm, do dinë çdo gjë për popullin, i cili mbase shumë pakë dinë për vetveten. Pra, me këtë shqiptarët do jenë të gatshëm të jetojnë në një shtet  shumetnik, shumëkulturorë e shumëgjuhësorë, e në të cilin edhe maqedonasit e Tetovës nuk dinë thuajse asnjë fjalë shqip dhe për kryetrimin shqiptar Skënderbe, dëgjuan atëherë kur i revoltoi ngritja e përmendores së tij në pjesën veriore të Shkupit.

      Nga ky vit, më në fund, u dha në përdorim godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku”, e ndërtuar në lagjen Veri të Shkupit. Godinë shkollore të cilës i është vënë gurthemeli aq herë sa ka pasur zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Pra, e cila ndërtohet plotë dy dekada, aq vite për sa Perandoria Turke i ndërtoi të gjitha kalatë dhe xhamitë në Ballkan, edhe atë në kohë kur gurët janë bartur mbi shpinë e me gomarë. Dhe si e tillë, kjo ndërtesë e re e gjimnazit më të vjetër në gjuhën shqipe në Maqedoni, e që i ka shëtitur të gjitha lagjet e Shkupit si qiraxhi i shkollave maqedonase, do mbetet e largët për nxënësit e fshatrave perëndimorë të Shkupit – ku edhe dominon popullata shqiptare – aq sa është i largët edhe Universiteti i Tetovës. Andaj, nuk është e çuditshme nëse në të ardhmen, ata u drejtohen shkollave të mesme në Tetovë. Me çka ndoshta qeveritarët e BDI-së më në fund do e kuptojnë pse pushtetarët maqedonas donin që godina e re e këtij gjimnazi të ndërtohet sa më larg qendrës së Shkupit dhe pse ndërtesën e vjetër të këtij gjimnazi në lagjen Nerez të kryeqendrës - kryesisht e banuar me shqiptarë – ata ngutshëm duan ta mbushin me nxënës apo student të etnitetit maqedonas.

       Pra, shumëçka që është duke ndodhur këtë vit, e që paralajmërohet të ndodh që nga viti i ardhshëm shkollor, qartë shpjegon se edhe shumë vite më pas, shqiptarët e këtushëm do i vjelin frytet e verbërisë politike të përfaqësuesve të tyre nëpër institucionet më të larta shtetërore. Përfaqësues të cilët askush nuk i akuzon pse nuk dinë, por pse nuk i pyesin ata që dinë, me çka do e kuptonin se njerëz të gjithëdijshëm nuk ka në këtë botë, se botën e banojnë injorantë që vetëgënjehen  se i dinë të gjitha dhe të mençur që dinë kë të pyesin për gjërat që nuk i dinë. Dhe sikur ata të pyesnin, dikush do u tregonte se godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku” u ndërtua atje ku ndodhet sot, vetëm që shqiptarët e këtushëm të getoizohen e të jenë sa më larg qendrës së Shkupit, se godina e vjetër e këtij gjimnazi nuk u jepet në përdorim shqiptarëve që të pengohet “shqiptarizimi” i lagjes Nerez, e mbetur si xhep shumetnik në pjesën  “maqedonase” të Shkupit. Pra, dikush do u tregonte se koncepti multietnik nuk realizohet kur vetëm njëri e njeh gjuhën, historinë dhe kulturën e tjetrit, por kur të gjithë sa janë, e mësojnë gjuhën e mjedisit ku jetojnë dhe i njohin tiparet dalluese të bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike.

