Enciklopedia e shtetit dhe popullit të trilluar
Por, kaq lidhur me ata që e shkruan dhe e lejuan botimin e kësaj Enciklopedi, sa të dihet se ajo shprehë mjerimin e tyre, e jo të vërtetën për shqiptarët. Tani të kalojmë te ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me parat e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritik ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thuajse janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit, të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon e i përuron kryeministri i këtij shteti.
Shkruan:Kim Mehmeti
Një popull që ka akademikë si ata që i ka populli i vetëquajtur maqedonas, ai popull edhe gjatë kohë do mbetet i ngatërruar në të kaluarën e vet, duke mos e ditur as vendlindjen as emrin e prindërve. Një popull që ka akademik të llojit të Bllazhe Ristovskit, përjetë do mbetet i hutuar përpara rrugëve që e çojnë drejtë të nesërmes dhe asnjëherë nuk do e kuptojë se shëmtinë tënde, nuk mund ta mbulosh duke i shpallur të tjerët njësoj të shëmtuar sa vetvetja. Dhe një popull që ka akademik si ata që i kanë maqedonasit, është popull që duhet të të dhimbset, sepse ai popull do vuajë shumë deri sa të arrijë të rritë elita kulturore, politike e shkencore të cilat do kenë guxim të përballen me portretin e vërtetë të tyre kolektiv. Më në fund, një popull që ka elita shkencore si këta që e përpiluan dhe e lejuan botimin e Enciklopedisë së Maqedonisë, edhe më tej do jetojë në mjegullën e punimeve “shkencore” që do e dëshmojnë atë që e thonë thuajse të gjithë fqinjët e Maqedonisë, përpos shqiptarëve: se nuk është lehtë të trillosh popull dhe shtet në kohën e internetit. Pra, do dëshmojnë me dorë të vetë atë që thonë disa shkencëtarë grekë, bullgarë e serb: se nga një popull dhe shtet i trilluar, nuk mund të presësh asgjë më shumë, përpos histori, kulturë dhe gjuhë të trilluar, të arnuar nga mbeturinat e popujve tjerë të Ballkanit.
Por, kaq lidhur me ata që e shkruan dhe e lejuan botimin e kësaj Enciklopedi, sa të dihet se ajo shprehë mjerimin e tyre, e jo të vërtetën për shqiptarët. Tani të kalojmë te ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me parat e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritik ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thuajse janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit, të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon e i përuron kryeministri i këtij shteti.
Kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, duhet thënë qartë: sa u përket atyre, Gruevski mund të bëjë të gjitha përgatitjet për t’i sulmuar vendbanimet shqiptare, e ata këtë ta marrin vesh pasi t’u bien bombat mbi kokë. Dhe të dalin para nesh e të protestojnë kundër një veprimi të tillë antishqiptarë të qeverisë, thuajse ata kanë qenë kopshtarë të Gruevskit, e jo atë që thonë se janë – bashkëdrejtues të shtetit. Duhet pra të thuhet hapure ajo që është përsëritur shumë herë deri më tani: BDI-ja është pjesë e qeverisë së Gruevskit, për të njëjtat arsye shkaku i të cilave para saj ishte pjesë e koalicionit qeverisës PDSH-ja – që të shërbejë si mbulesë për antishqiptarinë e VMRO-DPMNE-së. Dhe si të tillë, përfaqësuesit e BDI-së, as që guxojnë ta drejtojnë gishtin kah përgjegjësit e vërtetë për botimin e kësaj Enciklopedie: drejtë ministres së kulturës, e cila aq nuk i përfill shqiptarët, sa edhe sot e kësaj dite, e shterë arkën e shtetit për përmendore e kisha, e për kulturën shqiptare nuk ndanë mjete as sa për Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Duhet thënë gjithashtu hapur, se mbase, nuk janë larg të vërtetës pohimet se BDI-ja, as që do reagonte kundër botimit të kësaj Enciklopedie, sikur mos kishin reaguar ambasada amerikane dhe ajo angleze.
