Doni të na njihni!

Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.
Shkruan: Kim MEHMETI
Shqiptarët e Maqedonisë janë si fëmija që ka prindër të ndarë e i cili fëmijë bën çmos që mos ta humbë as dashurinë e nënës - Shqipërisë, as atë të babit - Kosovës. Por njëkohësisht duke u kujdesur të jetë i respektuar në familjen multietnike shtetërore të Maqedonisë, ku ka bashkuar me të tjerët pronën e trashëguar nga prindërit e vet. Duke qenë i tillë, duke u përpëlitur mes dëshirës që prindërit të mos e harrojnë dhe duke u orvatur që bashkështetasit me të cilët bashkëjeton të mos e përbuzin, ashtu siç ndodh në këtë Ballkan me fëmijën e ndarë nga prindërit, shqiptarët e këtushëm shpesh vuajnë mallin për prindërit dhe duan ta dinë se ç‘mendon për ta mëmëdhe Shqipëria dhe atdhe Kosova. Dhe kuptohet, nuk ndjehen mirë kur Tirana e Prishtina dëgjojnë vetëm vajin e tyre, kur Shqipëria e Kosova interesohen për ta vetëm kur ndodh ndonjë Brodec ku vriten dhe burgosen shqiptarë të pafajshëm, apo kur botohet ndonjë Enciklopedi ku përbuzet çdo gjë shqiptare.
Andaj, për shqiptarët e Maqedonisë mund të thuhet se ata janë një pjesë e popullit tonë, që bën çmos ta mbrojë vetveten në shtetin ku jeton, e ku jo rrallëherë përballet me urrejtjen e qendrave sllave, dhe njëkohësisht mundohet t‘ia dalë në krye me mendjemadhësinë e Prishtinës që mendon se shqiptarët e këtushëm janë një grup vajtuesish që nuk dinë t‘i dalin zot vetvetes dhe arrogancës së Tiranës, e cila mendon se matanë Qafë-Thanës jeton pjesa injorante e popullit shqiptar, ajo pjesë e kombit që nuk di të lexojë kalendarin e shekullit të ri.
Cili është portreti i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë?
Mbase ai portret është i njëjtë me atë të shqiptarëve në hapësirat e tjera ku jeton populli ynë. Pra, edhe shqiptarët e këtushëm janë nevrikë, njësoj si ata të Shqipërisë, e të cilët kur vozisin, njësoj i nevrikos edhe rruga monotone pa kthesa, si edhe ajo që ngjitet maleve e të bën të ndjehesh thuajse të sillesh rreth vetvetes. Shqiptarët e këtushëm, njësoj si ata të Shqipërisë, xhindosen kur ua shan liderin e adhuruar partiak, thuajse ua ke sharë mamanë. Por, kur bëhet fjalë për përcaktimet partiake, përpos liderin e tyre të dashur vendor, ata kanë edhe nga një të adhuruar në Tiranë e Prishtinë. Andaj, nëse u ka ftuar në drekë ndonjë shqiptar i këtushëm, para se të uleni të drekoni, informohuni mirë se cili është i preferuari i tij, Berisha apo Rama, Hashim Thaçi apo Ramush Hajredinaj, sepse mund të ndodhë ta paguani drekën vetë nëse do ofendoni liderin e dashur të tij në Tiranë apo Prishtinë. Pra, duhet të mbani llogari se shqiptari i këtushëm jeton në trininë e vet partiake dhe ka edhe partinë e vet të preferuar në dy shtetet shqiptare. Kështu që shqiptari i Maqedonisë, me të njëjtën zjarrmi përjeton zgjedhjet e këtushme dhe ato që mbahen në Prishtinë e Tiranë dhe shpeshherë, i mllefosur nga parregullsitë zgjedhore që ndodhin atje dhe këtu, ngushëllohet me atë se edhe këto parregullsi vetëm dëshmojnë sa jemi të njëjtë, se çdokund ku votojnë shqiptarët, vlen i njëjti rregull: nuk janë të rëndësishëm votuesit, por numëruesit e votave.