      Por, që ta kuptojnë këtë, do duhet dikush t’i bind drejtuesit e BDI-së se jo çdo gjë realizohet me durim e pritje, se pritja dhe durimi janë tipare e murgjve, e jo e politikanëve që e rrëmbejnë çdo ditë të sotme, e që me ato të murojnë të ardhmen, jo e politikanëve që e dinë se e sotmja është arë ku mbillet fare e të ardhmes, se çdo e sotme e humbur të nesërmen ta bënë të djeshme. Pra, që ta kuptojnë këtë, do duhet dikush t’u tregojë kryesuesve të BDI-së se populli një ditë do ngihet dhe do e kuptojë pse nuk “dështon” koncepti i tyre politikë: sepse i ngjanë veprimit të lypsarit, i cili ulet në një qoshe dhe me të drejtë beson se nëse jo sot, atëherë nesër, do kalojë ndonjë i pasur e shpirtbardhë që do ia lëshojë mbi shuplakën ndonjë monedhë. Apo thënë ndryshe, populli një ditë do e lexojë qartë se politika e BDI-së nuk mund të “dështojë” ngaqë ajo i ka aleat vitet që kalojnë, e që vetvetiu çojnë rrugës që edhe në këtë Ballkan një ditë të mos kenë gjithaq rëndësi shtetet,  me çka do humbin kuptim betejat e sotme ndëretnike që zhvillohen në Maqedoni. Me çka do shihet se edhe ai që nuk bënë gjë, është pjesëtarë i ndryshimeve. Apo, do shihet qartë se përparësia e sotme e BDI-së është vetëm një: kur i krahason ata me disa “atdhetarë” të PDSH-së opozitare, të dalin si politikanë të ardhur nga Kongresi amerikan. Por, edhe si të tillë, afati i tyre i përdorimit do jetë për aq kohë sa shqiptarë e këtushëm do kenë durim të presin, për aq kohë sa shqiptarët e Maqedonisë do mbeten këta që janë: të painteresuar të ndryshojnë vetveten dhe me shpresë se ndryshimet në shoqërinë e tyre do i bëjë dikush tjetër. Pra, për aq kohë sa duhet pritur që të shpaloset e vërteta se politikanëve të tillë nuk u bëjnë përshtypje vogëlushët shqiptarë që do jenë të detyruar të mësojnë edhe një gjuhë të huaj qysh në moshën gjashtëvjeçare, as gjimnazistët e fshatrave perëndimorë të Shkupit që do udhëtojnë me orë të tëra deri te godina e shkollës së tyre, deri te ndërtesë e vendosur në një lëndinë në cep të Shkupit, e me çka më shumë i ngjanë një kampi ku grumbullohen emigrantët e përkohshëm të ardhur në Maqedoni, se sa një objekti shkollor.

   Nga viti i ardhshëm, vogëlushët shqiptarë të klasave të para të fillores, krahas shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, do mësojnë të flasin edhe maqedonisht. Këtë ata e kanë dhuratë nga politikanët shqiptarë të cilët nuk e flasin mirë as gjuhën e tyre amtare dhe që nuk e njohin alfabetin politik, i cili alfabet është krejt ndryshe nga ai që e përdorim ne të vdekshmit e rëndomtë. Duke qenë të tillë, përfaqësuesit e BDI-së në qeveri, as që e dinë, për shembull, se ky shtet më shumë investon për Kopshtin Zoologjik të Shkupit, se sa për vlerat kulturore shqiptare. Pra, duke qenë politikanë që vetëgënjehen se i dinë të gjitha, të cilëve nga veshët u rrjedhë mençuria e nga hundët u kullon profesionalizëm, pushtetarët shqiptarë në qeveri nuk e kanë kuptuar as atë që për çdo ditë ua demonstron Gruesvki: mundohu të gjuash sa më shumë peshq në ujin e sotëm të lumit, jo vetëm pse i njëjti peshk nuk mund të kapet dy herë, por pse askush nuk e dinë si do jetë rrjedha e nesërme e lumit. E si mund ta kuptojnë këtë ata që veprojnë sipas parimit: mbaje durueshëm shkopin për peshkim në duar, sepse peshkun që nuk e ke zënë sot, do e kapësh kur të rritet e të bëhet më i majmë. Dhe duke qenë të tillë, ata edhe kanë mbetur vetëm me shkopin në dorë. 

Komente (3 dërguar):