Kaq edhe lidhur me pushtetarët shqiptarë, sa të dihet se kënd duhet ta padisim për Enciklopedinë e Maqedonisë ne shqiptarët e këtushëm. Tani të themi hapur diçka që ka të bëjë me gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë: gjatë dy dekadave të kaluara, më të vlefshmen që ne bëmë, ishte t’u dëshmonim qarqeve antishqiptare maqedonase dhe “kolltukokratëve” tanë shqiptarë, se jemi kolektivitet që ka një virtyt shumë të lartë njerëzorë – di të falë, por edhe një mangësi trishtuese njerëzore – harron shpejt. Si të tillë, ne mirë bëmë që i falëm të gjitha “brodecat” tanë, por nuk bëmë mirë që i harruam të burgosurit e pafajshëm, që nuk kërkuam përgjegjësi nga askush, as nga pushtetarët tanë të që u vunë në krahë të terrorit shtetërorë mbi shqiptarët, e të cilët sot na tregojnë për mjerimin që shprehë Enciklopedia skandaloze e Maqedonisë, duke mos na shpjeguar në ndërkohë se çka tregojnë “brodecat” që na ndodhën. Ne mirë bëmë që falëm “gostivarat” tanë, por nuk bëmë mirë pse aq shpejt harruam se para do muajsh, Maqedonia bleu edhe me parat tonë helikopterë luftarak, pa e ditur këtë pushtetarët e BDI-së, e ne nuk kërkuam përgjegjësi nga ata që duhet të na mbrojë të mos na përsëritet 2001, kur policia dhe ushtria maqedonase, rrafshoi fshatrat e shqiptarëve të këtushëm me granatat që ne ua kishim blerë.
Por, kaq lidhur me autorët dhe botuesit e Enciklopedisë së Maqedonisë, kaq edhe për pushtetarët tanë që i habiti ky botim, financimin e të cilit e ka lejuar qeveria ku ata marrin pjesë, kaq edhe për ne shqiptarët e këtushëm, që nuk e kuptojmë se çdo kush ta bënë vetëm atë që ia lejon. Tani të them diçka që s’ka të bëjë me këtë temë: ka parashikime se deri në vitin 2020, do të vdesë shtypi i shkruar dhe se në Maqedoni, maqedonasit do jenë pakicë etnike. Autorin e këtij teksti nuk e trishton rreziku i zhdukje së gazetave, atë nuk e bënë të ndjehet më mirë pse pasardhësit e tij do mund të jenë pronarë dominues të këtij shteti: atë e mërzit e vërteta se të rinjtë e asaj kohe do qeshen me të gjithë ne të sotmit dhe nuk do ia dalin ta kuptojnë atë që ne kemi shkruar për verbërinë e atyre që kanë dalë në krye të kolonave si vizionar, e duke mos parë as majën e hundës së tyre. Autorin e këtij teksti e brengos e vërteta se në vitet kur Maqedonia do ketë emër dhe mbiemër tjetër, pasardhësit e tij do tallen me këto shkrime dhe do thonë: sa paraardhës budalla që paskemi pas – në vend se të shtrihet buzë detit të marrëzisë njerëzore e të rrezitet siç bëjnë shumica e të tjerëve, ai ka ngul këmbë që atë ta zbrazë me kovë.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (5 dërguar):
Le ta pranoje drejt ne prapanice kete kritike indirekte partia 'shqiptare' ne qeveri!
Je i madh Kim!
Lojalizmi ndaj pushtetareve ne tokat dhe hapesiren shqiptare eshte bere thuaj se mode.Interesat te ulta personale jane jo te rralla ne ndergjegjen tone intelektuale dhe morale.
Zeri protestues i Kim Mehmetit eshte po thuaj nga te rrallet qe jehon ne hapesiren mbar sqiptare per fenomenet negative te shoqerise tone dhe pushtetareve qe u pa qart se nuk e duan kombin ashtu si paraqiten publikisht dhe nuk jane patriot ashtu si paraqiten ne esence eshte ceshtja dhe interesi material,partiak,dhe personal para interesit kombetar dhe patriotik.
Mendoj se kemi te bejme me nje farse apo lloj subkulture dhe mashtrim optik.