Dhe shqiptarët e Maqedonisë mburren me këtë trini partiake që u ka rënë në hise ta jetojnë. Por mbi të gjitha ata mburren me trininë religjioze që ka populli i tyre. Andaj ata i ofendon rëndë kur debatues të ndryshëm nga Tiranë, shqiptarët e këtushëm i shohin si njerëz që edhe kokën e kanë në formë të minares së xhamive. I ofendon kjo, sepse ata e duan fenë myslimane që dominon te shqiptarët e këtushëm, por ata mburrshëm e bartin në qenien e vet edhe ylberin trengjyrësh të religjioneve që ka populli i tyre. Duke qenë të tillë, ata e dinë pse nuk u pëlqen shtëpia përkujtimore që qeveria e këtushme ia ndërtoi shenjtores Nënë Tereza, e të cilën shtëpi disa në Tiranë e marrin si shenjë nderimi të shtetit maqedonas ndaj shenjtores sonë.
Ata pra e dinë pse ky shtet nuk e rindërtoi shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës mbi themelet ku ajo ka qenë, por e zhvendosi atje ku dikur ka qëndruar kisha katolike ku Gonxhja e re i ishte përkulur Zotit. Pra shqiptarët e këtushëm e dinë se shtëpia përkujtimore e shenjtores sonë u ndërtua aty ku ndodhet tani, vetëm që Shkupit t‘i shlyhen të gjitha shenjat e shqiptarisë, vetëm që përnjëherë të shlyhen tri shenja shqiptare të kryeqendrës së sotme të Maqedonisë, të humben gjurmët për prezencën e madhe të dikurshme të komunitetit katolik shqiptar, të cilët, në vitet ‘60 të shekullit të shkuar, u davaritën në Kroaci dhe atje humbën çdo gjë të vetën etnike. Njësoj siç humbën çdo gjë të vetën edhe qindra mijëra shqiptarë myslimanë që braktisën vendlindjen dhe u shpërngulën në Turqi, siç humbën gjuhën dhe përkatësinë etnike edhe ortodoksët shqiptarë nga Reka e Epërme në afërsi të Dibrës. Pra, shqiptarët e Maqedonisë u vunë në mbrojtje të shtëpisë së Nënë Terezës dhe kishës ku ajo ishte lutur, njësoj sa edhe të Burmali Xhamisë, sepse e dinë se trinia religjioze është begatia për të cilën të gjithë ia kanë zili.
Por dënesja e shqiptarëve të këtushëm për atë që u bë me shtëpinë e Nënë Terezës dhe pronës së shqiptarëve të këtushëm, thuajse nuk u dëgjua në Tiranë e Prishtinë. Njësoj siç nuk dëgjohet as zëri i tyre kur thonë se të këqijat që i ndodhin Shqipërisë dhe Kosovës ata i përjetojnë njësoj dhembshëm sa ato që u ndodhin këtu ku jetojnë. Mbase kjo dhembje vjen nga vetëdija se shtrirja e degëve varet nga forca e trungut kombëtar, se degët e trungut të lënduar shpejt veniten.
Shqiptarët e Maqedonisë e dinë se mëmëdheu ata nuk i njeh sa duhet. Andaj ndoshta do ishte mirë që televizionet e Tiranës të kishin nga një emision të llojit: "Njëqind leksione për fillestarët që nuk i njohin shqiptarët e Maqedonisë".
Mbase kështu Tirana do e kuptonte pse shqiptarët hidhërohen kur në mediat e atjeshme dikush ata i quan maqedonas, mbase debatuesit e shumtë nëpër televizionet e mëmëdheut do e merrnin vesh se emërtimi "maqedonas" nuk përcakton përkatësinë shtetërore, por atë etnike, dhe se për këtë nuk janë fajtorë shqiptarët, por disa qarqe politike dhe shkencore maqedonase që besojnë se edhe qielli mbi Maqedoni, edhe toka mbi të cilën qëndron ky shtet, kanë përkatësinë e tyre etnike. Andaj shqiptarët e këtushëm hidhërohen kur disa opinionistë të Tiranës, e të cilët sa nuk i kërcejnë në gojë bashkëbiseduesit të ardhur nga Maqedonia, shesin kozmopolitizëm si të ishin në ndonjë treg perëndimor, e jo në këtë tregun ballkanas, ku çdonjëri do që brirët e dashit të t‘i shesë si të ishin qiri që të bën dritë.
