Fillimi | Analiza | Të joshur nga miti për vetveten

Të joshur nga miti për vetveten

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Si do që të jetë dhe cilat do që të kenë qenë shkaqet që e çuan Ali Ahmetin publikisht të pranojë se ai nuk ka hallin e braktisjes së qeverisë, po atë se ku të shkojë pastaj, pra cilat do qofshin arsyet që e çojnë BDI-në të përcaktohet për Gruevskin e jo për popullin, ka një të vërtet që i shpjegon të gjitha të tjerat: BDI-ja e sotme përballet me mitin që e ndërtoi për vetveten. E ai mit ishte i ngritur mbi një të vërtetë dhe një gënjeshtër: mbi të vërtetën e lavdishme që kjo parti e trashëgoi nga ish UÇK-ja dhe mbi gënjeshtrën e madhe se gjithë administrata perëndimore është përqendruar në përcjelljen edhe përkrahjen e veprimtarisë së kësaj partie.

Shkruan:Kim MEHMETI


Si çdo profesionist tjetër, edhe një politikan mund të dështojë në punën e tij, mund të ndjehet i penguar që t’i realizojë premtimet që ua ka dhënë zgjedhësve të vet, apo të përballet me rrethana që janë në kundërshti me bindjet e tij politike dhe njerëzore. Pra, edhe një politikan, si çdo profesionist tjetër, mund të dështojë dhe, shkaku i përgjegjësisë që ndjen, të tërhiqet nga pozita ku është. Por, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, një politikan i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm nuk e pyet popullin “ku të shkojmë nëse e braktisim qeverinë”, sepse udhëheqësit politik, për një popull, janë si ato fanarët që tregojnë drejtimin e rrugëtimit drejt të ardhmes. Pra, prijësit politik, të ardhur aty ku janë me votën e popullit, e jo nëpërmjet ndonjë konkursi ku është zgjedhur më i afti, kur e humbin mundësinë e veprimit të dëshiruar të mëtejmë, kanë dy zgjidhje: o të kërkojnë nga populli t’ua ripërtërijë legjitimitetin për një veprim ndryshe nga i premtuari, o t’i japin mundësi popullit të bëjë zgjedhjen e atyre që dinë nga duhet ecur përpara.


Pastaj, as politikanët, as gjithë të tjerët që merren me punë publike, nuk i ka lutur populli që të merremi me profesionet që ushtrojnë, por bëjnë punën që kanë menduar se më së miri dinë ta bëjnë. Andaj, politikani që pyet “ku të shkojmë tani”, siç bëri para do kohe kryesuesi i BDI-së shqiptare në qeverinë e Gruevskit, o përballet me dilema të mëdha në vetvete, o nuk e ka kuptuar se atë pyetje ai mund t’ia shtrojë vetvetes në heshtje, por kurrë jo edhe publikisht. Dhe  nuk duhet ta thotë atë pyetje publikisht sepse votuesit e tij e kanë përkrahur ngaqë ai ka premtuar se i njeh ngushticat politike nga duhet ta çojë popullin e vet drejtë të ardhmes, ngaqë populli ka besuar se nëse ai  përballet me situata të patejkalueshme dhe në kundërshtim me premtimet e dhëna, do bëjë veprimin e vetëm që do e legjitimojë si të pasuksesshëm, por jo edhe si të pandërgjegjshëm e të përgjegjshëm përpara popullit të vet: do e kthejë legjitimitetin që ka, me çka do dëshmojë se ai legjitimitet nuk i nevojitet  atëherë kur ka ardhur në situatë të mos dijë  nga t’ia mbajë.


 Duke pyetur popullin e vet “ku të shkojmë nëse dalim nga koalicioni qeverisës”, kryesuesi i BDI-së nuk shpalosi vetëm pozitën e tij pa rrugëdalje në qeverinë e Gruevskit, por përcolli porosi të dyfishtë dhe shumë të dëmshme për partinë e tij dhe për ata që i përfaqëson: ai me këtë pranoi se çka do që t’u bëjë Gruevski shqiptarëve të këtushëm, BDI-ja nuk do e braktisë qeverinë dhe njëkohësisht, publikisht ua përcolli shqiptarëve porosinë se çmimi që ata do paguajnë për mbetjen e BDI-së në qeveri, varet nga mëshira e Gruevskit, e jo nga potenca politike e partisë shqiptare në pushtet.  Me çka Ali Ahmeti, ma qartë se cilido tjetër, pranoi atë që e thonë kritikuesit e veprimit politik të BDI-së: se ndikimi i shqiptarëve në qeverinë e Gruevskit është aq sa edhe i çdo të punësuari tjetër në administratën shtetërore. Andaj, pyetja publike e Ali Ahmetit “ku të shkojmë nëse e braktisim qeverinë”, tregon se BDI-ja mbase edhe kurrë nuk e ka ditur pse ka hyrë në qeveri, andaj tani nuk mund ta sheh nga mund ta çojë rruga dalëse nga koalicioni qeveritarë. Pastaj, kjo pyetje e kryesuesit të BDI-së, ka edhe një domethënie shumë dështuese për partinë e tij: duke u përcaktuar mes popullit që e votoi dhe Gruevskit që e morri në qeveri, Ali Ahmeti i mbeti besnik Gruevskit dhe e braktisi popullin.