Kimi eshte nje Goete shqiptar i diteve te sotme qe po ju tregon drejtimin pseudointelektualeve dhe pseudopolitikaneve kah duhet te shkojne edhe pse nuk po besoj se kjo do ti ndrshoj ata por besoj se do te vetedisoj masen dhe popllin i cili nuk eshte edhe aq i heshtur sic mendojne politikanet.
Kimit hallall i qoft per mua eshte nje hero i gjalle i diteve tona dhe inetelektual modern me kuptimine plote te fjales.
Ajo gjithçka mund të jetë por akademi shkencore jo. Ata mund ta quajnë veten akademikë,sojnikë e çfarë të duan ata, duke trilluar kundër nesh plane nga më monsturuozet sa encklopedi të tilla janë të kahershme për mendimin tim kundër shqiptarëve qysh se Çubrloviçi përpiloi një plan të detajuar për zhdukjen e Shqiptarëve.Këto lloj akademikësh sllavë dhe grek janë të ngjashëm me akademikët e Hitlerit për zhdukjen e çifutëve.Termin njeri shpellash, shpellar, njeri mali,malok,që përdoret rëndom edhe në Shqipëri shihet qartë se ku e kanë zanafillën. Kjo është përdorur për ti kundërvënë shqiptarët kundër njëri tjetrit dhe duke i përçarë ata, kështu mund të realizonin synimet e tyre greko-sllave. Kjo enceklopedi e turpit do ta quaja për atë akademi horrash që mundohen të fyejnë popullin më të vjetër në Ballkan, për të mos them dhe më gjërë. Ata duke na cilësuar ne si shpellarë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se ne kemi kulturën tonë mijra vjeçare, ku ata kanë marrë dhe kanë ekzistuar deri më sot nga këto "shpellarë" që nuk ishin nga shpellat por ishin bij perendish. Për këtë mjafton t'ju kujtoj Peleun mbretin e Epirit si dhe djalin e tij Akilin që tashmë është i famshëm si një bir gjysëm perendi...Ndërsa për ata shqiptarë që ju pëlqejnë këto përralla të këtyre akademikëve horra dhe hajdutë nuk do të mundohen që t'ja arrijnë qëllimit. S'më mbetet gjë tjetër vetëm se ta falenderoj thellësisht nga zemra z.Mehmeti që reagoi në kohë duke i rënë këmbanës së alarmit për këtë ndyrsi të maqedonasve. Ata kanë arritur që edhe në Shqipëri të blejnë disa Shqiptarë që për para mund të shesin edhe nënën e tyre dhe të formojnë shoqata pro sllave, ku kanë marrë përsipër falsifikimin e historisë sonë të lavdishme dhe ta paraqesin atë si sllave. Kjo është për të vënë kujën, sepse në emrin e lirisë dhe të demokracisë po mundohen te penetrojnë bëzhdile të tilla të financuar nga sllavët dhe grekët për të ndërmarrë falsifikime të tilla mu nën hundën e intelektualëve dhe të shtetit shqiptar si në Shqipëri dhe në Kosovë.Ne jemi kështu siç jemi të mirë apo të këqinj jemi kështu siç na krijuar perendia dhe në trojet tona të të parëve tanë.Ne nuk ja kemi zaptuar kujt vendin dhe nuk kemi përpiluar politika për të shfarosur asnjë popull. Një fjalë e urtë thotë: Mundohu që të jesh i duruar aq sa ke mundësi dhe sa është në dorën tënde dhe pastaj....
Zonja Durham që para njëqind vjetësh kishte njohur të vërtetën se kjo ishte popullësi sllavisht folëse pa atdhe dhe pa vetëdije kombëtare.Ja këta janë ata të cilët marrin guximin të shkruajnë dhe të hulumtojnë prejardhjen e shqipëtarëve.
Z.Kim të gjithë ne e dimë se kjo popullsi sllavisht folëse që jeton këtu akoma nuk e kanë të qartë se kujt kombi i përkasin dhe midis tyre ekziston një përçarje e madhe,por politiKANTAT tanë që gjojase përfaqësojnë popullin shqipëtar është koha që të vetëdijësohen,por e vetmja mënyrë për t'i vetëdijesuar është tu gjykojë populli shqipëtar që jeton këtu.
Dërgoni komentin