S'duhet ndërruar uniformat por ushtarët
Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonas në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për “latasët” e saj se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 për qindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t’i tregojnë sa harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij.
Shkruan: Kim Mehmeti
Nëse e krahasoni numrin e disa mijë të punësuarve maqedonas në administratën shtetërore gjatë dy viteve të fundit me qindra të punësuarve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore gjatë të njëjtës periudhë, nuk keni si mos e pyesni veten: vallë Marrëveshja e Ohrit kishte për qëllim përfaqësimin e barabartë të maqedonasve etnik në administratën shtetërore, apo të shqiptarëve. Nëse i krahasoni mjetet të cilat Maqedonia i harxhon për kulturën e etnitetit maqedonas me ato të paktat që ky shtet i financon për afirmimin e vlerave kulturore të etnive tjera që jetojnë në Maqedoni, do keni përshtypjen se Marrëveshja e Ohrit ka pasur për qëllim favorizimin e vlerave të popullit maqedonas, do mendoni se ky popull, e jo etnitë tjera, në të kaluarën ka qenë i diskriminuar.
Nëse do i vlerësonit marrëdhëniet gjuhësore në Maqedoni nëpërmjet vendimit të qeverisë së Gruevskit që nga viti i ardhshëm nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë, do keni përshtypjen e gabuar se shqiptarët janë ata që nuk e njohin gjuhën e mjedisit ku jetojnë, e jo maqedonasit etnik. Pra, do mendoni se Marrëveshja e Ohrit ka pasur për qëllimi avancimin e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe zyrtarizimin e sajë në mbarë shtetin, e jo të gjuhës shqipe. Dhe nuk është e mundur të mos pyesni veten: vallë rinia shqiptare i morri armët në dorë në vitin 2001 që të barazonte gjuhën maqedonase me shqipen, që të forconte pozitën e partisë maqedonas në pushtet, apo që shqiptarët të bëheshin bashkëdrejtues të shtetit dhe Maqedonia të fliste edhe shqip.
Nëse do e merrni lapsin e do kompletoni listën e shqiptarëve që marrin nga katër paga mujore nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, pra nëse do barazoni shumën e parave që ky shtet harxhon për “këshilltarët” shqiptarë, me sasinë e parave që harxhohen për “ekspertët” maqedonas që ushqehen nga grazhdi i shtetit duke mos punuar asgjë, do konstatoni se dallim është aq i madh sa ato mjete do mjaftonin të merrnin pension të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së. Dhe pasi ta konstatoni këtë, medoemos do ju ngjallet pyetja: pse partitë shqiptarët lejuan jetë të begatë për një klasë “parazitësh” maqedonas e nuk e bënë të njëjtën për ato pak vlera që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Pra, nuk do mund t’i ikni pyetjes mos vallë Marrëveshja e Ohrit ka ndonjë paragraf ku thuhet se shteti duhet të sigurojë ekzistencë sa më të mirë për akademikët antishqiptar, se duhet lënë në rrugë intelektualët shqiptarë të cilëve sot, njësoj si edhe dje, nuk u mbetet rrugë tjetër përpos, o të bëhen shërbëtorë të partive, o të vdesin nga uria.
Nëse do bëni një shëtitje turistike nëpër Maqedoni, do shihni diçka që mbase nuk e shohin pushtetarët shqiptarë: sa shumë investohet në Maqedoninë Lindore dhe sa pakë ndërtohen rrugë, shkolla, ura... nëpër vendbanimet shqiptare. Pra duke bredhur nëpër Maqedoni, do u ngjallet përshtypjen se mbase Gruevski dinë diçka që nuk e dinë pushtetarët shqiptarë, se ai ngutshëm grabitë fondet e shtetit për zhvillimin e pjesës maqedonase, thuajse bëhet gati që atë një ditë ta ndajë nga pjesa e pazhvilluar shqiptare. Andaj është e pamundur të mos përballeni me pyetjen: vallë këta pushtetarët tanë nuk e shohin se për një shkollë të ndërtuar në ndonjë fshat shqiptarë, Gruevski i ndërton dy godina shkollore në ndonjë vendbanim maqedonas, se pas hapjes së një fakulteti në gjuhën shqipe, VMRO-DPMNE-ja jep në përdorim tre fakultete në gjuhën maqedonase. Pra, nuk ka si mos e pyesësh veten se vallë të rinjtë shqiptarë morën armët në dorë që të avanconin arsimimin në gjuhën shqipe, apo atë në gjuhën maqedonase?