 Si do që të jetë dhe cilat do që të kenë qenë shkaqet që e çuan Ali Ahmetin publikisht të pranojë se ai nuk ka hallin e braktisjes së qeverisë, po atë se ku të shkojë pastaj, pra cilat do qofshin arsyet që e çojnë BDI-në të përcaktohet për Gruevskin e jo për popullin, ka një të vërtet që i shpjegon të gjitha të tjerat: BDI-ja e sotme përballet me mitin që e ndërtoi për vetveten. E ai mit ishte i ngritur mbi një të vërtetë dhe një gënjeshtër: mbi të vërtetën e lavdishme që kjo parti e trashëgoi nga ish UÇK-ja dhe mbi gënjeshtrën e madhe se gjithë administrata perëndimore është përqendruar në përcjelljen edhe përkrahjen e veprimtarisë së kësaj partie. Pra, ai mit u ndërtua edhe mbi gënjeshtrën se BDI-ja, e jo populli shqiptarë, është shtylla që e mbanë në këmbë stabilitetin e Maqedonisë, dhe duke qenë ajo faktor i “stabilitetit rajonal”, administrata amerikane edhe nuk merret me punë tjetër përpos që çdo mëngjes dëgjon referimet e atyre që përcjellin se “çka i tha Alia Gruevskit”. Pra, BDI-ja e sotme e Ali Ahmetit, si edhe shumë parti tjera në trojet shqiptare, vuajnë nga joshja e mitit që ndërtuan për vetveten se janë bërë faktorë të “projekteve  globale”, se ato janë lojtarë pa të cilët proceset perëndimore do dështonin në Ballkan, duke mos e kuptuar se “lojërat” e veta, perëndimi nuk i luan me ata që nuk e kanë kuptuar se ai që nuk dinë ta rregullojë lagjen e vet, s’ka çka i nevojitet qytetit.


 Dhe kur jemi te miti që BDI-ja ia ndërtoi për vetveten - sa për të mbetur peng i saj – se ajo vepron në koordinim me qarqet e vendosjes të qendrave perëndimore, ditëve të fundit shpesh dëgjohet konstatimi se edhe në takimin e fundit me Ali Ahmetin “Rikeri e ka mbështetur  politikën konstruktive të partisë së tij”, andaj edhe kjo parti nuk ka pse të brengoset për të ardhmen e vet. E që do të thotë se edhe populli duhet të fle i qetë, se ka diçka që e dinë vetëm “kryetari dhe perëndimorët”, e që nuk na takon ta dimë edhe ne të vdekshmit e rëndomtë. Por, kalimthi thënë, ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker e përkrahu edhe aksionin policorë ku u ekzekutuan katër shqiptarë – edhe atë pa shpjeguar pse në vendin e  tij edhe të dyshuarit për veprimtari më çnjerëzore nuk ekzekutohen, por nxirren përpara gjykatave ku përgjigjen për veprat që kanë bërë – e BDI-ja nuk tregoi a e mbështet edhe ajo përkrahjen e ambasadorët amerikan dhënë policisë maqedonase?
Ku ta dish, mbase dilemat nuk duhet shtruar sa BDI-ja vepron sipas direktivave të perëndimorëve, por sa ajo i mbulon paaftësitë e veta me “presionin” e glorifikuar që mbi të e bëjnë diplomatët e huaj. Apo, gjërat duhet analizuar nga prizmi i të vërtetës se shqiptarët e Maqedonisë, mbeten në duart e PDSH-së që funksionon si kompani private e kryetarit të saj dhe të BDI-së që luan rolin e përfaqësuesit të politikave perëndimore në Maqedoni. Diku në mes të këtyre dy partive të padenja për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve të Maqedonisë, vepron Gruevski, i vetmi që ka të drejtë të ankohet për presionin që ia bëjnë diplomatët perëndimor, të cilët kërkojnë nga ai realizim sa më të ngutshëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit për emrin me Greqinë. Por, edhe atij presioni, ai i kundërvihet suksesshëm, duke injoruar gjitha kërkesat e shqiptarëve dhe duke mbrojtur emrin e shtetit që drejton, ngaqë donë t’u mbetet besnikë premtimeve që ia ka dhënë popullit të vet. E që e bënë krejt të ndryshëm nga pushtetarët shqiptarë, të cilët posa ulen në kabinetet qeveritare, lënë përshtypjen se janë pjesë e administratës së Kombeve të Bashkuara dhe si të tillë, e përcjellin situatën në vend, që pastaj, raportet e veta, t’ua dorëzojnë diplomatëve perëndimorë, që  ata ta detyrojnë Gruesvkin të jetë më i kujdesshëm ndaj shqiptarëve të këtushëm.