Çka duan në të vërtetë shqiptarët e këtushëm t‘i tregojnë Tiranës arrogante? Mbase jo vetëm atë se qysh në mesditë ata e dinë se çka i ka thënë Rama Berishës në mëngjes, jo edhe atë se pa kaluar java e botimit ata e kanë në duar librin e cilitdo krijuesi në Tirana, por duan t‘ia përcjellin porosinë: mundohuni ta dëgjoni rrëfimin tonë se si dukemi, sepse kështu do e shihni më mirë se ç‘pamje ka portreti ynë grupor.
Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.
Të dëshmojnë se ata nuk janë ata që ngandonjëherë i mendon Tirana arrogante: nacionalromantikë të vonuar të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por popull që jeton kalendarin e internetit, popull që e di se para se të bashkohesh me familjen evropiane, duhet të bashkosh familjen tënde të ngushtë kombëtare. Edhe atë jo duke prishur kufij shtetërorë, por duke i rrënuar muret mentale që na i vulosi ndasia disadekadëshe, muret që na pengojnë të shohim më qartë vetveten.


Komente (8 dërguar):
Ne fund po e perfundoj me thenien e Faik Konices:"Nese nuk do ishte Islami tek shqiptaret,"shqiptaret" do ishin me ne numer por jo shqiptare...
Cdo respekt per cdo krishter shqiptar,por kujdes mos prekni aty ku nuk preket,jo qe kercenoheni nga ne po na dhimbeseni se luani me zjar e do digjeni!..
Asnjehere nuk e kam kuptuar dhe tashme as qe dua ta kuptoj pse shqiptaret kaq shume jane te prirur t'i shtremberojne te vertetat te cilat fshihen neper librat te shenjt dhe harrojne se aty fshihen te vertetat te cilat na rrine para syve, por mbase te cilat kurre sdo t'i zbulojme deri ne fund, sepse vetem NJE eshte ai qe i din te gjitha. Andaj, ta perfundoj kete koment me fjalet - puna eshte ibadet dhe nese eshte keshtu, secili le ta beje ate pune qe din ta beje me se miri - hoxhallaret te japin "ders" aty dhe aq sa ju takon, e te tjeret le ta thojne fjalen ashtu si e ndjejn dhe besojne, te bazuar ne parimet dhe botekuptimet e tyre.
Asnjehere nuk kam besuar dhe s'do te besoj se eshte besimtar i mire ai, i cili ia kujton panderpre zjarrin tjetrit, nga frika qe kete t'ia thote ne radhe te pare vetvetes. Sepse njerzit e ketij lloji, mendojne se mekatet shlyhen duke u falur nga 5 here ne dite, e harrojne se permes namazit permbushin vec nje nga shtyllat e Islamit. Harrojne se namazi te afron me xhehnetin, por haku ndaj tjetrit - mekati, te afrojne me te (xhehnetin), aq sa jane edhe toka e qielli afer!
Ti i nderuar "freeComent" po te theme haptas se nuk paske lidhje me leximin ne mes reshtave,une kur permendi zjarin dhe djegien nuk kam aluduar ne denimin e All-llahut ne Boten e Amshueshme,vertet ate me se miri e din vetem Ai,po qellimi me keto shprehje ishte plotesisht ne ate se me zjar kame aluduar ne injorancen,kurse ato qe ndodhen ne te vec se digjen,apo thjesht jane te vdekur pasi te tillet jane te vdekur edhe kur jane mbi toke.Une nuk e di se ciles kategori te grup moshave ju i takon,po ne baze te asaj qe ke shkruar kuptohet shume let.Hoxhallaret i deshironi te ligjerojne vetem brenda kater mureve,nje mbeturin tipike e sistemit monist qe fatkeqesisht ju e keni ne botkuptimin tuaj,qe si duket nuk deshironi t'u thote askush se ne kete qe mendoni,nuk keni te drejt apsolutisht.