Nëse i dëgjoni me kujdes sukseset e BDI-së të arritur gjatë periudhës 2002-2006, suksese që shpeshherë i numëron Ali Ahmeti në paraqitjet publike, edhe atë duke filluar nga përmendorja e Skënderbeut në Shkup e deri te decentralizimi i shtetit dhe Muzeu i Lirës, do vëreni diçka të pamohueshme: të gjitha përmendoret që ngritën shqiptarët i financoi vetë ky popull, e të gjitha përmendoret që i ka porositur Gruevski, janë financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kur dëgjoni Ali Ahmetin si e përsërit kremtimin e përvjetorëve të Kongresit të Alfabetit me paratë e shtetit, nuk keni si mos e shtroni pyetjen: vallë me disa dhjetëra mijë euro të investuara për këto kremte ai donë ta lavdëroj shtetin që ka harxhuar dhjetëra miliona euro edhe të shqiptarëve për përmendoret e Gruevskit dhe kremtet e tij të përjavshme? Vallë me këtë Ali Ahmeti donë të thotë se për kulturën shqiptare në Maqedoni mjafton të harxhohet aq sa harxhon Gruevski për darka e dreka, vallë me këto të dhëna Ahmeti donë të na bindë se kështu ndërtohet shteti multietnik?
Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonas në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për “latasët” e saj se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 për qindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t’i tregojnë sa harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij.
Pra nëse merrni lapsin dhe shënoni emrat e shqiptarëve të punësuar gjatë dy vitet të fundit në administratën e shtetit dhe i krahasoni me mbi gjashtë mijë të punësuarit maqedonas, nëse krahasoni shumën e parave të harxhuara për kulturën, gjuhën, historinë dhe traditën maqedonase me mjetet financiare që janë dhënë për afirmimin e vlerave të shqiptarëve të Maqedonisë, nëse krahasoni investimet që bëhen në vendbanimet maqedonase me ato që investohen nëpër komunat ku banojnë shqiptarët, nëse shihni se sa maqedonas etnik paguhen nga shteti si “këshilltarë” të ndryshëm përballë dhjetëra shqiptarëve që marrin nga tri-katër paga mujore si të dashurit e partisë shqiptare në pushtet, nëse....., nëse...., nuk ka si mos konstatoni se nga Marrëveshja e Ohrit dobi më të madhe kanë maqedonasit etnik. Dhe nuk ka si mos e pyetni veten se vallë konflikti i 2001 dhe kjo Marrëveshje kishin për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo të maqedonasve etnik. Dhe pasi t’i shtroni këto pyetje do e kuptoni pse Ali Ahemti është ai që gjithmonë pret ta pranojë Gruveski në takim, e kurrë nuk ndodh e kundërta.
Nuk ka dyshim se nëse filloni të merreni me krahasimet e lartpërmendura, nuk ka si mos vini në përfundim se politikanët e këtushëm shqiptarë nuk e kanë kuptuar se të marrësh atë që të takon, më parë duhet t’i tregosh tjetrit se çka është e jotja. Pra, që të marrësh tënden, duhet më parë të dëshmosh vetveten si pronar që dinë ta mbrojë të veten. Nëse nuk dinë ta bësh këtë, do të ndodhin “enciklopeditë” e do presësh që Gruevski të të caktojë takim ku do të shpjegojë se gabimisht ka madhëruar projektin i cili vetëm e “institucionalizon” urrejtjes e tij ndaj shqiptarëve. E me çka shqiptarët e këtushëm do i përballësh me mjerimin e tyre politik dhe me pamundësinë që të veprojnë sipas parimit: kur ke ushtri e cila i humbë të gjitha betejat, mos u merr me ndryshimin e uniformave, por me ndërrimin e ushtarëve.
Votoni këtë tekst
Tjera nga Analiza
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI
Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI
Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti
E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
Ngjyrat etnike të botës
Shkruan:Kim MEHMETI
Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti
Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI
Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
Biri im!
Kim MEHMETI
Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI
Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (3 dërguar):
Dërgoni komentin