Jemsi më 15 September, 2009 09:34:08
avatar
i nderruari Kim, si zakonishe edhe pse i hidhur, ju shkruani aq bukur, aq qart sa edhe një nxënës parashkollor të kuptoj rrealitetin që ndodh në Maqedoni, një shtet që në dokument praktikon marveshjen e Ohrit por në praktik as që merret dikush me realizimin e marveshjes së Ohrit, lexoj sot se hapet konkurs i ri përr pranimin e 400 administratorve të rinj e cila është përr tu përshëndetur por është përr të ardhur keq se administaratorët që u pranuan në konkursin e par as që e din se nga e marrin rogën e tire..Të habitur pyesin se si qeveria i paguan..?
Ndërsa mua më duket se kta të rinjë marin PENZIONE që nga mosha 25 vjeçarre..siç duket Shqiptarët e Maqedonis duhet te jen të pregaditur edhe përr një luft, por ksaj radhe nuk i dihet se si do të mbaroj,mendoj se sot ne ndjehemi njejt si Kosova para viteve të 90, ku e gjith bota merte shembull Sërbin, nga se eksistonin shum marveshje të shkrruara por vetëm të shkrurara ndërsa ndodhte diçka tjetërr, ajo që për fat të mirr apo ndoshta edhe të keq nuk maltretohemi nga policia Maqedone ashtu siç maltretoheshin ata nga policia Sërbe, ne kemi disa udhëheqës që gati një muaj nuk mund të gjejn kompromise mes veti përr emrimin e ministrave të rinj, ne kemi disa udhëheqës që pak a shum i ngjajn Ruguvës në vitet pas 90 ku ai i drejtohej popullit vetë me një fjal DURIM- ndërsa udhëheqsit tan nga vet heshtja na thon DURIM..por fatmirsisht udhëheqsit tan jan kryekput Atdhe dashur të dëshmuar, dhe deri diku duhet të din se populli Shqiptar historikisht i heshtur,i mëkmbur ai hesht, duron por Durimi ka një kufi dhe nëse arihet te ai kufi, kthehet DURIMI në një FISHKËLLIM aq të madhe sa zgjon tër botën...prandja shpresoj se nuk dot jet e nevojshme që të ndodh edhe ndonjë konflikt i cili vetëm zoti e di se dot mbaroj...
lordi më 16 September, 2009 08:00:21
avatar
pershendetje jemsi mir me pelqen komenti juaj dhe ai qe e vlersoni z.Kim mehmeti por nje gje nuk me pelqen ne komentin tuaj kur thoni se kemi uhdeheqes atdhe dashes une do kisha thane kemi udheheqes atdhe dashes sezonal te cilet mcarten dhe larg partnereve te tyre maqedon neper sheshet tona shqiptare rahin gjoksin per te drejtuar tufen a sa i perket luftes mu kta atdhedashes e kan perly idealin e luftes qe me ben te dyshoj se ? a i pergjigjet dikush kushtrimit te luftes nga friga se nuk do dihet se ku do mbaroj qellimi i tyre dhe per intersat e kujt do te luftohej ky fenomen dhe fenomeni ma i zymt qe sot e kesaj dite i nvishet faktorit dhe kombit shqiptare ne ballkan nga,, fqinjet e dashur''na kushton shum po cka eshte ma e keqja dukurit e vllavrasjes varferimit shkaterimit dhe gjithcka qe na kushtoi nga aventurat e don ahmetit ende do i pagujm po dhasht zoti fishkellima qe thua ti te jet e madhe dhe ne kohe te caktuar por jo nga politikanet ata aspak nuk duhet me i lane ta perzijn qullin bile plumb duhet per ta se cdoher e shesin shansin e kombit pershendetje Kim e verteta e hidhur eshte ajo po veq juve dhe neve te thjeshteve siq na quajn pushtettaret tane nuk i kupton kerkush tjeter kto dukuri ishalla bjen shi e bahen sallatat cka me thane.
baca më 20 September, 2009 12:20:35
avatar
shum e sinqert esht kjo cka flet kimi per momentin me pelqen komenti jemsit kurse zotri lordi si kit ne mer guximin te permend emra edhe at permend emer per te cilin emer akademiku i njohur Rexhep qosja thot keshtu: nese ka tre shqipetar me merita me te larta ne tre lufterat shqiptare kuptohet ne kosov,presheve maqedoni.njeri nder ata tre eshte ALI AHMETI mirpo kritika e kimit per momentin ze vend por cka mshihet nga ki durim un besoj se se shpejti do te shihet
durimi rugoves edhe pse u vonua e dha rezultatin e vet po cilin po at rezultat qe shpernguli luften nga kosova ne kroaci e bosnje besohet se sikur te kish filluar lufta ateher ne kosov do te kishte pasur mbi 500 mij te vrar shum a kapshme nga jasht gjerat shihen leht mbas qe ndodhin por nga brenda dhe te vendosish se si te jet eshte koxha ma rend patim rastin te shohim para disa vitesh n kosov kur z. veton suroj pas qe ndodhshin gjkerat i komentonte dhe mendoj s edhe kur duhet te ndodhin esht e njejt dhe provoj veten me parti politike ju e dini ku ariti
zgjedhjet e fundit se kaloi as pragun ne dit se per fat te keq me kriz politike te faktorit shqipetar kemi edhe ne shqiperi e ne kosove por un e dij se kemi nje aleat qe e ruajm vite me radh e ato me nje rast thuan sikur te mos kishte pasur shqipetar ne maqedoni ne as qe nuk do ta dinim ku esht maqedoni e tash nese ato mendoj se aliu duhet te hesht qe grueski te permplaset ne turi ai ka besim ke ata dhe hesht un vetem nje gje jam i sigurt se planin gjith kombetar shqiptaret levizin perpara dhe nuk eshte situata aq tragjike zoti e bekoft popullin shqipetar urime festen e fiter BAJRAMIT

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.67
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next