 Se deri në ç’përmasa shkon serviliteti i politikanëve të këtushëm shqiptarë ndaj qarqeve politike perëndimore, më së miri e shpjegon një barsoletë të cilën e tregojnë gazetarët: i zënë ngushtë nga një kryetarë partie, të cilin e kishte kritikuar, dhe duke mos ditur si ta shpëtojë “kokën”, gazetari i thotë liderit partiak: “Tekstin e shkrova në marrëveshje me ambasadën amerikane!”. Pas kësaj, kryepartiaku i kërkon të falur për shqetësimet dhe miqësisht e thërret në kafe në selinë e partisë, e ku i thotë: “E di që më gënjeve, po ta kam falur sepse edhe unë, vite me radhë, në këtë mënyrë i gënjej këta teveqelët e kryesisë së partisë sime!”. Mbase kjo barsoletë më së miri shpalos të vërtetën se sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, atyre edhe kur u propozon të bëhen  kryetar të “Shoqatës së Peshkatarëve”, për t’ia rritur namin vetvetes, thonë se do përgjigjen pasi të jenë konsultuar me diplomatët e huaj. Me çka, njeriu nuk ia del të kuptojë se vallë politikanët e këtushëm shqiptarë janë përfaqësues të popullit, apo pjesë e administratave të ambasadave perëndimorë. Aq më shumë, nuk ia del ta kuptojë se kush cilin e (keq)përdorë: diplomatët e huaj politikanët tanë, apo përfaqësuesit tanë e (keq)përdorin autoritetin e diplomatëve të huaja për t’i mbuluar paaftësitë e veta. Me çka do del puna se Ali Ahmeti nuk e dinë nga t’ia mbajë, ngaqë të huajt ende nuk ia kanë treguar rrugën. Pa dyshim se të huajt këtë do ia thonë në kohën e duhur, mbase pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kur ka mundësi që BDI-ja të mbetet me aq deputet sa ka sot dega shqiptare e VMRO-DPMNE-së, partia e Imer Selmanit.

Komente (4 dërguar):

diella më 05 June, 2010 04:32:13
avatar
Me pelqu shkrimi apo analiza e situates suaj politike por une mund ta jap komentin tim, poltiken shqiptare ne Maqedoni e ka pluhrosur turpi kaq.
NASER më 05 June, 2010 07:38:21
avatar
0F OF SA BUKUR E KA SHKRU I MADHI KIM MEMETI QYSH OSHT PUNA ASHTU EKA RREGULLU E KA TREGU REALITETIN Qè MO EDHE KèT MOS TA KUPTOJM ATèHERE ME Tè VèRTET SKEMI KU Tè SHKOJM VETèM ME Bè VET VRASJE ...
sherafet më 06 June, 2010 12:26:09
avatar
i nderuar kim mehmeti. jam krenar me ty qe e percjell politiken aktuale , dhe qe edhe vet ali ametit ja perkujton gabimet, se ne koh te fundit ai me par fol , e pastaj mendon per ato fjal qe vet i ka nxjer nga goja. mendoj se tash ne shqiptaret jemi shum me keq se edhe vitet e 90. por duke mar parasysh se ne kemi njeres te mir qe sun arin te behen lider te popullit , si nu i thir qe se paku te keshillohet, ne rast konkret nga ju, per chfar do ligji apo cheshtje pse ali ameti nuk thir profesionista shqiptar te asaj lemie qe behet fjal , dhe te konsulltohet, si duket shum pak shqiptarizem ka mbet ne lideret qe thojn se "jemi legjimiteti i popullit"
,Muhamed Memishi më 22 June, 2010 12:52:37
avatar
ASHTU VLA SHKRUJE TE VERTETJEN SI XHI JETUE SHKRUJTE BESATAR KIM MEMETI
ZEMER SHQIPTARI
PO TE KISHIM ASHTU SI JU SHUM SHQIPTAR
DO TE U SHPALLKE REPUBLIKA SHQIPTARE
MAQEDON FEDERATA E DI KOMBEVE AL MK
SI CILLI NE SHPIN E VETE SI CILLI NE GJUHEN E VETE SICILLI NE KULLTUREN E VETE SI CILLI NE ARKEN E VETE PSE NUK U MUNKA TE JEMI BARABART NEME MESIN E TE BARABARTVE PSE NE JEM QITAR RUNGIT TE 3 OSE TE 2 PSE NE TE JEMI MASE ROMBEVE PSE NE TE NA MANIPOLLOJN ANMIQET E KETI POPLLI PSE NE INTELEGJENTA SHQIPTARE HESHTEN PSE SHQIPERIJA NA VU THIKEN PSE KOSOVA E VRET KOSOVARIN MRAPA SHPINE PSE NA VRASIN INTELEGJENCEN SHQIPTARE PSE HESHT MAMDHEU PSE HESHTE EVROPA SHTRIGA PLAK PSE HESHT BRUKSELI PSE HESHTE
EVROPA PA FTYRE JETOJ NE DANIMARK ME
TRUP PO ME ZEMER JAM NGA SHQIPERIA ETHNIKE SHQIPERI ETHNIKE MERMA JETEN PARA KOHE PERE LIRI MUHAMED MEMISHI BKDSH AL DK AL DK

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next