Cilat te verteta po mendoni se shqiptaret po i shterberojn,si duket edhe ketu je prekur shume me sqarimin qe kam bere rrethe asaj qe Kimi e konsideron me te drejt si mrekulli, trinine religjoze,po eshte fakt se ajo eshte vler apsolutisht Islame jo shqiptare fatkeqesisht,kjo e vertet po te pengon ti e te duket shtreberim.
Liroheni i nderuar nga paragjykimet,steriotipet e se kaluares,duhet ta dini se populli yne pervec vlerave qe ka,poashtu ka edhe antivlera.Mjafte me vec me lavdata populli yne,populli yne...patrioti me i madhe eshte ai qe vazhdimisht vlerat qe ka i nguliten thelle ne qenien e tij dhe te popullit te ty,kurse parsore ka luftimin e antivlerave si ne vetvete po edhe ne bare shoqerin ku jeton,se nuk ekzistone popuj dhe njerez pa te meta.
Ne cdo gje qe thaush,mundohu qe para se te japesh opinion tend rrethe nje dukurie,te hulutosh se cila e vertet qendron pas saj,e jo te turesh ashtu me te degjuar,kam degjuar dhe po e them,kjo eshte e mete i nderuar nese e kupton.Ta duash Gonxhe Bojaxhiun dhe ta pranojsh si vler si pjese tenden,hulumto se cila e vertet qendron pas saj,mos keckuptohemi po e mora kete si shembull.Fundja te jeshe praktikues i perpikte i rregullave fetare ne rastin konkret Islame dhe te mos kesh njohuri,se cka eshte namazi per ty,pse je i obliguar me te,cka eshte agjerimi,dhe pse je i oblikuar me te etj etj..sepse iperativi i pare Islam eshte IKRE-lexo,studio...Qe kur te perballesh me te tjeret,t'u "cajsh ballin" me argumente,se injorant dhe musliman nuk vlen fare,kjo te ben te bijesh ndesh me iperativin e pare Islam!..
I nderuar duhet te kesh edhe dicka parasysh,se nuk jame duke u shitur tek ti si devotshem etj..ate e din vetem Ai,Krijuesi i gjithckaje,njohesi i te fshehures dhe te dukshmes.Une per kete shkalle te vlersimit qe po ma bene mua ne kete koment tendin edhe pse me ironi,une te jame mirnjohes dhe inshallah jame prej te devoteshmit edhe tek Zoti,po kete une ta deshiroj edhe ti vec se dije se po e kame nga thellsia e zemres dhe jo me ironi.
E perfundoj me nje hadith te Muhamedit a.s"Nuk ka besuar ai,i cili ate qe ja deshiron vetes,nuk ja deshiron edhe vllaut te tij"...
Edhe une jam qe ta mbyllim replikimin, me dicka me te thjeshte dhe me te adaptueshme me kete faqe ku shkruajm - Zoti i dhent shendet Kim Mehmetit dhe te gjithe dijetarve te tjere, te cilet kane lene dhe jane duke lene gjurme te dijes ne rrugen e tyre. Ata qe vijne pas nesh, me siguri do ta kene shume me lehte per te shikuar drejt te ardhmes, pa e harruar te kaluaren, e cila (besoj ne kete pike pajtohesh edhe ti) ka qene jo vetem sfiduese, por edhe e eger me shqiptaret....Mos te harroj, ishalla, shpejt e pranojne pavaresine e Kosoves edhe Konfederata Arabe, veprim i cili mbase do te mi ndryshonte disa bindje te mia...e deri atehere, Paqja e Zotit qofte me ty.
Ps
Pjesen e devotshmerise, ne shkrimin me larte, nuk e kam thene me ironi.(Mos i paragjykoni njerzit... - edhe kjo eshte fjali e nje thenieje te Muhamedit a.s)
Dërgoni komentin